PROMOVIM I LIBRIT “NALTËSIMI I ISKANDERIT” 

PROMOVIM I LIBRIT “NALTËSIMI I ISKANDERIT” 
 
Muzeu Historik Kombëtar organizon Promovimin e Librit “NALTËSIMI I ISKANDERIT” shkruar nga dy herë Kryeministër i Britanisë së Madhe dhe autor i 23 librave artistike, BENJAMIN DISRAELI, të cilin kam patur nderin dhe privilegjin ta studioj, përkthej, shoqëroj me një analizë të gjatë dhe ta botoj prej Shtëpisë Botuese KOHA në Prishtinë. 
Vendi: Salla UNESCO në Muzeun Historik Kombëtar
Data: 17 Dhjetor 2018
Ora 11.00 
Ftohen miqtë dhe dashamirësit të ndjekin një prezantim në Power Point me ilustrime rreth jetës së autorit si dhe përmbajtjes së veprës që ai i ka kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Vepimtaria do të prezantohet nga gazetarja Evis Nasto dhe shoqërohet nga një bisedë e Drejtorit të Muzeut Dr. Dorian Koci dhe Prof. Bardhyl Musaj.  Pjesmarrja juaj do të më nderonte shumë.