NJË LAJM I GËZUAR PËR KOMUNITETIN SHQIPTARO-AMERIKAN TË NJU-JORKUT


NJË LAJM I GËZUAR PËR KOMUNITETIN SHQIPTARO-AMERIKAN TË NJU-JORKUT

Nga Mal Berisha
Anëtar nderi i Federatës Panshqiptare të Amerikës «Vatra»
Shkruar posaçërisht për DIELLIN, gazetën më të vjetër shqiptare që botohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës


MARIGONA QERKEZI DO TË DEBUTOJË NË OPERËN METROPOLITANE NË ROLIN E AIDËS

Sopranoja shqiptare nga Kosova do të sjellë timbrin e saj të rrallw, zhdërvjelltësinë në frazim dhe larminë e shprehjes dramatike në katër shfaqje të operës së Verdit në Lincoln Center, në prill të vitit 2027.

Në pranverën e vitit 2027, dashamirësit e operës në Nju-Jork, veçanërisht pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan, do të kenë një arsye të veçantë për t’u mbledhur në Lincoln Center. Më 2 prill, sopranoja shqiptare nga Kosova Marigona Qerkezi pritet të debutojë në Operën Metropolitane në rolin e Aidës, një nga rolet më të vështira që Giuseppe Verdi ka shkruar për soprano. Sipas kalendarit të Operës Metropolitane, ajo do të këndojë në katër shfaqje, më 2, 6, 10 dhe 15 prill. Tenori Michael Fabiano do të interpretojë Radamèsin, ndërsa mexosopranoja Judit Kutasi do të interpretojë Amnerisin. Orkestrën do ta drejtojë Daniele Callegari.

Qerkezi vjen në Nju-Jork pasi e ka interpretuar Aidën për disa sezone. Kur e këndoi këtë rol për herë të parë në A Coruña të Spanjës, në shtator të vitit 2023, publiku e duartrokiti gjatë pas aries “Ritorna vincitor!”. Në kritikën e tij për revistën Platea Magazine, Javier del Olivo vërejti se zëri i saj dëgjohej qartë edhe kur orkestra luante me forcë dhe se spikaste në pjesët ku këndonin disa solistë së bashku. Ai vlerësoi në mënyrë të veçantë të gjithë skenën buzë Nilit, nga malli për atdheun në arien “O patria mia” deri te duetet me të atin e Aidës dhe me Radamèsin. Kritika e tij nxjerr në pah një cilësi të interpretimit të Qerkezit. Me të njëjtin zë që mbush sallën në aktin e parë, ajo arrin më pas t’ia përcjellë publikut dhimbjen e thellë të princeshës.

Nga Prishtina në skenat ndërkombëtare të operës

Marigona Qerkezi lindi në Zagreb, në një familje artistësh nga Kosova. Ajo është vajza e këngëtares së operës Merita Juniku. Doli për herë të parë para publikut në Lubjanë, në moshën gjashtëvjeçare. Studioi flaut dhe kanto në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Debutimin e saj profesional në opera e bëri në Operën Mbretërore të Muskatit, në Oman, në rolin e Mbretëreshës së Natës në operën Flauti magjik të Mozartit. Notat e larta dhe pasazhet e shpejta të këtij roli kërkojnë saktësi të jashtëzakonshme. Kjo aftësi i shërbeu më pas në interpretimin e veprave të Belinit dhe të Verdit.

Në vitin 2015, Qerkezi fitoi çmimin e parë në Konkursin e Kantos “Leyla Gencer” në Stamboll. Në biografinë e saj zyrtare renditen gjithashtu çmimi i parë në Konkursin Ndërkombëtar “Magda Olivero”, një çmim i posaçëm nga Akademia e Teatrit La Scala dhe nominimi në kategorinë “Yll në ngritje” të Çmimeve Ndërkombëtare të Operës. Në vitin 2023, OperaWire e përfshiu ndër yjet në ngritje të operës.

Pas rolit të Mbretëreshës së Natës në operën e Mozartit, repertori i saj u zgjerua me Normën e Belinit dhe me rolet e Leonorës, Lucrezia Contarinit dhe Abigelës në operat e Verdit. Në vitin 2022, interpretoi Leonorën në Il trovatore (Trubaduri) në Festivalin Verdi në Parma. Me të njëjtin rol debutoi në Operën Mbretërore të Londrës në korrik të vitit 2025. Po atë vit, interpretoi Ledi Makbethin në São Paulo dhe Toskën në Operën Mbretërore Daneze në Kopenhagë. Në vitin 2026, iu rikthye rolit të Aidës në Deutsche Oper Berlin dhe në Teatro de la Maestranza në Sevilje.

Marigona, kur të dalë në skenën e Lincoln Center, do të sjellë me vete përvojën e disa sezoneve, gjatë të cilave e ka zhvilluar interpretimin e princeshës etiopiane të Verdit para publikut në vende të ndryshme.



Si i jep zë Qerkezi secilit personazh?

Në kritikën e tij për interpretimin e Leonorës nga Qerkezi në Parma, Francisco Salazar i OperaWire vuri në dukje tingullin e plotë e të rrumbullakët të zërit të saj në të gjitha regjistrat, si edhe praninë e saj imponuese në skenë. Ai përshkruan me hollësi se si sopranoja ndryshonte ngjyrën e zërit gjatë interpretimit. Në “Tacea la notte placida”, ajo i lidhte notat në një legato të rrjedhshëm. Në pjesën më të shpejtë “Di tale amor”, timbri i saj merrte një ngjyrë më të ndritshme dhe pasazhet e shpejta, të artikuluara qartë, shprehnin gëzimin e Leonorës. Më pas, në “D’amor sull’ali rosee”, ajo i dha aries tonin e një vajtimi me një tingull më të errët dhe me fraza të gjata e të mbajtura. Përmes frazimit të saj, dëgjuesi mund ta ndiente ndryshimin në gjendjen shpirtërore të Leonorës.

Në kritikën për Normën në Frankfurt, Oper Aktuell vlerësoi timbrin e errët e kadife të Qerkezit, aftësinë e saj për të mbajtur notat me një tingull shumë të butë dhe sigurinë me të cilën formësonte frazat e gjata e të zbukuruara të Belinit. Në La bohème të Puçinit, Carlo Dore Jr. i OperaClick vuri re se si ajo e ndërtonte personazhin e Mimisë përmes ndryshimeve në forcën e zërit, nga butësia e aktit të parë deri te dëshpërimi i fuqishëm i aktit të tretë. Në Nabucco të Verdit, John Allison i revistës Opera vlerësoi forcën e interpretimit të Abigelës dhe qartësinë e vijës vokale. Këto vlerësime tregojnë se si Qerkezi i jep secilës prej këtyre tri grave një zë të dallueshëm nga interpretueset tjera.

Një shembull tjetër ishte interpretimi i Ledi Makbethit. Në një kritikë, një pjesë e së cilës është botuar në faqen zyrtare të Qerkezit, gazeta Folha de S.Paulo vuri në dukje fuqinë e notave të ulëta, njëtrajtshmërinë e zërit në të gjithë shtrirjen e gjerë që kërkon roli dhe larminë e ngjyrave që ajo nxirrte prej tij. Kur shkroi për debutimin e saj në rolin e Toskës, Éric Sabourin përmendi Maria Callas-in për forcën shprehëse dramatike dhe Leontyne Price-in për fuqinë vokale. Individualiteti i Qerkezit shfaqet më qartë në zgjedhjet që përshkruajnë kritikët, në mënyrën se si ajo e çon një frazë drejt kulmit, i jep një ngjyrë më të thekshme ose e zbut tingullin për të shprehur brishtësinë e personazhit.

Aida mes dashurisë dhe atdheut – Subjekti i veprës

Me porosi të sundimtarit të Egjiptit, Ismail Pashës, opera Aida, me libret të Antonio Ghislanzonit, u shfaq për herë të parë në Kajro më 1871. Ngjarja zhvillohet gjatë një lufte mes Egjiptit dhe Etiopisë. Aida, një princeshë etiopiane e mbajtur rob në Egjipt, dashuron Radamèsin, komandantin egjiptian të zgjedhur për të udhëhequr ushtrinë kundër popullit të saj. Bashkë me turmën, ajo thërret “Ritorna vincitor!” (“Kthehu fitimtar!”), por menjëherë kupton çfarë sapo i ka uruar. Fitorja e njeriut që dashuron mund të sjellë humbjen e atdheut dhe fatkeqësinë e të atit. Brenda së njëjtës skenë, sopranoja duhet ta bëjë të dëgjueshëm këtë kthim të vrullshëm nga urimi në ankth.

Marshi Triumfal është skena më spektakolare dhe më e njohur e operës. Buzë Nilit, Verdi na fton të dëgjojmë me një vëmendje tjetër. Në arien “O patria mia” (“O atdheu im”), Aida ka frikë se nuk do ta shohë më kurrë vendin e saj. Vija melodike ngjitet deri te një “Do” i lartë, që spikat qartë dhe duhet kënduar me zë të butë. Sopranoja i qaset kësaj note dhe e mban atë brenda rrjedhës së frazës. Pastaj i ndryshon zëri kur i ati, Amonasro, i kërkon me ngulm të vërë atdheun mbi gjithçka dhe ndryshon sërish kur mbetet vetëm me Radamèsin. Pikërisht këtë pjesë të shfaqjes në A Coruña vlerësoi në mënyrë të veçantë Javier del Olivo. Në dy duetet që pasojnë arien, malli që Aida shprehu në vetmi kthehet në një zgjedhje që ajo duhet të bëjë përballë njerëzve që do.

Leontyne Price dhe Aida në Operën Metropolitane

Më 12 nëntor 1886, Opera Metropolitane e shfaqi Aidën në gjuhën gjermane. Me kalimin e viteve, vepra zuri një vend të rëndësishëm në repertorin e saj. Ndër sopranot që lanë gjurmë me interpretimin e rolit të Aidës ishin Zinka Milanov dhe Leontyne Price. Për shumë dashamirës amerikanë të operës, Aida sjell ende ndër mend mbrëmjen e 3 janarit 1985, kur Price zgjodhi pikërisht këtë rol për t’i dhënë lamtumirën skenës operistike.

Një tjetër rol i Verdit lidh karrierat e Leontyne Price dhe Marigona Qerkezit. Price debutoi në Operën Metropolitane si Leonora në Il trovatore (Trubaduri), ndërsa Qerkezi debutoi me të njëjtin rol në Operën Mbretërore të Londrës. Në prill të vitit 2027, Qerkezi pritet të debutojë në Operën Metropolitane si Aida, pikërisht në rolin me të cilin Price i dha lamtumirën asaj skene.

Zëra shqiptarë në Lincoln Center dhe më gjerë

Për komunitetin shqiptaro-amerikan të Nju-Jorkut, ardhja e Qerkezit sjell ndër mend dy debutime të mëparshme në Operën Metropolitane. Në vitin 2008, sopranoja Ermonela Jaho debutoi në këtë skenë si Violeta në operën La traviata të Verdit. Po aty, ajo ka interpretuar edhe Miminë në La bohème të Puçinit. Në vitin 2009, tenori Saimir Pirgu debutoi në Operën Metropolitane me rolin e Rinuccios në Gianni Schicchi të Puçinit. Karriera e tij e ka çuar edhe në La Scala, në Operën Shtetërore të Vjenës dhe në Operën Mbretërore të Londrës, ku ka interpretuar Alfredon në La traviata dhe Dukën e Mantovës në Rigoletto. Ramë Lahaj, tenori nga Istogu, i vlerësuar me çmim në konkursin Operalia në vitin 2016, ka interpretuar Alfredon në Operën e Parisit. Kështu, La traviata e Verdit lidh tre këngëtarë shqiptarë në tri skena operistike.

Kjo traditë i ka rrënjët më herët. Tefta Tashko Koço solli mjeshtërinë e këndimit klasik në këngën qytetare shqiptare dhe e regjistroi këtë repertor në Itali për kompaninë Columbia. Marie Kraja ndihmoi në themelimin e traditës operistike në Shqipëri dhe ia paraqiti muzikën shqiptare publikut jashtë vendit. Marjana Leka, soprano e shquar e Operës Kombëtare në Tiranë, interpretoi role që shtriheshin nga Gilda në Rigoletto, që kërkon zhdërvjelltësi vokale, deri te Toska, heroina thellësisht dramatike e operës së Puçinit.

Brezat e mëvonshëm arritën te publiku përmes operës dhe kinemasë. Inva Mula, një nga fitueset e edicionit të parë të konkursit Operalia, të mbajtur në Paris më 1993, u bë e njohur për publikun e kinemasë si zëri këndues i Diva Plavalagunës në filmin Elementi i pestë. Mexosopranoja shqiptare Enkelejda Shkoza debutoi në Operën Mbretërore të Londrës në vitin 1997 si Madalena në Rigoletto. Më pas u rikthye në atë skenë me role të ndryshme, ndër to Dorabela në operën e Mozartit dhe Suzuki në operën e Puçinit.

Edhe soprano të tjera shqiptare kanë ndërtuar karrierën e tyre në skenat evropiane. Besa Llugiqi ka interpretuar rolin kryesor në operën Thaïs të Massenet-së në Operën Baltike të Gdańskut. Blerta Zhegu është ngjitur në skenat franceze, ndërsa Elbenita Kajtazi, nga Mitrovica, ka kënduar në Operën Shtetërore të Hamburgut. Në Bukuresht, Arlinda Morava u vlerësua për interpretimin e Papagenës në operën Flauti magjik të Mozartit, pikërisht veprën me të cilën Qerkezi bëri debutimin e saj profesional në rolin e Mbretëreshës së Natës.

Artistët shqiptarë në jetën kulturore amerikane

Për miliona dëgjues, ndër zërat shqiptarë më të njohur janë Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat e nisën karrierën në skenën e muzikës pop britanike dhe fituan publik shumë përtej Britanisë. Në vitin 2019, Dua Lipa fitoi çmimin Grammy si artistja e re më e mirë. Edhe në Shtetet e Bashkuara janë afirmuar yje të muzikës pop me prejardhje shqiptare. Bebe Rexha, e lindur në Bruklin, u nominua për një çmim Grammy me këngën “Meant to Be”, bashkëpunim me dyshen Florida Georgia Line. Ava Max, e lindur në Viskonsin, u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën “Sweet but Psycho”.

Prania e artistëve me prejardhje shqiptare në jetën kulturore amerikane shtrihet në disa breza e fusha të artit. Ndër ta janë regjisori Stan Dragoti, aktorët Eliza Dushku, John dhe Jim Belushi, si edhe fotografët Gjon Mili dhe Fadil Berisha. Fotografitë që Mili realizoi për revistën LIFE, ndër to pamjet e Pikasos teksa vizatonte me dritë, zënë vend në historinë e fotografisë amerikane. Fadil Berisha e ndërtoi karrierën në Nju-Jork si fotograf i modës dhe i portreteve.

Për shqiptaro-amerikanët, debutimi i Qerkezit është një rast tjetër për t’u krenuar me artistët, puna e të cilëve është bërë pjesë e jetës kulturore të vendit që kaq shumë prej nesh e quajmë shtëpinë tonë.

Marigona Qerkezi në rolin e Aidës dhe malli i shqiptaro-amerikanëve për atdheun

Kur Marigona Qerkezi të këndojë atë arie në Operën Metropolitane, malli i Aidës për atdheun do të marrë një kuptim të veçantë për shumë shqiptaro-amerikanë. Në zërin e një bije të Kosovës, një vendi që ka vuajtur shumë dhe sot është i lirë, ata mund të njohin mallin e tyre për vendlindjen. Disave, ajo arie mund t’u sjellë ndër mend rrugën që i çonte në shtëpi. Të tjerëve mund t’u kujtojë zërat e njerëzve që kanë lënë pas.

Për mua, ky do të jetë një nga çastet më prekëse të mbrëmjes në Lincoln Center.

Për t’u njohur më mirë me artisten dhe karrierën e saj, ju lutem vizitoni:

https://www.marigonaqerkezi.com



GOOD NEWS FOR NEW YORK’S ALBANIAN AMERICAN COMMUNITY


By Mal Berisha
Honorary Member of VATRA, the Pan-Albanian Federation of America
Written especially for DIELLI, the oldest Albanian newspaper published in the United States



MARIGONA QERKEZI TO MAKE HER METROPOLITAN OPERA DEBUT AS AIDA

The Albanian soprano from Kosovo will bring her dark-hued voice, agile phrasing, and dramatic range to four performances of Verdi’s opera at Lincoln Center in April 2027.

By Mal Berisha
Honorary Member of VATRA, the Pan-Albanian Federation of America
Written especially for Dielli, the oldest Albanian newspaper published in the United States


In the spring of 2027, New York’s opera lovers, especially members of the Albanian American community, will have a special reason to gather at Lincoln Center. On April 2, 2027, Albanian soprano Marigona Qerkezi of Kosovo is scheduled to make her Metropolitan Opera debut in the title role of Aida, one of the most demanding roles Giuseppe Verdi wrote for a soprano. The Met lists her for four performances, on April 2, 6, 10, and 15, with tenor Michael Fabiano as Radamès and mezzo-soprano Judit Kutasi as Amneris. Daniele Callegari will conduct.

Qerkezi comes to New York with several seasons of experience in the role. When she first sang Aida in A Coruña, Spain, in September 2023, the audience broke into sustained applause after “Ritorna vincitor!” Javier del Olivo, reviewing the performance for Platea Magazine, noted that her voice carried clearly even when the orchestra played at full strength and stood out in the vocal ensembles. He singled out the entire Nile scene for praise, from Aida’s longing for her homeland in the aria “O patria mia” to her duets with her father and with Radamès. His account points to what makes Qerkezi’s interpretation worth hearing. The voice that commands the hall in the first act can draw listeners into the princess’s private anguish later in the opera.

From Prishtina to the international opera stage

first public performance in Ljubljana at the age of six

Born in Zagreb to an artistic family from Kosovo, Qerkezi is the daughter of opera singer Merita Juniku. She gave her first public performance in Ljubljana at the age of six. She studied flute and voice at the Academy of Arts in Prishtina and made her professional operatic debut at the Royal Opera House Muscat in Oman as the Queen of the Night in Mozart’s The Magic Flute. The role’s high notes and rapid passages demand exceptional accuracy, qualities that would serve her as she moved into Bellini and Verdi.

In 2015, Qerkezi won first prize at the Leyla Gencer Voice Competition in Istanbul. Her official biography also lists first prize at the Magda Olivero International Competition, a special prize from the Accademia Teatro alla Scala, and a Rising Star nomination from the International Opera Awards. In 2023, OperaWire included her among its rising stars.

Her repertoire grew from Mozart’s Queen of the Night to Bellini’s Norma and Verdi’s Leonora, Lucrezia Contarini, and Abigaille. She sang Leonora in Il trovatore at the 2022 Verdi Festival in Parma and made her Royal Opera debut in the same role in London in July 2025. She took on Lady Macbeth in São Paulo in 2025 and sang Tosca at the Royal Danish Opera in Copenhagen. In 2026, she returned to Aida at Deutsche Oper Berlin and at Seville’s Teatro de la Maestranza. By the time she arrives at Lincoln Center, she will have had several opportunities to develop her interpretation of Verdi’s Ethiopian princess before different audiences.



How Qerkezi gives each character a voice

Reviewing Qerkezi’s Leonora in Parma, Francisco Salazar of OperaWire noted the roundness of her tone across the registers and the authority she brought to the stage. His account is especially revealing when he describes how she varied the sound within the role. In “Tacea la notte placida,” she connected the notes in a flowing legato. In the faster “Di tale amor,” her tone brightened and her clearly articulated runs conveyed Leonora’s joy. Later, in “D’amor sull’ali rosee,” she used a darker sound and long, sustained phrases to turn the aria into a lament. Her phrasing made the change in Leonora’s state of mind audible.

Reviewing Norma in Frankfurt, Oper Aktuell remarked on Qerkezi’s dark, velvety timbre, her ability to sustain very soft notes, and the assurance with which she shaped Bellini’s long, ornamented phrases. In Puccini’s La bohème, Carlo Dore Jr. of OperaClick heard her use changes in dynamics to develop Mimì’s character, from the tenderness of the first act to the force of her despair in the third. In Verdi’s Nabucco, John Allison of Opera praised the power of her Abigaille and the focus she maintained in the vocal line. These accounts show how a singer can use the same instrument to give three very different women a voice.

Her Lady Macbeth offered a further example. In a review excerpted on Qerkezi’s website, Folha de S.Paulo noted the strength of her low notes, the evenness of her voice across the role’s wide range, and the variety of colors she found within it. Reviewing her role debut as Tosca, Éric Sabourin invoked Maria Callas when discussing her dramatic expression and Leontyne Price when discussing her vocal power. The most concrete evidence of Qerkezi’s individuality lies in the choices the critics describe, whether she builds a phrase to a climax, lets it darken, or softens the sound to convey a character’s vulnerability.

 Aida, Torn Between Love and Homeland – Plot Summary

Commissioned by Ismail Pasha, the ruler of Egypt, Aida premiered in Cairo in 1871, with a libretto by Antonio Ghislanzoni. The story unfolds during a war between Egypt and Ethiopia. Aida, an Ethiopian princess held captive in Egypt, loves Radamès, the Egyptian commander chosen to lead an army against her people. She joins the crowd in crying “Ritorna vincitor!” (“Return victorious!”), then realizes what she has wished for. Victory for the man she loves could mean defeat for her country and disaster for her father. Within a single scene, the soprano must make that reversal audible.

The Triumphal March gives Aida its best-known spectacle. By the Nile, Verdi asks for a different kind of attention. In “O patria mia” (“O my homeland”), Aida fears she may never see her country again. The melodic line rises to an exposed high C that must be sung softly. Listen to how the soprano approaches that note and carries it within the phrase. Then listen to how her voice changes when her father, Amonasro, presses her to put her country first, and again when she is alone with Radamès. Del Olivo singled out this entire sequence in A Coruña. The duets reveal what happens when the longing Aida has expressed in solitude becomes a choice she must make in front of the people she loves.

Leontyne Price and Aida at the Met

The Metropolitan Opera presented Aida in German on November 12, 1886. It went on to become a mainstay of the company’s repertoire, with sopranos including Zinka Milanov and Leontyne Price making the title role their own. For many American listeners, the opera still calls to mind the evening of January 3, 1985, when Price chose Aida for her farewell to the operatic stage.

Another Verdi role links the careers of Leontyne Price and Marigona Qerkezi. Price made her Metropolitan Opera debut as Leonora in Il trovatore, the same role in which Qerkezi made her debut at London’s Royal Opera.

Albanian voices at Lincoln Center and beyond

For New York’s Albanian American community, Qerkezi’s arrival recalls two earlier Metropolitan Opera debuts. In 2008, the soprano Ermonela Jaho made her debut with the company as Violetta in Verdi’s La traviata. She has also sung Mimì in Puccini’s La bohème at the Met. In 2009, the tenor Saimir Pirgu made his Met debut as Rinuccio in Puccini’s Gianni Schicchi. His career has also taken him to La Scala, the Vienna State Opera, and London’s Royal Opera, where he has sung Alfredo in La traviata and the Duke of Mantua in Rigoletto. Ramë Lahaj, the tenor from Istog and a prizewinner at Operalia in 2016, has sung Alfredo at the Paris Opera. Verdi’s La traviata thus links three Albanian singers across three opera houses.

The tradition reaches further back. Tefta Tashko Koço brought her classical training to Albanian urban song and recorded that repertoire for Columbia in Italy. Marie Kraja helped establish Albania’s operatic tradition at home and presented Albanian music to audiences abroad. Marjana Leka, a distinguished soprano of Albania’s National Opera in Tirana, sang roles that ranged from the agile Gilda in Rigoletto to the intensely dramatic heroine of Tosca.

Later generations reached audiences through opera and film. Inva Mula, a winner at the inaugural Operalia competition in Paris in 1993, became familiar to moviegoers as the singing voice of Diva Plavalaguna in The Fifth Element. The Albanian mezzo-soprano Enkelejda Shkoza made her Royal Opera debut in 1997 as Maddalena in Rigoletto and returned to sing roles ranging from Mozart’s Dorabella to Puccini’s Suzuki.

Other Albanian sopranos have built careers across Europe. Besa Llugiqi has sung the title role in Massenet’s Thaïs at the Baltic Opera in Gdańsk. Blerta Zhegu has performed in France, and Elbenita Kajtazi, from Mitrovica, has sung at the Hamburg State Opera. In Bucharest, Arlinda Morava received recognition for her Papagena in Mozart’s The Magic Flute, the same opera in which Qerkezi made her professional debut as the Queen of the Night.

Albanian artists in American cultural life

For millions of listeners, the Albanian voices they know best are those of Dua Lipa and Rita Ora, whose careers in British pop have reached audiences far beyond Britain. Lipa won the Grammy for Best New Artist in 2019. The United States has produced its own pop stars of Albanian heritage. Brooklyn-born Bebe Rexha earned a Grammy nomination for “Meant to Be,” her collaboration with Florida Georgia Line, and Wisconsin-born Ava Max found an international audience with “Sweet but Psycho.”

That presence in American cultural life spans generations and disciplines. It includes filmmaker Stan Dragoti, actors Eliza Dushku and John and Jim Belushi, and photographers Gjon Mili and Fadil Berisha. Mili’s photographs for LIFE, including his images of Picasso drawing with light, belong to the history of American photography. Berisha built his career in New York as a fashion and portrait photographer. For Albanian Americans, Qerkezi’s debut is another occasion to take pride in the artists whose work has become part of the cultural life of the country so many of us call home.

Marigona Qerkezi as Aida and the Albanian American Longing for Home

When Marigona Qerkezi sings that aria at the Metropolitan Opera, Aida’s longing will have a special meaning for many Albanian Americans. In the voice of a daughter of Kosovo, a country that has endured so much and is now free, they may recognize their own longing for home. For some, the aria may bring back the road that led them home. For others, it may recall the voices of those they left behind.

For me, this will be one of the most moving moments of the evening at Lincoln Center.

To learn more about Marigona Qerkezi and her career, please visit her official website