A JEMI NË RREZIK TË PRISHJES SË KOHEZIONIT TONË KOMBËTAR?
KU PO SHKON SHQIPËRI?
2013 – 2021 – ADMINISTRATA E SHTETIT SHQIPTAR U PASTRUA NGA VERIORËT E SHQIPËRISË;
I VETMI INVESTIM NË VERIUN E SHQIPËRISË PËR 8 VJET MBETET TERMINALI I GJOBËS NË RRUGËN E KOMBIT
VINI RE KËTO TË DHËNA TRONDITËSE:
1.- PRESIDENTI i Republikës – është JUGOR
2.- KRYETARI i Parlamentit – është JUGOR
3.- KRYEMINISTRI – është JUGOR
4.- NË ADMINISTRATËN E LARTË TË SHTETIT NUK GJËNDET:
ASNJË KATOLIK VERIOR(!?)
5.- Asnjë Ministër i Kabinetit Qeveritar – nuk është Nga VERIU
6.- Asnjë Zevendës/Ministër – nuk është nga VERIU
7.- Asnjë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrive – nuk është nga VERIU
8.- Asnjë Drejtor i PërgjIthshëm i Ministrive – nuk është nga VERIU
9.- Asnjë këshilltar Ministri – nuk është nga VERIU
10.- Asnjë Anëtar i Gjykatës Kushtetuese – nuk është nga VERIU
11.- Vetëm 10 % të shefave të Misioneve Diplomatike janë – nga VERIU
TË KETË NDODHUR TËRË KY PASTRIM RRACIST KREJT RASTËSISHT DHE PA-QËLLIMSHËM?
Përjashtimet e fundit të VERIORËVE ishin:
Ditmir Bushati, Sandër Lleshaj, Besa Shahini dhe Gent Caka.
Ku po shkojmë? Ku po shkoni Ju kandidatë të Partisë Socialiste që kërkoni votën e popullsisë më të varfër të vendit por që i jep më shumë buxhetit të shtetit?
• Zonës që mban me energjinë elektrike të Hidrocentraleve të Ashtës, Vaut të Dejës, Komanit, Fierzës, Ulëzës, Shkopetit, qe mban ndezur tërë llampat anë e mbanë atdheut, që prej mëse 60 vjetësh!
• Zonës krom dhe bakër mbajtëse dhe eksportuese të Bulqizës, Mirditës, Matit, Pukës, Kukësit, Tropojës:
• Zonës nga kalon arterja Kryesore – RRUGA E KOMBIT – që mban në këmbë industrinë imobilare dhe turzimin në bregdetin shqiptar, pa të cilën nuk do të kishim këtë popullim në bregdet – falë vëllëzërve e motrave nga Kosova që në këto vite vetëm i gjobisim në Kalimash!
Ju që kandidoni, për Edi Ramën, a e doni mandatin për ta përdorur për vete dhe të fshihni kokën si struci në një sallë Parlamenti që hesht përpara këtij akti anti – kombëtar e përçarës të vendit tonë?
A GUXONI t’i përmendni këto fakte tronditëse në fushatën tuaj elektorale!!!
Ku po shkoni – Përse i doni ato mandate!? Pres të më sfidojë dikush me të kundëtën!