Shqipëria ështe një lis i rritur mbi një trung ilir. Ashtu si disa drurë të mëdhenj zënë me hijen e tyre një pjesë të madhe të lëndinës, mbretëria e shtriu hijen e saj mbi Epir, në veriperëndim të Maqedonisë dhe në më të shumtën e territoreve që sot quhet Jugosllavi. Ajo gradualisht, u shkatërrua nën sulmin e furishëm të Filipit të Maqedonisë dhe të birit të tij të famshëm, Aleksandrit.
Më vonë, rreth kohës kur Roma kishte përfituar për vete nga parrulla e luftës “Delenda est Carthago”, iu kthye pushtimit transadriatik dhe Ilirisë duke e vendosur atë në varësinë e tre perandorive. Duke ndjekur ndarjen e Epirit, Iliria ra nën gotët dhe, më vonë, jugu i saj u përfshi nga pushtimet bullgare.
Kështu, të shtyrë nga mbrapa, fiset ilire, epirote dhe maqedonase u shjkrinë në një dhe, konkretisht, në atë që gjeografia e kohës së sotme e njeh si Shqipëria.
Asgje nuk mbeti nga Lisi Ilir përveç lëndës shqiptare.