Poeti Irlandez Pádraic Colum dhe poezia a tij kushutar Skënderbeut
Nga MAL BERISHA

Në vitin 1930, poeti irlandez Padraic Colum (1881–1972) botoi poemën “Skënderbeu”, e cila u prit me vlerësime të larta nga kritika.
Në vitin 1959, z. Colum u ftua në Bibliotekën e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, ku e recitoi këtë poemë përpara një audience të madhe.
Ngjarjet e poemës zhvillohen në Irlandë, vendlinjen e tij. Kjo poem përshkruan një djalosh të ri, i cili e përfytyron epokën e Skënderbeut, duke e lidhur atë me periudhat e konflikteve të armatosura në Irlandë, kur anglezët kaluan lumin Shannon për të mposhtur irlandezët pranë fshatit Aughrim.
Ajo u ul mbi mur, dhe tundte këmbët e saj veshur me çorape mëndafshi,
duke thënë:
“Nuk ia vlen t’i djeg këmbët e mia ndër hithra
për hir të një plaku të vdekur”.
Kështu, unë u nisa vetëm,
e shkova atje ku hithrat e dëndur ishin rritur shumë
dhe papritur pashë një gur ku ishte shkruar:
“Matthew de Rienzi,
kalorës i lindur në Gjermani,
pasardhës i Gjergj Kastriotit, i njohur si Skënderbeu,
i cili zhvilloi pesëdhjetë e dy beteja fitimtare
kundër ‘Turkut të Madh’”.
Ky Kalorësi, de Rienzi,
mësoi gjuhën irlandeze, hartoi edhe një fjalor të saj,
bashkëpunoi me burra shteti për çështje të mëdha,
dhe vdiq këtu, në moshën pesëdhjetë e shtatë vjeçare.
“Pusho në paqe Matthew!”
Pastaj i hodha sytë prapë atje, ku ajo ende rrinte, ulur mbi mur,
me këmbët e saj veshur me çorape mëndafshi, që i tundte, dhe, siç kishte thënë vetë,
nuk do dënjonte t’i digjte ndër hithra
për një plak të vdekur.
Madje, unë thashë me vete, se ajo ndofta nuk do dënjonte ta bëjë këtë
as për një pasardhës të Skënderbeut!
Dhe pastaj befas dëgjova klithmën e një korrili,
mbi lumin Shannon që ndodhej pranë meje, ,
dhe pashë prej aty, e deri në Danub,
kalorës me çallma,
nën thundrat e kuajve të të cilëve
bari nuk mbinte më kurrë.
Pashë aty fushat e betejave,
Rrafshin e Mëllenjave
Pashë Kosovën,
Sulltan Muratin e vrarë,
çarjet në muret e Kostandinopojës,
Beogradin,
Budën
dhe Vjenën
nën gjëmimin e topave të rëndë.
Pashë aty marshimin e pashallarëve,
gjithnjë përpara, deri në Hungari e Poloni;
apo dhe në mbarë tokat gjermane të pushtuara nga frika.
Pashë aty atë njeri, që historia e kishte lënë pothuajse në harresë,
Gjergj Kastriotin,
atë që i mbajti nën fre pushtuesit e Bizantit
atje në malet e Shqipërisë.
Pastaj pashë betejat përgjatë Rinit;
holandezë e anglezë,
francezë e irlandezë,
duke sulmuar apo duke u mbrojtur.
Pashë aty lumin Shannon – të tejmbushur,
Pashë Aughrim-in e humbur
nga shkatërrimi që i bëmë vetë ne!
Dyqind vite luftërash në Evropë, në emër të Skënderbeut,
kaluan vrullshëm në mendjen time,
ndërsa mbi kokë klithte ai zog.
Përktheu Mal Berisha
Pádraic Colum lindi më 8 dhjetor 1881 në County Longford, Irlandë. Ai ishte një nga shkrimtarët më të shquar irlandezë të shekullit XX: poet, dramaturg, romancier, folklorist dhe autor i letërsisë për fëmijë. Ai ishte një nga figurat kryesore të Rilindjes Letrare Irlandeze (Irish Literary Revival), përkrah W. B. Yeats, Lady Gregory, James Joyce dhe George Russell (A.E.). Në vitin 1914 u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku jetoi për pjesën më të madhe të jetës së tij, dha mësim në Columbia University dhe u bë një figurë e rëndësishme e jetës letrare amerikane. Për këtë arsye ai mund të konsiderohet me të drejtë një poet irlandezo-amerikan.
Poema “Scanderbeg”
Për ne shqiptarët ka shumë rëndësi poezia “Scanderbeg”, e botuar fillimisht në The Dublin Magazine, Vol. V (New Series), No. 4, në periudhën tetor–dhjetor 1930.
Kjo nuk është një poemë epike për jetën e Skënderbeut, por një meditim historiko-poetik. Colum e nis poezinë nga një skenë krejt e zakonshme në Irlandë dhe, përmes një guri varri të Matthew de Rienzi, të cilin e paraqet si pasardhës të Gjergj Kastriotit, zgjeron horizontin drejt historisë së Evropës. Skënderbeu shfaqet jo si personazh aktiv i poemës, por si një simbol historik, emri i të cilit lidhet me mbrojtjen e qytetërimit evropian.
Kulmi i poemës vjen në vargjet:
Dyqind vite luftërash në Evropë, në emër të Skënderbeut,
kaluan vrullshëm në mendjen time,
ndërsa mbi kokë klithte ai zog.
Ky është mesazhi themelor i poemës. Për Columin, emri i Skënderbeut nuk i përket vetëm historisë shqiptare; ai është bërë pjesë e kujtesës historike të mbarë Evropës. Nga Kosova te Kostandinopoja, nga Danubi deri te Vjena, poeti sheh një vijë të gjatë përplasjesh historike dhe e vendos Skënderbeun në qendër të kësaj historie si simbol të qëndresës kundër pushtimit osman.
Scanderbeg
She sat on the wall and dangled her silk-stockinged legs,
Saying, “I’ll not have them stung for any old man who is
dead,”
So I went where nettles were rank and came on a stone
that read,
“Matthew de Rienzi,
Knight, born in Germany,
Descended from George Castriot, alias Scanderbeg,
Who fifty-two battles waged with conquest against the
Great Turk.”
More: the Knight de Rienzi,
Learned in Irish, composed for it a Dictionary,
Corresponded with men of state upon affairs,
And died here; fifty-seven his years—
Peace be with Matthew!
Then I looked where she sat on the wall dangling her
silk-stockinged legs,
Which she would not have stung for any old man who
was dead,
As she said—
Not even, I supposed, for a descendant of Scanderbeg!
But I heard a curlew
Over the river beside me, the Shannon it was,
And saw from that to the Danube, and it was crossed
By turbaned men under whose stallions’ hooves the grass
Never grew again;
And that battlefield, Plain of the Blackbirds, Kossovo,
And the Sultan Murad slain,
And the breach in Constantinople’s wall, and Belgrade,
Buda and Vienna under great cannonade,
And the sweep of the Pashas onward till Hungary, Poland,
the Germanies were all dismayed,
And that historyless man, George Castriot, holding at bay
Byzantium’s conquerors in the mountains of Albania;
Then battles along the Rhine,
And Dutchmen and English, Frenchmen and Irish, forcing
or holding this line,
And the Shannon crossed, and Aughrim lost to our own
overthrow!
Two hundred years’ battling in Europe at the name of
Scanderbeg
Spun through my mind as a curlew cried overhead!