1358 ditë në Londër, si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar
Të dashur miq!
Pas 1358 ditësh në Londër, si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar erdhi koha që të kthehem në atdhe. Me këtë rast dua të falenderoj tërë bashkëatdhetarët, miqtë, shokët, drejtuesit e shoqatave, aktivistët, kolegët diplomatë të Ambasadës për ndihmën që më kanë dhënë për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të nderuar. Me këtë rast ju njoftoj se:
Me datën 30 tetor 2015 do të bëhët promovimi i dy librave kushtuar Bashkësisë Shqiptaro – Britanike:
• REALITETE SHQIPTARO – BRITANIKE – Histori, Diplomaci, Kulturë…
• 1358 DITË NË LONDËR – Kronikë e Veprimtarive Diplomatike të Ambasadës në Londër
Në Program:
1.- Kronikë e Veprimtarive të Ambasadës Shqiptare në 1358 ditë;
2.- Ekspozitë fotografike e veprimtarive të Ambasadës në bashkëpunim me shoqatat shqiptare;
3.- Numra muzikorë të intepretuar nga artistë shqiptar me banim në Londër;
4.- Diskutime të lira rreth librave dhe autorit;
5.- Koktej.
Ora: 18.00 per 18.30
Vendi: Regent University, London Inner Circle, Regent Park NW1 4NS.
Ftohen pjestarët e Bashkësisë Shqiptaro – Britanike, diplomatë, antarë të Anglo Albanian Association, miq të Ambasadës, intelektualë, etj.