“Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare”, një punë monumentale në shërbim të historisë së artit dramatik dhe letërsisë shqipe
Nga Mal Berisha
Pas një jave, vi pësëri në Selinë e Vatrës i mbushur plot me gëzim dhe frymëzim. Kjo për disa arësye: E para, ndjeva një kënaqësi shumë të madhe gjatë promovimit të librit tim të radhës AMBASADOR I PUSHTETIT TË BUTË.
Libër i cili iu nënshtrura një analize nga më seriozet dhe nga pena shkrimtarësh, gazetarësh, historianësh dhe veprimtarësh patriotë nga më të shquarit e kohës tonë, jo vetëm këtu në Bashkësinë Shqiptaro – Amerikane por edhe në të gjithë botën shqiptare. Nuk mund të mos përmend me mirënjojhe moderatoren që i jep ndër kësaj Selie, zonjën Marjana Bulku, historianët, gazetarët dhe studiuesit Idriz Lamaj, Dalip Greca, Frank Shkreli, Beqir Sina, Paulin Marku, Sokol Paja etj.
Natyrisht që të jesh PRESIDENT NDERI I VATRËS, për mua është më shumë se të jesh qoftë ministër qoftë deputet i parlamenteve tona në Ballkan. Janë me qindra e në mos më shumë emrat e deputetëve të cilët kanë kaluar nëpër karrige burokratësh pa lënë një gjurmë që të mbahet mend por ka vetëm disa emra që e kanë drejtuar VATRËN tonë por që nuk harrohen kurrë, dhe e dini përse e them këtë? Sepse këta njerëz vetëm i kanë dhënë atdheut, pa marrrë asgjë në këmbim. Më thoni çfarë i ka marrë Agim Karagjozi Vatrës?, për shembull? E meqë jemi këtu, dua të jap atribute, të tregoj një respekt të vecantë për Presidentin e Nderit z Agim Rexhaj. Por prania ime këtu është edhe më emocionale sonte edhe për disa arësye të tjera:
* Më 17 dhjetor 2021, librin që e promovova këtu, e pata promovuar në Universitetin e Korçës. Sonte ajo ngjarje më vjen shumë më e kandshme për disa arësye:
1.- Universiteti i Korçës mban emrin e Fan Nolit, themeluesit të VATRËS
2.- Organizmi i atij promovimi u bë nën kujdesin e Dekanes së Universitetit Profesoreshe Jonila Spaho dhe ishte nga momentet më të bukura të jetës time si njeri që kam guxuar të marrë penen dhe të shkruaj.
3.- Atë ditë ndërkohë që unë i dërgova një numër librash Bibliotekës se Universitetit mora një dhuratë shumë të cmuar:
Librin që Profesoresha kishte botuar dhe që e kemi sot në bibliotekën e Vatrës
4.- Ky libër të cilën i shfletova dhe u mrekullova bën një lidhje mëse shekullore midis subjektit të tij shkrimtarit, dramaturgut, komediografit, patriotit, intelektualit, politikanit Kristo Flloqi me këtë mbrëmje tonë këtu sonte – me Vatrën.
Lidhja është e tillë: Një çupë Korcare, shkruan një libër për Flloqin po Korçar, e boton në Universitetin Fan Nolin të Korcë, në vendlindjen e tij dhe e sjell në VATER – ën e Heroit të saj të Librit.
Unë e lexova librin dhe t’ju them të drejtën mësova shumë sepse dija shumë pak ose fare pak për Kristo Floqin.
Unë kam studjuar në bankat e shkollës më të mirë shqiptare të Artit dhe Kulturës, pra në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, HISTROINË E ARTIT TEATARAL TË SHQIPËRISË.
Atë histori e kam mësuar nga autorë disa prej të cilëve cilët profesoresha jonë e nderuar Spaho i ka cituar por edhe të tjerë, që janë Kudret Velca, Josif Papagjoni, Adriatk Kallulli, Razi Brahimi madje edhe Kujtim Saphivogli, Kadri Roshi, etj Ata pedagogë të mrekullueshëm, edhe pse jam i sigurtë që kanë ditur shumë për Kristo Floqin, kurrë nuk e përmenden atë në shkollën tonë. Arsyeja është e thjeshtë:
Censura komuniste në shkollë ishte intolerante deri në atë masë sa duhej injoruar figura të tilla.
Në shkollë mësuam shumë për Tetarin Partizan – disa llogje tallëse për kundërsharët e komunistëve, që bëheshin rreth zjarrit por që nuk kishin asgjë të bënin me teatrin e vërtetë dhe veprat dramatike që kishte shkruar Kristo Floqi.
Është për tu habitur që në anën tjetër të kufirit që ishte e okupuar nga falangat serbo sllave emrat e shkrimtarëve të ndaluar në Shqipëri lejoheshin në Kosovë. Me këtë rast dua të sjell një shëmbull shumë interesant për krahasim.
Kur po studioja Masakrën e Manastrit e ndodhur në vitin 1830 kur Sulltani turk i lëshoi në pritë mbi 600 veta të elitës shqiptare të kohës, hulumtova edhe tregimin e Ismail Kadarese,
“Komisioni i Festës”. Ai libër ishte shkruar në periudhën kur diktatori shqiptar po “ftonte në festë” tërë shokët e tij dhe i vriste njëri pas tjetrit. Kjo paralele historike midis sulltanit dhe diktatorit ishte shumë e vrazhde të për këtë të fundit dhe libri u censurua.
Por jo edhe në Prishitnë: Shtëpia Botuese RILINDJA e botori atë me 20.000 kopje në atë kohë.
Por le të vimë tek Floqi. Jemi pra këtu sonte ne vatranët për një VATRAN TË HERSHËM.
Unë jam i sigurtë që folesit tjerë sonte do të flasin për subjektim e librit. Por unë dua të ndalem jo tek vepra Profesoresh Jonelës.
Profesorshë, ju keni bërë një punë Monumentale.
Keni sjellë në dritë një figurë të jashtëzakonshme i cili ka debutuar në një nga gjinitë e artit e cila jo vetëm në kohën e tij por edhe na kohën tonë, nuk është aq e zhvilluar dhe pikerisht atë të drarmës dhe komedisë.
Ajo që vlen te vlerësohet është edhe fakti që ju nuk jeni mjaftuar as me katedrën e Uniseristetit të Tiranës, dhe as atë të Korcës, por sonte keni gjetur audiencën më të mirë në “botë” për të bërë të njohur veprën tuaj:
Këtu në Vatër.
Ajo që këni thënë në libër:
Fisnik në pamje, erudit ne kulturën e tij, një personalitet poliedrik me botëkuptim të formuar nën ndikimin e disa kulturave, burrë i vëtetë shteti, orator dhe organizator i pëkryer, ai i bënte vend vetes në të gjitha ambientet, shoqëritë dhe vendet ku ai jetoi pjesën më dinamike të jetës së tij.
Libri i Profesoreshës Spaho përveç se sjell pëprara lexuesit tonë një biografi shume të detajuar të një jete a-tipike, epike të një patrioti të madh me një fund të dhimbshëm – si i shume patriotëve të tjerë shqiptar, që e preken fundin gjatë kohës së komunizmit – është një kontribut shumë i vyer në historinë e teatrit dhe fjalës artistike në kulturën tone shqiptare skenike.
Është ky një kontribut i cili vjen natyrshëm në libër përkrah pasqyrimit të jetës së Floqit, dramave, vështirësive, angazhimeve të tij gjatë tërë jetës dhe në pika të ndryshme aty ku çështja shqiptare ishte më e pranishme, më e nxehtë dhe më e nevojshme për neve. Aty gjëndej ai përherë dhe përherë i gatshëm për sfidat. Në libër ai vjen në referencat që sjell autorja nga gazeta “Dielli” në Boston, Atdheu në Kostancë, Shtypi në Tiranë, Demokracia në Gjirokastër, Kalendari Kombëtar në Sofje, Posta e Shqypnisë në Shkodër, Populli në Vlorë, Besa Shqyptare në Shkodër, Gazeta e Korçës e sa e sa të tjera.
Do të ishte e lodhshme të citoj veprat dhe ngjarjet teatrale që janë të listuara me aq mediolozitet dhe me perkushtim.
Por ajo që dua të nënvizoj që me këtë libër Profesoresha Jonela i ka bërë një shërbim shumë të vyer historisë së artit dramatik të shkruar të letërsisë shqipe.
Jane me dhjetëra dramat dhe komeditë e shkruara dhe shumë herë më shumë ato të vëna në skenë që nga skenat amatore fshatare të Korçës e deri në skenat kombëtare të kohës.
Ajo është ndalur tek : Ideomatika e dramave, Tipologjia e karaktereve dramatike, karakteret femërore në dramat e tij, veçori të strukturës kompozicionale të dramave, gjuha artistike e dramave dhe veçori te stilit etj. Në veçanti duhet parë me vemendje Tragjedia “Pirro Neoptolemi”. Autorja është ndalur më shumë kujdes edhe në veprën e tij lirike: Variacionet e persiatjeve ndjesore të heroit bukurisë…Aspekte të stilit në lirikat dashurore, Vlerat artistike të poezisë për fëmijë e plot tema të tjera. Emri i Kristo Floqit tani radhitet përkrah dramaturgëve tanë më të mirë të letërsisë shqipe ndërsa emri Prof Jonela Spaho në radhën e historianëve por edhe të Estetëve tanë më të mire e një biografieje shumë të mirë por edhe e një estetje që i mungonte kritikës sonë të teatrit.