ATSH: Ish-ambasadorët shqiptarë, tur promovimi për Shqipërinë në Francë

Posted on by in , ,

ambasadorTIRANË, 18 M/ATSH/.- Gjashtë ish ambasadorët shqiptarë në Paris, Gjenevë, Bernë, Londër, organizuan një tur promovimi kulturor për Shqipërinë në Strasburg dhe Alcas e Lorenë të Francës nga data 12-16 maj.

Duke qenë se këta ish-ambasadorë Besnik Mustafaj, Sejdi Qerimaj, Mehmet Elezi, Ylljet Aliçka, Mal Berisha dhe Aziz Pollozhani, janë edhe shkrimtarë, poetë, autor librash, skenaristë filmash, përkthyes, veprimtaria e tyre u përqëndrua pikërisht në këtë drejtim.

Libraria Kléber, që është Tempulli i Librit dhe Kulturës në qytetin e Strasburgut, priti në 12 maj një grup intelektualë-shkrimtarë të ardhur nga Shqipëria dhe Maqedonia për të folur për letërsinë, filmin, gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare13245497_10208155362633992_5876097628719273594_n

Pas një prezantimi të shkurtër nga përkthyesi i gjuhës frënge, Sejdi Qerimaj, shkrimtarët Besnik Mustafaj, Ylljet Aliçka dhe Mehmet Elezi prezantuan krijimtarinë e tyre dhe bashkëbiseduan për mëse një orë me lexuesit francezë të pranishëm në këtë takim.

Në takim të pranishmit mbanin në duar veprat e botuara në frëngjisht të shkrimtarëve mysafirë.

Aty merrnin pjesë edhe intelektualët Aziz Pollozhani, autori i këtyre radhëve dhe shkrimtari Arbër Ahmetaj. Takimi u ndoq me interesim dhe pati shumë pyetje rreth letërsisë, kulturës shqipe e ballkanike, situatës aktuale dhe ecurisë së demokracisë në Shqipëri dhe në rajonin tonë.

ambasador1Ndërsa shumë ambasadorë udhëtuan për në Fraize për t’u takuar me banorët dhe drejtuesit lokalë dhe për t’iu shprehur atyre mirënjohjen për kontributin e dhënë në ndihmë të Tropojës dhe më gjerë.

Siparin e këtyre takimeve e ka hapur ambasadori Besnik Mustafaj në vjeshtën e vitit 1995, i ndjekur nga ambasadorët Luan Rama, Margarita Gega, Sejdi Qerimaj, Mehmet Elezi, Ylljet Aliçka, Mal Berisha e Aziz Pollozhani.

Krahina e Vosges dhe në mënyrë të veçantë bashkia e Fraize ka një lidhje të veçantë me Fierzën, Tropojën, Shqipërinë. Historia e kësaj lidhje fillon në shtatorin e vitit 1993.

Binjakëzimi mes komunës shqiptare të Fierzës dhe bashkisë franceze të Fraize-ës, drejtuar nga Claude Jacquot, i realizuar në 1998, ishte zyrtarizimi i një lidhje që e kapërceu shpejt anën humanitare për tu kthyer në një marrëdhënie partneriteti dhe mbështetje në ecurinë e pushtetit lokal drejt demokracisë dhe menaxhimit të suksesshëm të zhvillimit të qëndrueshëm.13221060_10208155360473938_6886900230829298980_n

Gjatë këtyre më shumë se 20 vjetësh, shumë francezë, mes tyre deputetë, kryetarë bashkishë, qytetarë të thjeshtë, e tjerë, e kanë vizituar Tropojën.

Po ashtu edhe kolegë të tyre nga Shqipëria kanë vizituar Francën. Kontributi i Claude Jacquot, ish-deputet në parlamentin e Francës dhe tre herë kryetar bashkie është vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili, në vitin 2012, i ka arkorduar atij Medaljen e Mirënjohjës.

Jacquot dhe ekipi i tij është pritur dhe vlerësuar edhe nga ish-Kryeministri Berisha. Ai është Konsull Nderi i Shqipërisë për atë zonë.

13254439_10208155361953975_8948984989454496625_nNë 14 maj, ish ambasadorët Besnik Mustafaj, Sejdi Qerimaj, Mehmet Elezi, Ylljet Aliçka, Mal Berisha dhe Aziz Pollozhani morën pjesë në konferencën kushtuar ecurisë së demokracisë dhe procesit të intergimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Konferenca organizohej nga Claude Jacquot dhe Sejdi Qerimaj dhe drejtohej nga Besnik Mustafaj, ish-Ministri i Punëve të Jashtme.

Gjatë konferencës, oratorët bënë një analizë të ecurisë së proceseve demokratike, zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit mes vëndeve të Ballkanit Perëndimor dhe vështirësitë e hasura në rrugëtimin e tyre drejt BE-së.13226958_10208155362513989_5403173074594949040_n

Konferenca u mbyll me shfaqjen e filmit shqIptaro-francez “Parullat” me skenar të Ylljet Aliçka.

Filmi u ndoq me shumë interes nga pjesëmarrësit në konferencë dhe u pasua nga një diskutim rreth filmit dhe kinematografisë shqiptare.

Një takim miqësor më 15 maj 2016, e mbylli konferencën dhe takimin kulturor me premtimin se takime të tilla do të vijojnë në të ardhmen./k.s/ /a.g/

http://www.kultplus.com/?id=7&l=14315