Koncert me muzike klasike ne King’s Place, ne Londer ne 102 vjetorin e Shtetit Shqiptar. Me pjesmarrjen e sopranos Inva Mula, pianistit Genc Tukiçi dhe shume artisteve te tjere shqiptare dhe britanike.
Për këtë veprimtari promovuese – artistike, pas edicionit të parë të vitit 2013, është punuar thuajse një vit duke arritur të sjellë në Londër artistë të shquar shqiptar të skenës botërore:
1. Inva Mula, soprano
2. Genc Tukiçi, pianist
3. Mariela Cingo, piano dhe Eljon Vejsiu, violinë, dy instrumentistë të njohur në Londër,
4. Roxana Panufnik, kompozitore e njohur britanike që ka kompozuar “Katër Stinët e Botës” ku “Vjeshta” është bazuar në motive të muziës tradicionale shqiptare,
5. Peter Sheppard Skaerved, violinist i famshëm anglez, cili luajti pjesë nga kompozitori i mirënjohur shqiptaro – britanik z. Thoma Simaku. Pjesa që u luajt ishte bazuar dhe frymëzuar, në tingujt e çiftelisë.
6. Melina Karagianni, pianiste shqiptare e cila studion në Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër.
7. Koncerti u nderua edhe me pjesëmarrjen e z. Robert Wilton, novelist britanik dhe aktualisht zv. Shef i Pranisë së OSBE-së në Tiranë. Z. Wilton është i pasionuar pas letërsisë dhe gjuhës shqipe dhe ka përkthyer shumë poezi nga shqipja në anglisht. Në koncert ai solli në anglisht tre poezi nga Naim Frashëri, Jeronim de Rada dhe Ismail Kadare. Z. Wilton solli shkurt për audiencën edhe nje opinion për gjuhën dhe poezinë shqipe, si shtrati para indeo-europian gjuhësor i kontinentit.
8. Programi u shoqerua me video projeksion të përgatitur nga z Renis Tershana, enkas për këtë aktivitet, si dhe video klipi i dërguar nga Ministria e Kulturës për promovimin e turizimit shqiptar.