100 VJETORI I VRASJES SË ARKIDUKËS – FRANZ FERDINAND I AUSTRISË NË SARAJEVË

100 VJETORI I VRASJES SË ARKIDUKËS – FRANZ FERDINAND I AUSTRISË NË SARAJEVË

Mbrëmë kisha nderin të isha musafir, bashkë me tërë ambasadorët e Ballkanit në Ambasadën Austriake në Londër. Mbrëmja i kushtohej kësaj ngjarje që i rrudhi gishtin Luftës së Madhe Botërore, siç u quajt atë botë. Në mbrëmje u recitua një vjershë e poetit të madh Grodek, (Georg Trakl) të cilin vendosa ta publikoj këtu. Ajo është shkruar pikërisht në vjeshtën e vitit 1914, fill pas fillimit të Luftës. Autori vrau veten me 6 Nëntor 1914. Për nder të tij ambasadori i sotëm austriak në Londër ka ngritur një muzeum në spitalin ushtarak të Krakovit në Poloni ku poeti vdiq.

Eh, luftë, luftë! Ajo i plagos të gjithë, thoshte Remarku!
Mos u persëritë më! Me respekt: MB

GRODEK (Georg Trakl)

GrodekTrakl

Edhe drurët qajnë në muzgjet vjeshtore,
Edhe armët vrastare edhe fushat pjellore,
Ujërat e errëta kaltëroshe të liqeneve mbi të cilat edhe më errësisht ,
Vërtitet dielli si i trembur, tinëzisht.
Luftëtarë që vdesin, këngë vajtimtare,
Nga gojëshqyerja e luftës shkatrrimtare.
Qetësisht atje, në lugun shelgjor,
Re-kuqja mban të fjetur zemërimin njerëzor.
Gjaku i derdhur mblidhet në ftohtësi hënore,
Tëra rrugët të çojnë tek dumat mortore.
Nën fijet e arta vjedhacake dritë hëne dhe yje
Motra e hijes tani shton trishtim qetësie.
Koka të përgjakura, shpirtëra heronjësh,
Butësisht fyej të errët zërash vjeshtor në zë krojsh,
O fatzitnj krenar! Altar të bronxtë atje lart ku Qëndroni,
Sot një dhimbje e thellë ushqen flakët e zjarrta, Kujtoni!
Për nipërit e palindur ende, Mendoni!

Perktheu: Mal Berisha