Të dashur miq!
Me 12 KORRIK 2016, në studjon e Televizionit NeWs 24, pata rastin të shkëmbej mendime me gazetarin e njohur Rezear Xhaxhiu rreth atij që quhet BREXIT. Midis tjerash unë insistoj se pavarësisht cfarë kanë vendosur britanikët të bëjnë, Mbretëria e Bashkuar është tani për ne shqiptarët shteti më i rëndësishëm në Europë. Mbretëria e Bashkuar nuk është më një prej 28 shteteve të BE – së, por njëra nga antaret e G7, antare e NATO – s, antare e Këshillit të Sigurimit, dhe i vetmi vend i madh europian jashtë BE – së.