PARTY CRASHERS(1) NË PRESIDENCËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

“Kjo kategori njerëzish në SHBA – vendin më demokratik në botë – quhet “Party Crashers” dhe ai që shkon pa ftuar në një instancë kaq të lartë të shtetit, largohet me dhunë.”

Nga Mal Berisha

mal15Incident në Presidencë me Party Crashers të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Para disa ditësh Presidenti i Republikës, Sh.T z. Bujar Nishani organizoi një takim me ish – Ambasadorë të RSh të akredituar jashtë shtetit që nga fillimi i viteve ’90. Në atë takim u fol për Brexit dhe opinionin e diplomatëve rreth asaj cështje në një tryeze në formën e një bordi opinion – dhënës. Në vijim të kësaj, e prita me respekt dhe kënaqësi edhe ftesën që Presidenti më dërgoi për të marrë pjesë në takimin vjetor të Ambasadoreve të RSH, të cilët gjënden momentalisht jashtë shtetit dhe janë kthyer në atdhe për Konferencën e tyre vjetore.

U ndjeva mirë sepse mendova se ka ende një drejtues të shtetit shqiptar i cili beson se përvoja e ish – Ambasadorëve shqiptarë të cilët kanë shërbyer jashtë vendit vlen po aq sa e atyre të cilët sot janë në detyrë dhe që nesër edhe ata do të jenë “isha”. U takova me shumë prej atyre që e kishin përfaqësuar Shqipërinë. Disa vinin që heret, të shumtët që nga koha kur Shqipërinë Demokratike filluan ta drejtojnë herë të majtët e herë të djathtët. Mendova se më në fund triumfoi arësyeja, dhe se pavarësisht bindjeve politke, të gjithë kishim qenë ose ishim shërbëtorë të devotshëm të adheut tonë në botën e jashtme. Presidenca i kishte hapur dyert bujarisht me përcaktim të saktë në ftesë:

“Vetëm për Ambasadorët që janë sot në shërbim dhe për ish – Ambasadorë të cilët sot janë ose të larguar nga detyra për arësye politike, ose janë në shërbime tjera, ose vazhdojnë veprimtarinë e tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në role dhe detyra tjera. Vetëm për Ambasadorët, e theksoj.”

Vonesa prej 15 minutash në ardhjen e Ambasadorëve në funksion ishte një akt i paprecedencë në respektin që duhej të demonstrohej ndaj Kreytarit të Shtetit dhe Institucionit që ai drejton. Por edhe më keq se kaq, autobusi që transportonte diplomatët shqiptarë në takimet me drejtuesit e qeverisë dhe parlamentit solli dhe shkarkoi një turmë njerëzish ndër të cilët një numër i madh ishin të pa ftuar. Kjo kategori njerëzish në ShBA – vendin më demokratik në botë quhet Party Crashers dhe ai që shkon pa ftuar në një instancë kaq të lartë të shtetit largohet me dhunë.

Presidenti ynë, me urtësinë e tij impresionuese, zgjodhi ta anullonte këtë aktivitet, dhe të nxirte jashtë pa bujë ata që deshën të marrin nëpër këmbë autoritetin e Tij. Për rrjedhojë ky aktivitet, me të drejtë u anullua.

Respekt për zotin President dhe për qartësinë e veprimeve të tija në ruajtje të dinjitetit të Institucionit që përfaqëson!

___________________
(1) “Oxford Dictionary”: Party Crasher is a person who attends a party or other gathering without an invitation; an uninvited guest.

Lexoje ne www.syri.net