TAKIM ME LIDERIN E PARTISË DEMOKRATIKE PROF. DR. BERISHA



TAKIM ME LIDERIN E PARTISË DEMOKRATIKE PROF. DR. BERISHA

Dr. Berisha: Mirësevjen!

Mal Berisha: Doktor, më lejo të të them dy gjëra.

Dr. Berisha: Me kënaqësi!

Mal Berisha: E para, kthimi juaj në politikë me këtë furi, me këtë vrull, është një mësim shumë i madh për çdo shqiptar që bie në pozita të rënda në jetën e vet, çfarëdo qofshin ato. Jo të gjithë bien në situata të vështira politike, por familja, nevoja ekonomike dhe shumë gjëra të tjera mund ta çojnë njeriun në dëshpërim. Ajo që bëtë ju me rikthimin në politikë, i mësoi njerëzit se edhe në pikën më të vështirë të jetës, nuk duhet të dëshpërohen.

Dr. Berisha: Never give up! Mos u dorëzo kurrë!

Mal Berisha: E dyta që dua t’ju them, doktor, është se po e ndjekim gjithë fushatën elektorale me një vëmendje maksimale. Më pëlqejnë shumë ata që nuk janë oratorë nëpër foltore. Më pëlqejnë ata njerëz që, falë projektit të paraqitur nga Partia Demokratike, janë prekur pikërisht në hallin dhe nevojën e tyre jetike. Po flas për bujq, për mjekë, për emigrantë, për të verbërit që kishit në studio para disa ditësh, për njerëz me halle të jashtëzakonshme, për të sëmurët nëpër spitale që nuk kanë ilaçe. Kur prek pikërisht këtë kategori njerëzish dhe iu jep atyre mundësinë të shprehen, unë mendoj se ata kanë një sferë shumë më të gjerë ndikimi tek zgjedhësit sesa oratorët që ulen dhe shkruajnë fjalime të bukura.

Mal Berisha: Unë kaq kisha. Ju falënderoj shumë për gjithçka që po bëni!

Dr. Berisha: Faleminderit shumë, Mal. Unë mund të them se ky program është absolutisht më i miri që kemi paraqitur ndonjëherë në këtë vend.

Mal Berisha: Ju uroj shumë suksese!