News24 TV – Mal Berisha: Sorosi një këshilltar si Rasputin

News 24 TV

“A Show” nga Adi Krasta ne News24 – 15 korrik, 2019 Ish-ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe Mal Berisha i ftuar në studionin e emisionit “A show” duke krahasur situatën politike të tanishme me atë të 2013 tha se gjërat janë përkeqësuar. Ai hodhi akuza të forta duke thënë së pas kryeministrit Edi Rama qëndron Soros, që mund të shkatërrojë Shqipërinë. “George Soros që qëndron pas kryeministrit Rama mund të sjellë pasoja të mëdha. Ne e duam demokracinë si popull. Ne hodhëm një qeveri të mëhershme, duke thënë ja ta provojmë. Nëse më 2013 ishin gjërat keq, tashmë janë edhe më keq. Ka dy alternativa, ose do të përballemi trup më trup me një njeri ose do ikim të gjithë”, tha Mal Berisha. Përsa i përket marrëdhëniëve mes Shqipërisë dhe Kosovës, Mal Berisha theksoi se historikisht ka qenë vëllazërore, ndërsa kritikoi mënyrën sesi po bëhet politika ndër-shtetërore.