LUM LUMI I VISAR ZHITIT

Memoriam Banner

LUM LUMI I VISAR ZHITIT

Ndjej dhimbje për vuajtjet tua,
Visar!
Sa herë të shkoj ndërmend.
Dhe kjo nuk ndodh rrallë herë!

Ndjehem krenar që të kam mik,
Visar!
Dhe kjo ndodh për ditë.
Sepse në raftin e librave të mia
Tuajat janë të parat.

U njoha vonë me ty,
Për të të bërë pjesë të rëndësishme të njohjeve të mia,
Miku im Visar!
Ndoshta vonë.
Vonë sepse ti ishe atje…

Pastaj u njoha me Edën dhe…një ditë
Edhe me Ationin.
Ationin, me të cilin ,
Edhe pse ishim mbi dyzet vjet të ndryshëm,
U bëmë shumë miq.

Dukej se na lidhnin shumë gjëra,
Librat tua, poezia…
Pse jo edhe vuajtjet!
Deshira e tij për tu shkolluar…

Dhe ja erdhi ky fund dhjetori!!!
Fatkeq.
Le mos vinte kurrë!
Dhe viti i Ri që po vjen!
Që të na gjente të gjithëve…

Ah! Nuk ma thotë goja.
Mu thaftë!
Pa të!

Pa Ationin,
Bukuroshin e babit e të mamit!
E mikun tim te Ri.

Eh!
Nuk ka forcë në botë ta kthejë mbrapsht atë që ndodhi!
Se po të ishte ashtu,
Do ishte dhimbja ime që do ta bënte,
E para fill pas jush!

E megjithatë,
Nëse fjala e embël ngushëlluese e një dashurie,
Prej miku, vëllai, shoku, njeriu,
të vlen, te sheron…
Të lutem vendose edhe këtë timen,
Thellë aty ku ajo dhimbje të lehtësohet sado pak!

E di, pesha e saj është aq e rëndë,
Sa edhe bota vetë të vendosej në anën tjetër,
Nuk do ta peshonte dot.

Kështu qenkeni ju poetët!
Jepni dashuri të pafundme për të tjerët,
I mësoni si të gëzohen, qeshin, qajnë…
Që pastaj te vuani vetë për LUM LUMIN TUAJ!

Ationi u preftë në paqë miku im!
Dhe lotët, dhimbja, dashuria, brenga
E Edes dhe e jotja,
Si dhe tërë miqve tuaj që të duan kaq shumë
Iu bëftë dritë!

Mal Berisha, Londër, 21 dhjetor 2014

mal2