Një “kartolinë” nga Ambasadori Britanik

Të dashur miq! Pas një muaji që nga largimi im nga Londra, vjen një “kartolinë” nga Ambasadori Britanik në Tiranë, Sh.T z. Nicholas Cannon, në një intervistë dhënë gazetares Rudina Hoxha për gazetën Shqip, datë 2 Dhjetor, 2015.
Dua ta falenderoj pa masë Ambasadorin si ish homolog i tij deri para një muaji, për konsideratat e Tij.
cannonPyetje: Ju, si përfaqësues i Ambasadës Britanike në Shqipëri dhe ambasadori shqiptar në Britani, Mal Berisha, i cili e përfundoi së fundmi mandatin e tij, dukshëm u përpoqët fort dhe suksesshëm të promovoni vendet tuaja respektive. Sipas jush, kush ishte çelësi i suksesit?
Përgjigje: Mendoj se z. Mal Berisha me shumë të drejtë u përqendrua në 3 fusha. Njëra ishte marrëdhënia politike me Britaninë e Madhe. Ai mbajti kontakte të ngushta me Foreign Office, ministritë kryesore dhe institucione të tjera. E dyta, ishte ngritja e profilit të Shqipërisë në Londër. Mendoj se ai ishte i suksesshëm në këtë drejtim nëpërmjet realizimit të shumë aktiviteteve kulturore. Ai organizoi një numër vizitash përfshirë atë të Presidentit të Republikës me praninë e anëtarëve të lartë të qeverisë, parlamentarëve dhe anëtarëve të familjes mbretërore. Këto e ngritën profilin e Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ambasadori Berisha bëri të mundur vendosjen e një statuje të Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në një shesh të Londrës. Gjëja e tretë që z. Berisha bëri ishte mobilizimi i komunitetit shqiptar në Londër. Me një ambasadë të vogël dhe burime të pakta, çelësi për t’i bërë gjërat është përfshirja e komunitetit shqiptar, ndërkohë që shumë prej përfaqësuesve të tij janë tashmë të integruar në shoqërinë britanike dhe janë pjesë e politikës ose biznesit. Dhe Diaspora shqiptare në Britaninë e Madhe është e madhe dhe mjaft e shtrirë. Ajo mbetet një aset i madh për vendin. Problemi është si të marrësh më të mirën e këtij komuniteti, si ta bësh atë të përqendrohet në atë që mund të bëjë jo vetëm për veten e saj dhe familjet e tyre, por edhe për vendin e tyre.
Sa i takon imazhit të Britanisë në Shqipëri, mendoj se është një imazh shumë i mirë megjithëse jua lë juve ta thoni. Imazhi i Britanisë këtu është ai i një miku të mirë të Shqipërisë, si një vend i cili ka një reputacion pozitiv në rajon dhe për mënyrën se si bën biznes. Ne kemi disa kompani në Shqipëri. Nëse marrim shembullin e Vodafone, është një kompani model sa i takon mënyrës se si bën biznes, në mënyrën se si i trajton punonjësit e saj dhe se si komunikon me shoqërinë. Kështu, kjo kompani kontribuon me reputacionin e saj në Shqipëri.
…..