1834 – ROBERT CURZON – Shqiptarët, njerëzit e dhënë pas armëve të zbukuruara

1834 – ROBERT CURZON

Shqiptarët, njerëzit e dhënë pas armëve të zbukuruara

 Nëpër Shqipëri në udhëtim për në Meteora


NGA MAL BERISHA


Studiuesi dhe aristokrati Robert Curzon (1810–1873) në udhëtimet e tij kaloi edhe nëpër Shqipëri, ku vizitoi Paramithinë dhe Janinën, të cilën, ashtu si udhëtarët e tjerë e quan kryeqytetin e Shqipërisë. Përshtypjet e tij janë botuar në librin “Vizitat në Manastiret në Levant”.[1]

Shumë prej udhëtarëve anglezë e nisin udhëtimin e tyre nga Korfuzi. Edhe Robert Curzon-i, e nis aty dhe arrin më pas në Berat. Ai na ka dhënë përshkrime të mrekullueshme të oborrit të Vezirit, si dhe mjaft përshkrime të natyrës dhe njerëzve.

Ajo që tërheq më së shumti vëmendjen e tij është armëmbajtja e shqiptarëve:

“Shqiptarët janë të dhënë shumë pas armëve të tyre. Këllëfi i jataganit të tyre dhe dorezat e pistoletave janë thuajse përherë prej argjendi, sikundër që janë edhe tre ose katër vezmet e fishekëve, të cilat janë shpesh të praruara dhe nganjëherë edhe me korale”.[2]

 


[1] Title: Visits to Monasteries in the Levant.

[2]Robert Curzon: Visits to Monasteries in the Levant, London 1849, reprinted as: Visits to Monasteries in the Levant. Introduction by John Julius Norwich. London: Century 1983, p. 254 271.]