CV

                  Mal Berisha

Mal BERISHA

Former Ambassador of the Republic of Albania to the United Kingdom of Great Britain, Northern Ireland, and Ireland, (2012 – 2015)

Knight of Skanderbeg’s Order

www.Malberisha.com


Mal Berisha graduated from the Academy of Arts of Albania, in 1975. His life has been chiefly linked with the cultural life of his country and beyond, from 1975 to 1992. Later he graduated from Hacetepe University in Ankara, Turkey, and joined the diplomatic service of Albania as Consul and General Consul to Istanbul, 1992 – 1997.

He was an activist for Kosovo’s cause under the names of the Albanian-American Civic League (AACL) and Pan – Albanian Federation of America “VATRA,” in New York, USA, 1998 – 2000.

He joined the United Nations Mission in Kosova, UNMIK from 2000 to 2009.

Afterward, from 2009 to 2012 he led the Regional Department of the Albanian Ministry of Foreign Affairs.

From February 2012 until November 2015, he held the office of the Extraordinary and Plenipotentiary Ambassador of the Republic of Albania to the United Kingdom of Great Britain, Northern Ireland, and Ireland, (2012 – 2015) 

  • He is a history scholar and a translator, as well as a television political analyst. 
  • His history books and studies already published include, among others: 
  • “Albanians, Oaks on the Illyrian Soil,” a full study of The National Geographic Magazine articles focusing on Albania and Albanians in over 100 years (2007) in Albanian. 
  • “Albanians, the Youngest and Most Ancient Europeans” (2008), in Albanian.
  • “Charles Telford Erickson, The American who Dedicated his life to Albania,” in three volumes, (2012), in Albanian.
  • “Herman Bernstein, U.S Ambassador to Albania 1930- 1933” (2014), in English and Albanian (2018). 
  • The Albanian – British Relations Reality (2015)
  • The Ambassador of Soft Power (2021)
  • He has translated and published the following books:

 “Southern Albania or Northern Epirus in the European and International Affairs, from 1912 – 1923” written by Edith Pierpont Stickney. 

“Rescue in Albania” written by Harvey Sarner.

 “The Rise of Iskander” written by Benjamin Disraeli.

  • He has written tens of articles about various subjects such as history, art, culture, language, critics of historical books, etc. 
  • He placed the bust of Albanian National Hero, George Kastrioti – Scanderbeg in London, on 28 November 2012, at the Lady Samuels Gardens, Bayswater, 113 Inverness Terrace, London W2 6JH. 
  • The other one was placed on 4 August 2013 at the Skanderbeg Square, in Munxhufuni (Montecilfone), in Molise Regione, Italy, a town populated by old Albanians (Arberesh).
  • The bust of Charles Telford Erickson in front of the Agricultural School of Golemi which bears his name, on 20 September 2021.
  • Mal Berisha has lectured in: YIVO Institute for Jewish Research in New York, US Embassy in London, British Embassy in Tirana, Geneva School of Diplomacy in Genève, Switzerland, Kennedy School of Government in Cambridge, Massachusetts, Diplomatic Academy of the Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosova, Vienna Diplomatic Academy, Albanian National Museum, Tirana, “Nene Tereza” University in Skopje, Ivanaj Foundation – New York – Tirana, State University of Tirana, “Fan Noli” University in Korça, etc.
  • Recently, he is involved in making a series of documentary films dedicated to Anglo – American Scholars who dedicated their studies to Albania and Albanians under the logo of A2 CNN Exclusive – Albania.
  • He is married and the father of two sons, Erion and Kreshnik, and grandfather of Andra and Skai Berisha.

For more, please visit:

 www.Malberisha.com

 


 

Mal Berisha

 Mal BERISHA

Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut

Ish Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandën Veriore dhe Irlandën, (2012 – 2015)

Studiues dhe Historian

Mal Berisha ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Shqipërisë. Jeta e tij ka qenë e lidhur kryesisht me veprimtarinë kulturore të vendit të tij dhe më gjerë. Ai është studiues i historisë, përkthyes dhe analist politik televiziv dhe ka botuar një numër librash dhe artikujsh për tema të ndryshme të diplomacisë, historisë, kulturës, antropologjisë etj. Librat e tij të historisë dhe studimet e botuara tashmë përfshijnë, ndër të tjera:

Shqiptarët, Lisat mbi truallin Ilir”, një studim i plotë rreth artikujve të revistës amerikane “National Geographic” mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në një hark kohor mbi 100 vjet, botuar më 2007, në gjuhën shqipe; “Shqiptarët, Evropianët më të Lashtë dhe më të Rinj” botuar më 2008, në shqip; “Charles Telford Erickson, Amerikani që i kushtoi jetën Shqipërisë,” në tre vëllime, botuar më 2012, në shqip; “Herman Bernstein, Ambasadori i Sh.B.A në Mbretërinë Shqiptare, 1930-1933” botuar më 2014, në anglisht. Ai e ka prezantuar këtë libër në Institutin e Studimeve dhe Kërkimeve Hebraike, YIVO, në Manhattan, Nju Jork dhe më vonë në mjediset e Ambasadës së SHBA në Londër. Ky libër detajon marrëdhëniet e ngushta midis hebrenjve, shqiptarëve dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Libri “Realitetet Shqiptaro – Britanike” është botuar në gjuhën shqipe në vitin 2015 në prag të mbylljes së misionit të tij në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2018 ai ka paraqitur një libër tjetër mbi jetën e “Ambasadorit Amerikan Herman Bernstein në Mbretërinë e Shqipërisë, 1930 – 1933.” Libri u lançua në New York, më 6 janar 2018. Më vonë, ai përktheu dhe botoi me një studim të plotë analitik librin e politikanit të famshëm britanik Tory, Benjamin Disraeli “Naltësimi i Iskanderit” (The Rise of Iskander), kushtuar Heroit Kombëtar të Pamposhtshëm, Mbrojtës i Qytetërimit Perëndimor, Gjergj Katrioti Skënderbeu.

Mal Berisha ka ligjëruar në këto institucione prestigjoze: Instituti YIVO për Kërkime Hebraike, New York, 2014, Ambasada e SHBA në Londër, 2015, Ambasada Britanike në Tiranë, 2016, Shkolla e Diplomacisë në Gjenevë në Genève, Zvicër, 2017, Kennedy School of Government, Cambridge, 2017, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, 2016, Akademia Diplomatike e Vjenës, Vjenë, 2018, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, Maqedonia e Veriut, Muzeu Historik Kombëtar Shqiptar, Tiranë, 2018; Fondacioni Ivanaj – New York – Tirane, 2019, Universiteti Shtetëror i Tiranës, 2019, etj.

Një diplomat

Mal Berisha, është një diplomat i mirënjohur i Shqipërisë dhe ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore dhe Irlandën nga 2012 deri në 2015. Më parë, Berisha shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Rajonale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë (2009 – 2012); Ka punuar si anëtar i Stafit Ndërkombëtar të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (2001 – 2009); Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll (1993-1997). Në vitin 1998, pas largimit nga Turqia, Berisha u bashkua me Lidhjen Qytetare Shqiptaro Amerikane (AACL) të udhëhequr nga ish-Kongresmeni, Hon. Joseph DioGuardi dhe Federata Pan – Shqiptare e Amerikës “VATRA”, duke iu kontribuar përpjekjeve të paepura të shqiptaro – amerikanëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Ai ishte një zë i fortë i tyre në Shtetet e Bashkuara, i shprehur përmes debateve televizive në CN8 Comcast Tv, gjatë 11 emisioneve të transmetuara drejtpërsëdrejti.

Aktivist dhe analist televiziv

Mal Berisha ka iniciuar dhe vendosur dy monumente të heroit Kombëtar Shqiptar Skënderbeg. E para u inagurua në Londër më 28 nëntor 2012, për të nderuar njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ai është vendosur në Shehin Lady Samuels, Bayswater, 113 Inverness Terrace, London W2 6JH. Tjetrin e vendosi më 4 gusht 2013 në Sheshin Skënderbej, në Munxhufuni (Montecilfone), në Molise Regione, Itali, një qytezë e populluar nga shqiptarët e vjetër (Arberesh). Ai është një mbajtës i titullit Kalorës i Rendit Mbretëror të Francis I, KFCO dhe mban dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (2017).

Ndërsa ai ligjëron si autor i pavarur për Historinë e Diplomacisë midis Shqipërisë dhe Botës Anglo – Saksone ai ndan kohën midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni:

www.malberisha.com