Klikoni këtu për të blerë librin online |
Në prag të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Mal Berisha vjen para lexuesit shqiptar me një vepër të re mjaft interesante rreth jetës dhe veprës së amerikanit Charles Telford Erickson. Pas botimit të dy veprave pararendëse me subjekte të përafërta: “Shqiptarët, lisa mbi truallin ilir” dhe “Shqiptarët, europianët më të lashtë e më të rinj”, ky libër duket se plotëson tanimë një seri e cila fillon me fjalën “Shqiptarët…” për të shprehur me fjalë njerëzish të mëdhenj, jo shqiptarë, vlerësimin për kombin tonë. Këto vlerësime mund të thuhet lirisht se kulmojnë me këtë vepër.
Ky vëllim përfshin veprën me dy vëllime “Shqiptarët, enigma e Ballkanit” të Charles Telford Erickson dhe “Jeta e jashtëzakonshme e amerikanit Charles Telford Erickson kushtuar Shqipërisë” të Mal Berishës.