A HOMAGE FOR THOSE KILLED IN AN ANTI-SEMITIST ATTACK IN PITTSBURGH, PENNSYLVANIA

A HOMAGE FOR THOSE KILLED IN AN ANTI-SEMITIST ATTACK IN PITTSBURGH, PENNSYLVANIA

The dreadful massacre that took place against the Jews, in a synagogue in Pittsburgh, Pennsylvania, where 11 Jews were killed, 6 others wounded, is a strong alarm bell for all mankind that opposes anti-Semitism. We Albanians are in the forefront of the world’s noble men who defended Jews in their most difficult days of the Holocaust. Every activity that nourishes our national virtues of BESA, hospitality, compassion for those who are in need, and religious peace that do exist among us, is a contribution in this regard. Every human life is worthy. This is how the Albanian Righteous Among the Nations thought when they protected the Jews all in their account. We have to think today, in the same way as they did. It is true that there is no anti-Semitism in Albania, in Kosova, in Macedonia and in the Balkan territories populated by Albanians. However we must disseminate our history of relations with the Jews and make the world known with this noble Albanian story as it is not only a national obligation but a human duty, as well. This is a real contribution to the treasure of the best mankind’s inheritance, which needs so much our Albanian example, even in such developed democratic countries like the United States and other countries where antisemitism is shown.

Never Again!

Proud to be Albanian!


NJË HOMAZH PËR HEBREJTË QË RANË NË SULMIN ANTI SEMITIST NË PITTSBURGH TË PËNSILVANISË

Masakra e tmerrshme kundër hebrenjve, në një sinagogë në Pittsburgh të Pensilvanisë, ku 11 hebrej u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën, është një këmbanë alarmi e fortë për të gjithë njerëzimin që kundërshton antisemitizmin. Ne shqiptarët jemi në ballë të njerëzve fisnikë të botës që i mbrojtën hebrenjtë në ditët e tyre më të vështira të Hollokaustit. Çdo veprim që ushqen virtytet tona kombëtare si BESA, mikpritja, dhembshuria për ata që janë në nevojë si dhe paqen fetare që ekziston në mes nesh, është një kontribut në këtë drejtim. Çdo jetë njerëzore është e vyer. Kështu menduan Fisnikët Shqiptar midis Kombeve kur i mbrojtën hebrenjtë, duke marrë përsipër rrezikun edhe me jetën e tyre. Ne duhet të mendojmë sot, në të njëjtën mënyrë si ata. Është e vërtetë se nuk ekziston asnjë antisemitizëm në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe as në territoret ballkanike të populluara nga shqiptarët. Sidoqoftë ne duhet të shpërndajmë historinë tonë të marrëdhënieve me hebrenjtë dhe ta bëjmë botën të njohur me këtë histori fisnike shqiptare, pasi nuk është vetëm detyrim kombëtar, por edhe një detyrë njerëzore. Ky është një kontribut i vërtetë për thesarin e trashëgimisë më të mirë të njerëzimit, e cila ka aq shumë nevojë për shembullin tonë shqiptar, madje edhe në vende të zhvilluara demokratike si Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera ku shfaqet antisemitizmi.

Kurrë më!

Proud to be Albanian!