Me 23 Tetor 2014 në sallën e teatrit londinez “Kings Place” nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Londër u organizua shfaqja e monodramës “Apologjia e Vërtetë e Sokratit” e interpretuar nga aktori yne i mirënjohur Artist i Merituar dhe Mjeshtër i Madh i Skenës, Mirush Kabashi.
Në një sallë të tejmbushur me diplomatë, me stafin e dy Ambasadave, atë të Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptaro-britanikë, anglezë dhe tjerë të huaj, artisti ynë arriti të përçonte tek publiku vlerat e një interpretimi të vërtetë artistik të një niveli shumë të lartë dhe forcën e vërtetë të fjalës shqipe në skenë. Dhenja e kësaj shfaqje iu është njoftuar 53.000 antarëve të klubit të teatrit Kings Place në tërë botën.
Shfaqja ishte një sukses i plotë dhe i merituar.
Proud to be Albanian!