RRUGA ROMAKE NË MES TË SHQIPËRISË
[Për Mehmet Beun]
Shkruar nga miku më i madh i shqiparëve, koloneli anglez Aubrey Herbert
Me pseodenimin e tij Ben Kendim.
Përkthyer nga: Mal Berisha
RRUGA ROMAKE NË MES TË SHQIPËRISË
[Për Mehmet Beun]
Shkruar nga miku më i madh i shqiparëve, koloneli anglez Aubrey Herbert
Me pseodenimin e tij Ben Kendim.
Përkthyer nga: Mal Berisha
Ështe një rrugë që i përshkon malet tona, si majë e një shpate,
Gjarpëron ndër pyje t’ gjelbërta edhe ndër’ monopate,
Vende – vende e rrënuar ku shekujt kanë lënë kujtimin,
Mbushur me gur’ varresh që të sjellin’dhe trishtimin.
Rruga e shtruar nga romakët zgjatet gurë përmbi gurë,
Dëgjohen fëshfërima pemësh dhe ujrat që rrjedhin në gurrë,
Ata mes maleve marshonin në mes të shkrepjeve të vetëtimës,
Tregëtinë e përjetshme romake ta bënin mes zhurmës dhe oshëtimës.
Filipi i Madh maqedon, kaloi pranë kësaj rruge, me nxitim,
Me dyzet burra para e pesë mijë tjerë mburojë kalorsiake,
Pushtimet e tij të shpërndara si mjegulla në agim,
Në gurë romakët i gdhendnin fitoret e tyre luftarake.
Rrugën për tregëti e ndërtuan ata, betejës së tyre i printe Zoti,
Mbi kalldrëmin gur – gurë, rëndë – rëndë, shkelnin ata qëmoti,
Malësorët trup – zhdërvjellët, këmbë – lehtë dhe sy – shigjetë,
Që trimërinë dhe shkathtësinë ua kishte falë Zoti Vetë.
Ata këndojnë tek kthesa e parë e pyllit të gjelbërt tek ai dhé,
Aty ku dikur atë rrugë e shkeli i Madhi Skënderbe!
Me shpatat që iu flakërojnë në duar, i falen perëndisë,
Tek kthesa e dytë nderojnë betejën që ua mbrojti pragun e shtëpisë.
Rrugës së lashtë me mall barinjtë shqiptarë këndojnë,
Kur bora zbardh malet e prrojet plot vërshojnë,
Dhe për misrin, arin dhe qelibarin që udhtarët tregëtojnë,
Ata duan që me Rrugën Romake Mbretin tonë të nderojnë.
Sa jetë janë dashur për ta shtruar atë rrugë gjarpënore?
Me copa mishi njerëzish e mbetjet e tyre kockore,
E lagur me lotët e grave në dhimbjen e tyre mëmënore?!
Rruga e Mbretit në Shqipëri tani shtrihet e vetme, sot e prore.
Le të vlojë gjaku i derdhur, dashuri të zgjojë,
Nga fjalët e Profetëve krejt vendi të ushtojë,
Mbreti vjen në Shqipëri: Ai në këtë rrugë do të kalojë,
Shkatërrimet turko – sllave, bëra rrugës do t’i rregullojë.
Shqiponjat fluturim mbrëmjes ja “prishin” qetësinë,
Ujqit që dikur gjuanin aty-pari, më nuk ulurijnë,
Ne që luftuam komandirët e arritëm lavdinë,
Besnikë trima ishim, të bardhë, si bora e maleve tona që ndrijnë.
Në shtigjet e ngushta kuajt e lodhur i shkundin ato jela,
Krismat e armëve shurdhohen prej të lumit rrjedha,
Rrëmuja e muzgut gjakun e bën të vlojë, mëngjesi e shkrin vesën,
S’ka shpatë, stuhi as përmbytje që shqiptarin e bën të shkeli Besën.
Ashtu siç vijnë baticat valë – valë, vjen edhe dashuria vllaznore,
Dashuria jonë e pafund: Se jemi Shqiponja Arbnore,
Jemi shqiptar që për atë Zot do t’ia dalim:
Të betuar e të lidhur dorë më dorë – deri në fitore!
Ben Kendim