“Mal Berisha, aktualisht ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretëri të Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës, për të gjithë ata që e njohin e kuptojnë fare mirë se ndonëse ai është një diplomat i arrirë, përmes këtij botimi ai vjen dhe si një studiues, një person që merret me meditimin”, ka thënë ambasadori i SHBA, në Tiranë z. Aleksandër Arvizu./ Nga BEQIR SINA, New York/
YONKERS NEW YORK : Shkrimtari, publicisti dhe analisti i cështjve politike, Ambasadori i Shqipërisë në Londër, dhe jo rezident në Republikën e Irlandës, zoti Mal Berisha, në New York, në njërin nga ambientet e Royal Regency Hotel , promovoi të shtunën librin me titull: “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”. Autori i librit zoti Mal Berisha, është anëtarë nderi i Federatës Pan Shqiptare e Amerikës, shoqatës Vatra, ashtu si dhe ishte dhe vetë Eriksoni shumë dekada më parë.
Andaj dhe ky promovim u mbajtë nën kujdesin e Vatrës, duke ftuar me këtë rast përzemërsisht, dhjetra vetë; përfshirë këtu edhe disa drejtues të organizatave shqiptaro – amerikane, komuniteteve fetare, përfaqesuasve të dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës, kritikë, shkrimtar, poet, piktor, studiues, biznesmenë, artistë, aktivistë, studentë shqiptarë në shkollat amerikane, dhe lexues të pasionuar të librit në komunitetit, si dhe të afërmit të autorit, bashkëshortia e tij zonja Donika Berisha dhe i biri.
Ky libër, erdhi në vendlindjen e Ericksonit, SHBA, mbasi më parë është promovuar në Tiranë me pjesmarrjen një audience shumë më të gjërë, duke nisur që nga Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, Ministri i Kulturës, ai i Arësimit, shkelqesitë e tyre, ambasadorë të SHBA, Alexandër Arvizu, dhe Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon, akademikë, studjues, lexues, dhe 3 nipa dhe mbesa të Ericksonit, Poul Telford Erickson Jr, Mary Morris dhe Donald Johnson, etj.
Po, kështu ky libër, është paraqitur në promovimin e tij – edhe në Londër, nga një organizatë si-motër e Vatrës, Shoqata Anglo – Shqiptare, e themeluar para se Shqipëria të bëhej e pavarur, në vititn 1912, nga dy anglezë të shquar, Kolonel Aubrey Herbert dhe Kraijlica e Malsisë, Edith Durham(ajo shoqatë ekziston edhe sot dhe ambasada shqiptare në Londër bashkevepron me të në mënyrë të shkëlqyer dhe të vazhdueshme, Presidenti i nderit i asaj shoqate sot është Professor Noel Malcolm, autori i veprës më të bukur të shkruar deri më sot për Kosovën, “Kosova a Short History”).Në promovimin e librit, “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”, të autorit Mal Berisha, nga shoqata famëmadhe e Amerikës Vatra, morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm i R.SH në NY, z Dritan Mishto, Doktor Gjon Bucaj, Kryetar i shoqatës Vatra, Nën/ kryetari i Vatrës, z Agim Rexhaj, zoti Naim Dedushaj, Drejtori për Diasporën në kabinetin e qeverisë së republikës së Kosovës, diplomat të misioneve tona në New York, veprimtari i njohur Harry Bajraktari. Gjithashtu, të pranishëm ishin dy nipër të Doktor Charles Telford Ericksonit, Donald and Bob Johnson, si dhe autor librash dhe kritik të njohur të tjerë të komunitetit.
Në sallën qendrore të konferencave të hotelit Royal Regency Hotel – New York, ishte vendosur një Ekran i Madh me një video-projektim në sistemin Video-Power-Point, për prezantimin e libirit. Ndërkohë, që në dy anët e saj – ishin të vendosur Flamuri Shqiptar dhe ai Amerikan.
Ceremonia e promovimit të librit “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”, nisi me ekzekutimin e dy Hymneve Kombëtare, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Hymni Shqiptar
Kurse, drejtuesia e këtij promovimi znj Miriana Bulku, mbasi ka paraqitur anëtarin Nderi iVatrës, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo rezident në Iralndë, zotin Mal Berisha, tha se “është një nder dhe kënaqësi e veçantë, që sot të moderoj prezantimin e një libri, i cili ringjall dhe sjell në kujtesën tonë kombëtare, veprën e një amerikani legjendar, i cili i kushtoi jetën çështjes tonë kombëtare shqiptare, pra të Charles Telford Erickson”
Më tej ajo ftoi kryetarin e ri të Vatrës, doktor Gjon Bucaj, të hapte këtë eveniment . Duke folur në emër të Vatrës, kreu i vatranëve dr Bucaj, tha se ishte nderi dhe përvilegje, për Vatrën dhe vatranët, të ogranizojnë promovimin e këtij libri, i cili është historia, dhe është shkenca e të kujtuarit të ngjarjeve, veprave, emrave, bëmave dhe përjetësimit të tyre, nëpërmjet shkrimit, duke shtuar se më pas se figura të tilla si Eriksoni zënë një vend të vecantë në panteonin e miqësisë së shqiptarëve me SHBA, dhe merr një vlerë historike, kur ajo iu përcillet brezave.” tha kryetari i sapo zgjedhur i Vatrës Dr Gjon Bucaj.
Duke folur për promovimin e këtij libri, zonja Bulku shtoi se “Në këtë mbasdite të bukur shqiptaro amerikane në New York, kjo merr kuptim më shumë, edhe ndoshta se më shumë se kurrë, sepse sjell në kujtesën tonë një punë – kryevepër të një njeriu të jashtëzakonshëm të përkushtuar ndaj Shqipërisë, i cili pas 75 vjetësh harrese të plotë, e bënë që emri i Charles Telford Eriksonit, të na vjen tani i përtërirë, në një vepër dinjitoze, e cila përshkruan Biografinë e tij dhe veprën e tij të shkruar, por të pabotuar ndonjëherë, në një variant shqip të mbledhur, sistemuar, digitalizuar, përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe, nga z. Mal Berisha.”
Më pas znj Bulku, ftoi të marrë fjalën, shkrimtari dhe studjuesi i njohur, ish – gazetari i Zërit të Amerikës, njërit prej pjestarëve më aktivë të bashkësisë shqiptaro Amerikane, këtu në Nju Jork, z Idriz Lama.
Lamaj në kumtesën e tij e zbërtheu në detaje librin, dhe u përqendrua më shumë në punën e madhe publicistike, që bëri 75 vjetë më parë misoneri amerikan në Shqipëri, Charles Talford Erickson, për prezantimin e Shqipërisë, sidomos në atë në opinionin e gjerë në SHBA, nëpërmjet publicistikës, së tij tek amerikanët, megjithëse, tha ai për 50 vjet regjimi komunist i Enver Hoxhës e la në harresë, të përgithshme, ishte autori i këtij libri, që na e solli sot mbas 75 vjetëve të pavdekshme veprën e këtij amerikani të madh, i cili gjithë jetën e tij e kaloi “Për Shqipërinë dhe me Shqiptarët”, u shpreh zoti Lamaj.
Drejtuesia prezantojë të ftuarit e nderit, të ardhur që nga Bostoni për të ndarë kënaqësinë e kësaj mbasditje të bukur me shqiptarët e Amerikës, në promovimin e këtij libri, dy prej nipërve të Ericksonit, Donald and Bob Johnos, të bijtë e Grace Elizabeth Johnson – Erickon. Nëna e tyre, sqaroi znj Bulku, ka lindur me datën 19 Gusht të vitit 1911 në Manastir, aso kohë territor shqiptar i pushtuar nga otomanët, në kushtet kur familja Erickson, u internua nga xhon turqit, pasi ishin bërë të rrezikshëm me punën e tyre për hapjen e Shkollës Shqipe në atë qytet, ndërkohë që jetonin në Elbasan. Ajo është ende gjallë, dhe sivjet feston 102 vjetorin e lindjes dhe jeton në Boston, tha ajo.
Mbas saj folën dy nipërit, Donald dhe Bob Johnos, të cilët sollën nëpërmjet disa kujtimeve të asaj kohe, disa nga fragmentet nga më të bukurat të jetës së tyre, me Shqipërinë dhe shqiptarët, treguar vite më parë nga gjyshi i tyre Charles Talford Erickson.
Më pas znj. Bulku, nëpërmjet nji përshkrimi shfaqi një nderimin të thellë për atë burrë që bëri gjithçka për Shqipërinë, por edhe për ata amerikanë tjerë, që e mbrojtën Shqipërinë në ditët e saj më të vështira, duke përmend disa prej tyre.
Gjithashtu, znj Miriana Bulku, shprehu edhe një herë një Mirënjohje të thellë dhe të përjetshme të të gjithë amerikanëve, miq tanët që e mbrojtën kombin tonë, edhe në kohët e momentet më të vështira të kombit shqiptarë. Pjesmarrësit, mbasi ndoqën me interesim prezantimin e librit, “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”, të autorit Mal Berisha, nëpërmjet video-projektorit, kaluan në një formë më interactive, në panelin e këtij promovimi atë me pyetje dhe përgjigje, diskutime të shkurtëra nga salla.
Ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, mbasi përgëzoi perzemërsisht autorin e këtij libri, ambasadorin Mal Berisha, vlersoi lart kontributin e Eriksonit, në lidhjen e miqësisë që krijojë ai mes SHBA, dhe shqiptarëve, lidhje kjo tha ai që ka mbetur e përkryer edhe sot, duke bërë me shumë miq në Amerikë, prej presidentit Clinton, kongresmenët dhe senatorët amerikan.
“Kur më tha autori i librit se kam shkruar një libër për një Amerikan, që kishte jetuar 70-80 vjet më parë në Elbasan, tha Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, zoti Dritan Mishto, më shkoi mendja menjëherë te tregimet, mbresalënëse e rreth asaj kohe, të gjyshes sime, e cila rrefente për një amerikan – që kishte jetuar në qytetin tim Elbasanin, pra për amerikanin Ericksonin”, me thënë të drejtën u gëzova shumë, tha Mishto.
Mishto, u shpreh se mbasi kjo ishte “një mundësi për të mësuar edhe një herë për kontributin e madh të këtij amerikani, për Shqipërinë, këtij njeriu të madh – në 100 vjetorin e pavarësisë u vendos me plot të drejt nga qeveria shqiptare, në axhendën e festimeve, krahas figurave më të shquara të kombit tonë, të lëna dhe mbuluar me pëlhurin e harresë, për më shumë se gjysmë shekulli nga regjimi komunist në Shqipëri, duke e vendosuar, tani si një monument, i cili shërben sot si “një ure të lidhjeve të forta dhe historike të miqësisë së shkëlqyer mes shqiptarëve dhe SHBA,”
Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, në Amerikë, zoti Dritan Mishto bëri thirrje, në fund që cdo njeri të gjejë kohë, që të lexoi këtë libër, vetëm si një mënyrë për të nderuar këtë veprën fondamentale të Ericksonit dhe miqësinë tonë me Amerikanët.
Kurse, nën/kryetari i shoqatës, Vatra, nikoqires së këtij promovimi, zoti Agim Rexhaj , tha se ky promovim është i jashtëzakonshëm, sic u shpreh ai për të gjithë ne, për Vatrën dhe vatranët. Sepse shpjegojë Rexhaj në fjalën e tij :” Pa punën e madhe kërkimore dhe studimore të këtij autori, i cili është dhe mik i madh i Vatrës, nuk do të ishte realizuar kjo vepër e madhe, e cila në një farë mënyre, duket qartë se është edhe”kartëvizita” e lindjes së miqësisë së përjetëshme me dy vendeve tona, SHBA – Shqipërisë dhe shqiptarëve, prej Presidentit Uillsion deri tek Presidenti Clinton, Bushi e të tjerë, ashtu si edhe ka shprehur me një pendë të fort në detaje, edhe autori i këtij libri, ambasadori i nderuar në Londër, z. Mal Berisha, miku i ynë dhe anëtari nderi i Vatrës”.
Në mbyllje të kësaj veprimtarie të bukur, drejtuesia e këtij promovimi znj Mariana Bulku, ftoi znj. Elida Reçi, të i bënte edhe ajo përmbylljen të shkurtër këtij aktiviteti, nga që ajo njihte me autorin dhe veprën e Ericksonit në Shqipëri.
Zonja Reci, me këtë rast tha se :” Uroj që të kemi sa më shumë vepra dhe aktivitete të tilla në komunitet, dhe uroj organizatorin e këtij promovimi VATREN tonë, si vatër e vërtetë patriotike, që ajo të jetojë me shekuj ka mbajtur dhe forcuar mardhënjet e vendit dhe popullit tonë me aleatin më të madh dhe më besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë znj Reçi, kujotj fjalët e Sekretares Clinton në Tiranë: “Ne ju kemi mbështetur njëqint vjet, dhe do ju mbështesim edhe njëqint tjera” dhe shtoi se për këtë flet mirë edhe ” Epoka e Erickosnit”, e cila megjithse i ka kaluar të njëqintat, qindra të tjera i presin këto dy kombe, ndërsa autorit të librit i uroj suksese,” përfundoi znj Elida Reçi.
“Mal Berisha, aktualisht ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërin e Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës, për të gjithë ata që e njohin e kuptojnë fare mirë se ndonëse ai është një diplomat i arrirë, përmes këtij botimi – ai vjen dhe si një studiues, një person që merret me meditimin”, ka thënë ambasadori i SHBA, në Tiranë z. Aleksandër Arvizu, në promovimin e vitit të kaluar të këtij libri.
Ndërkohë që në librin e tij, “Charles Telford Erikson” zoti Mal Berisha, duhet cekur se ai i përshkruan amerikanët, përmes figurës së Eriksonit, një personalitet, ky i cili ka jetuar për tre dekada në Shqipëri, në periudhën 1908- 1939, si misonarët e kësaj miqësie të fort që kemi ne sot. “Kjo figurë vjen tek lexuesi i zbërthyer me të gjithë simbolikën e tij, duke e përshkruar atë në fakt si një figurë historike që personifikon, Vullnetarët e Korpusit të Paqes, të cilët në mesin e viteve ’90 arritën deri në 1 mijë vullnetarë, ndërsa tani nëpër Shqipëri kemi 60 deri 70 prej tyre”. Në të gjithë këtë histori bashkëpunimi mes dy vendeve, gjithnjë shqiptarët i kanë mirë pritur, amerikanët duke i parë atë si miq historik,dhe se përshkrimi në këtë libër, është mënyra më e mirë për të nderuar personalitetet dhe historinë e zhvillimit të këtyre marrëdhënive dhe miqësisë mes dy vendeve tona SHBA dhe Shqipërisë.
Mal Berisha është Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës, studiuesi, dhe diplomati që prej më shume se tre vitesh ka punuar në mënyrë intensive për librin e tij – më të fundit dedikuar shkrimtarit amerikan Charles Telford Erikson, i cili ka jetuar për tre dekada në Shqipëri, në periudhën 1908- 1939.
Filozofi dhe misionari i njohur i ka dedikuar 4000 mijë faqe në Librin Saga e Shqiptarëve e shkruar por e pabotuar
Erikson është një prej personaliteteve që kanë dhënë kontribut të shquar në Shqipëri dhe për Shqipërinë. I angazhuar thellësisht në çështjet shqiptare, ai i ka kushtuar një pjesë të jetës dhe veprimtarisë së tij promovimit të shqiptarëve dhe mbrojtjes së çështjes së tyre, si përmes veprimtarisë diplomatike, ashtu edhe përmes artikujve në shtypin botëror të kohës dhe studimeve shqiptare.
Në 1919, Erikson është delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1921-1922 është komisioner i posaçëm për Shqipërinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1945 është delegat i vetëm shqiptar i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara në San Francisco, për pranimin e Shqipërisë anëtare e OKB-së.
Gjatë qëndrimit të gjatë në Shqipëri, përpjekjet e Erickson, u përqendruan edhe në ndërtimin e shkollave. Ai ngriti shkollën Shqiptaro-Amerikane të Bujqësisë në Kavajë dhe shkollat e vajzave në Tiranë dhe në Kavajë. Nga viti 1937-1941, ai studion tërë literaturën e deriatëhershme në bibliotekat e Muzeut Britanik, Athinë, Romë, Stamboll dhe Uashington dhe shkruan pafund për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Libri “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri” i Mal Berishës, është një materiali i vyer, që dokumenton jetën personale të Erickson-it, dhe një numër të aspekteve të historisë shqiptare në marrëdhienit historike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, të cilat zënë fillë prej Mbretërisë shqiptare – Mbretit Zogu i Parë, i cili qe i pari që vendosi marrëdhëniet diplomatike në rang ambasadorësh me SHBA.
Ky libër është koleksion i përgatitur me shumë mjeshtëri, nga autori Mal Berisha, dhe përbëhet nga korrespondenca, shkrime dhe materiale të shtypura, të cilat datojnë prej vitit 1908 deri në 1973. Letrat në detaje të udhëtimit të Ericksonit ‘ dhe të jetës në Shqipëri,1908-1909, letra të burrështetasve, presidentë, senatorë dhe të tjerët të diskutojnë gjendjen e Shqipërisë dhe subjekteve tjera aktuale politike.
Charles Telford Erickson u lind në Galesburg, Illinois në vitin 1867, dhe vdiq ne vitin 1966. Ai ishte arsimuar në DEPAUW University, Universiteti i Bostonit, dhe Yale University. Ai shërbeu si një ministër para dhe pas shërbimit të tij misionar në Shqipëri, i cili filloi në vitin 1908.Erickson ka shërbyer për 12 vjet nën Bordi Amerikan i Komisionerëve për Misionet e Jashtmedhe 14 vjet ka qenë i pavarur. Nga 1920-1921, ai ishte Komisioneri special për Shqipërinë në SHBA Nga 1922-1923, Erickson ka asistuar në stafin e Legatës Amerikane në Shqipëri. Ai ishte i autorizuar nga qeveria shqiptare për të ndërtuar një kolegj kombëtar të Bujqësisë. Ai themeloi dy shkolla dhe një ndërmarrje të njohur si “shqiptaro-amerikane të Shkollave tëBujqësisë”. Pas daljes në pension, ai udhëtoi gjerësisht, për promovimin e Këshillit Botëror tëKishave dhe Këshillit Misionar Ndërkombëtar, dhe si një zëdhënës për Shqipërinë.Ne vitin 1945 deri ne vitin 1963 ne San Francisko punoi per Kombet e Bashkauara.