SCANDERBEG – From Gabrielle Faerno Kremona – Pērktheu: Mal Berisha


SCANDERBEG – From Gabrielle Faerno Kremona – Pērktheu: Mal Berisha



21 Mars. – Sot ēshtē DITA e POEZISĒ


Nē nderim tē kēsaj date dua tē sjell perkthimin e poezisē, ndoshta e para kushtuar Heroit tonē Kombētar Gjergj Kastrioti Skēnderbeg, shkruar nga:


Gabrielle Faerno Kremona


SCANDERBEG

O Gjergj, o Kastriot, o Skënderbe!
A kishte një të dytë si ti mbi kët’ Dhe?
O Tmerr i turqve’ lavdimadh’ fituar,
Flamurin Otoman ndër beteja zvetënuar!

Vëllezërit t’i pat’ vrarë Murat Sulltani,
E rimore fronin e të parëve, rrëmbyer nga tirani.
As pushka, as shtiza, as shpata s’të ndaloi,
Por vdekjes prej të Madhit Zot, kush vallë i shpëtoi?
 
Tash ti prehesh në Lisusin Arbënor,
Me trupin në tokë, me shpirtin Qiellor.
Edhe prej aty i ndjell frikë armikut gjakatar,
Dhe sjell Shpresë, Besë e Nder, tek çdo shqiptar.
 
Varrin tënd e hapën, kockat i shpërndanë,
Shpirtin tënd në qiell të qetë nuk e lanë,
Në qafë i varën eshtrat, fatin të kërkojnë
Bëmat tua përherë t’i adhurojnë.
 

Pērktheu: Mal Berisha


 

Poezia i kushtohet çvarrimit te eshtrave te Skenderbeut nē Lezhē nē vitin 1478.