PROMOVIM I LIBRIT REALITETE SHQIPTARO–BRITANIKE

PROMOVIM I LIBRIT REALITETE SHQIPTARO – BRITANIKE NË AMBASADËN BRITANIKE NË TIRANE

mal2

Në mjediset e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, me ftesë dhe nën kujdesin e Ambasadorit Britanik në Tiranë, ShT z. Nicholas Cannon, sot me dt 26 Janar 2016, pata rastin të promovoj librin “REALITETE SHQIPTARO – BRITANIKE”. Një sallë e mbushur plot, me një audiencë nga më të larmishmet, ndoqi me kureshtje një përmbledhje të ilustruar të librit me projeksion. Pjesmarrja e liderit historik të së djathtës shqiptare Dr Sali Berisha, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta, Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, Kryetares së Komisionit të Mardhënjeve me Jashtë në Parlamentin Shqiptar, zonja Arta Dade, ish kryeministri Tshqiptar z. Pandeli Majko, Ambasadorit të Shtetit të Izraelit në Tiranë, Sh.T z. Boaz Rodkin, Ambasadorit të OSCE z. Florjan Raunig dhe zevendësit të tij z Robert Wilton, Ambasadorit të Republikës së Kosovës Sh.T z. Ramiz Lladrovci si dhe shumë studjuesve, profesorëve, diplomatë në karrjerë dhe jashtë karrjerës, dashamirësve dhe shkrimtarëve, pjestarëve të familjes time si dhe miqeve e shokëve e beri ate shume interesante.. Mbrëmja e sotme promovuese tregoi se vlerat e kombit, po të evidentohen me dashuri e përkushtim arrijnë të tejkalojnë vijat e ndasive politike.
Falenderoj me zemër zonjën Alice Cannon, zonja e Ambasadorit, për mikëpritjen. 
Proud to be Albanian