1610 – RICHARD KNOLLES Një histori e tërë e shqiptarëve, brenda një historie tjetër

 1610 – RICHARD KNOLLES

Një histori e tërë e shqiptarëve, brenda një historie tjetër


NGA MAL BERISHA


[1] Kjo është foto e marrë nga kopertina e librit origjinal, botuar në vitin 1610, i cili ruhet në rezidencën e Ambasadorit turk në Londër.

Richard Knolles ka qenë një historian i famshëm anglez. Mendohet se ka lindur në vitin 1540 në Northamtonshire dhe ka vdekur në vitin 1610. Ai kishte studiuar në Kolegjin Linkoln, në Oksford.

Knolles i ka shkruar librin ”Historia e përgjithshme e Turqve”, botuar për herë të parë në vitin 1603 dhe për herë të dytë në vitin 1610. Më pas libri është ribotuar disa herë deri në vitin 1700. Çështja e turqve në atë kohë, në Europë, ishte bërë temë shumë tërheqëse. Nga viti 1501 deri në vitin 1550, për ta janë botuar thuajse 1000 libra në mbarë Europën. Megjithatë libri i Richard Knolles-it mbetet si e para kronikë e bazuar për aspektet ushtarake dhe politike të Perandorisë Osmane, e shkruar në gjuhën angleze.

Historitë e mëparshme për Turqinë janë shkruar në latinisht dhe nuk janë aq të njohura. Ai ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në përkthimin nga latinishtja të origjinalit të Camden-it, të cilin e ka quajtur “Bretannia”.

Ky libër gjendet në librarinë Bodleian në Universitetin e Oksfordit. Në librin në fjalë[2] jepen dy prej historive më interesante të mesjetës që kanë të bëjnë me shqiptarët: Njëra është Historia e Luftës së Kosovës, 1389, aq shumë e përvetësuar nga serbët si një betejë thjesht midis turqve dhe serbëve, ku shqiptarët përjashtohen tërësisht. Richard Knolles-it e përshkruan atë si “një betejë ku u ndeshën një koalicion i përbërë nga të krishterët, hungarezë, kroatë, shqiptarë, boshnjakë e serbë dhe në anën tjetër turqit osmanë”.

Ndërsa tjetra është Historia e Skënderbut. Në të gjithë kapitujt e librit flitet për sulltanët osmanë dhe paralel me ta princët dhe mbretërit e krishterë bashkëkohës në Europë. Ai e fillon rrëfimin e tij me Sulltanin Ertuğrul dhe e mbyll me Sulltan Mehmetin e Tretë.

Interesante është periudha e viteve (1443–1468)[3]


[1] Kjo është foto e marrë nga kopertina e librit origjinal, botuar në vitin 1610, i cili ruhet në rezidencën e Ambasadorit turk në Londër.

[2]The general Historie of the Turkes from the first beginning of that nation to the rising of the Othoman familie: Ky është titulli në original i librit tashmë 405-vjeçar.

[3]Scanderbeg prince of the Epirots, vnto Vladislaus king of Hvngarie and Polonia. Faqe 745

[4] Këtë libër kam patur rastin ta shoh dhe fotografoj më datën 10 prill të vitit 2015 në rezidencën e Ambasadorit Turk në Porltand, në Londër, z. Abdurrahman Bilgic. Më pas arrita të siguroja një kopje elektronike, e cila përbën edhe materialin faktik të përdorur për këtë pasazh libri.