“IF” (Nëqoftëse), është një poemë e shkruar nga laurati britanik i Çmimit Nobel Rudyard Kipling, në vitin 1895. Ajo u publikua për herë të parë në vitin 1910 si një nderim që ai i bëri Leander Starr Jameson – it. Ajo është shkruar në formën e një këshille prindërore ndaj djalit të poetit, John – it dhe ka formën e një poeme të shkruar si një shembull i stoiçizmit të periudhës viktoriane.
Kjo poemë është përkthyer në shqip nga dsa autorë. Ndër ta Fan Noli, Skënder Luarasi, Robert Schvarc, Vedat Kokona, Ukzenel Buçpapaj, Diabolis Dassaretis dhe Dine Dine.
Përkthimi prej kaq shumë emrash të shquar të kulturës shqiptare tregon jo vetëm bukurinë e pafund të kësaj poeme, stilin, vargun, mesazhin por edhe larminë e jashtëzakonëshme dhe aftësinë e pafundme shprehëse të gjuhës sonë të ëmbel shqipe. Unë e nisa si një eksperiment shumë të vështire dhe guxova ta rreshtoj punën time përkrah këtyre emrave të nderuar.
Mos e humb toruan kur tjerëve për-rreth teje iu është tretur!
Dhe veçse të fajsojnë ty asgje nuk iu ka mbetur…
Nëse i beson vetes kur të gjithë njerëzit tek ty dyshojnë,
Leri të qetë, hapur dyshimin ndaj teje ta tregojnë!
Nëse pret dot dhe nga pritja e gjatë nuk lodhesh,
Ose i rrethuar prej gënjeshtrash atypari ndodhesh,
I urryer po qe, urrejtjen – me urrejte mos e zevendëso!
Dhe përsëri as si më i miri, as më i zoti mos u trego!
Nëse endërro – bëje, por ëndrra mos të të sundojë!
Nëse mendo – mendo por mendimi thjesht mos të mundojë!
Nëse njësoj i duron edhe triumfin edhe dështimin,
Dhe këta, si dy mashtrues ta venë në prove durimin,
Në se arrin të dëgjosh të vërtetën që vetë e ke thënë,
Të shpërdredhur prej kopukëve, në kurthën e tyre për të shtënë,
Ose të shohesh gjërat që iu kushtove jetën, në rrënim,
Ndalo dhe hoop! Rindërto bash prej mbetjeve në shkatërrim!
Nëse do mund t’i mblidhje tërë fitimet e jetës tënde, në një!
Dhe të rrezikoje t’i humbësh në një bast: Kokë a Pilë,
Të filloje nga e para, dhe tash pa asgjë, pa shtëpi a vilë,
Të mos e kthesh kokën mbrapa për atë që nuk vjen më.
Nëse do bëje të të bindeshin trupi, zemra e nervi zemërak,
Edhe për shumë kohë për ato që nuk kthehen më kurrë,
Dhe kështu të mbahesh kur s’ka mbetë më për ty, aspak,
Përveç ofshamës që të ysht pa ndarë: Mbahu bre burrë!
Nëse flet dot me turmat pa e humbur virtytin,
Ecën përkrah mbretërish, i thjeshtë e njerëzor,
Nëse nuk e sheh të keqen as tek armiqtë as miqtë që të cytin,
Nëse njerëzia besojnë tek ti, por nuk të shohin si hyjnor,
E nëse mund të mbushësh minutën e mosfaljes, aq e vështirë,
Me gjashtëdhjetë sekonda të gjata që të qetësojnë, si shërim:
E jotja është Toka dhe gjithçka që gjëndet në të, e qetë dhe e dlirë,
Dhe çfarë është më e vlefshmja: Ti do jesh Burrë – biri im.