Shpëtimi në Shqipëri, shkruar nga Harvey Sarner, perktheu Mal Berisha

MAL BERISHAShpëtimi në Shqipëri, shkruar nga Harvey Sarner, një filantrop amerikano – hebrej, është një pasqyrë historike shumë e veçantë ku tregohet se si shqiptarët e rrezikuan jetën e vet për t’i mbrojtur hebrejtë shqiptarë dhe ata të huaj gjatë kohës së Holokaustit.

Raportet se si danezët dhe bullgarët morën mbi vete rrezik të madh për t’i shpëtuar bashkëqytetaret e vet hebrej, janë të mirënjohura nëpërmjet të studimeve historike dhe dokumentare. Mbetet të ndriçohet e njëjta histori e guximit dhe humanizmit të shumë shqiptarëve gjatë ditëve të errta të Luftës së Dytë Botërore e cila është e panjohur për shumicën e amerikanëve, pasi asnjë kërkim ose studim i njëmendtë shkencor nuk është bërë mbi këtë temë.

Pra kjo është një histori që duhet të tregohet dhe një histori e tillë prej së cilës na nevoitet të mësojmë shumë e më shumë. Harvey Sarner i ka bërë një shërbim të madh kësaj çështje, duke i mbledhur episodet e historisë së sakrificës dhe humanizmit të popullit shqiptar për mbrojtjen e jetëve të hebrejve.

Ky libër përshkruan gjithashtu shumë shembuj, në të cilët shqiptarët demonstruan angazhimin e tyre ndaj paqës dhe drejtësise. Në fillim të kësaj dekade populli shqiptar i hoqi qafe prangat e komunizmit dhe përqafoi demokracinë. E megjithate për shkak të mosnjohjes së rrugëve që të çojnë në demokraci, ligjeve të ekonomisë së tregut të lirë, Shqipëria është ballafaquar përsëri me trazira politike, ekonomike dhe sociale te epokës post – komuniste.

Përtej kufijve të shtetit shqiptar jeton një popullatë e madhe, etnikisht shqiptare, ne Kosove dhe Maqedoni. Ndërsa këta shqipëtar flasin të njejtën gjuhë, kanë të njëjten kulturë, vlera dhe angazhime ndaj drejtësisë si dhe të afërmit e tyre që jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë, ata janë ballafaquar me një situatë tjetër të ndryshme në tokat e tyre stërgjyshore.

Kliko ketu per te lexuar Shpëtimi në Shqipëri, shkruar nga Harvey Sarner, perktheu Mal Berisha