Nje Amerikan i dashuruar me Skenderbeun dhe Barletin

Të dashur miq,
10606154_10204038197947448_2192754440097725994_nKëto dy ditë kisha një musafir të mrekullueshëm nga Tirana, z David Hoseflook. Ai është nga Teksas në ShBA por 23 vjetet e tij të jetes në Shqipëri e kanë bërë të besojë edhe vetë se është sa amerikan aq edhe shqiptar.

Shqipja që flet ai është si kristal dhe pa asnjë anësi dialektore. Ai para pak kohësh ka prezantuar në Ambasadën Shqiptare në Londër librin e Marin Barletit RRETHIMI I SHKODRËS të cilin ai e ka përkthyer në gjuhën angleze. Ai ka themeluar edhe Institutin e Studimeve Shqiptaro Protestante ne Tirane.

Davidi më kërkoi ti bëja një nder: Ta shëtisja tek monumenti i Skënderbeut ne Londer. Ishte një kënaqësi e madhe ta bëja këtë me të cilin bëmë edhe foto.
Falemnderit David, për gjithçka që bën për kombin shqiptar!
Proud to be Albanian