1814 – CHARLES COCKERELL Arkitekti i Katedrales së Shën Palit dhe Kryearkitekti i Mbretëreshës Viktoria

 1814 – CHARLES COCKERELL

Arkitekti i Katedrales së Shën Palit dhe Kryearkitekti i Mbretëreshës Viktoria


NGA MAL BERISHA


Travels in Southern Europe

“Pamja natyrore, megjithëse nuk është aq e bukur sa duhet
në dimër, është më se e bukur dhe banorët janë një racë
 e mrekullueshme – jo aq të pashëm por të guximshëm
 dhe energjikë”.

Charles Cockerell (1788–1863) ka qenë drejtuesi i punimeve arkitekturore të Katedrales së Shën Palit në Londër, President i Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë dhe një ndër arkitektët e stilit gjeorgjian të Londrës. E megjithatë ai i kushtoi udhëtimeve plot 7 vjet më 1810-1817 në vende të ndryshme përfshirë edhe Shqipërinë. Shënimet e udhëtimit të tij u botuan në vitin 1903. Midis përshkrimeve të tij më të bukura është ky i mëposhtmi:

“Artistikisht nuk di të kem fituar aq shumë, por nuk më vjen keq për kohën që kalova në Shqipëri. Pamja natyrore megjithëse nuk është aq e bukur sa duhet në dimër, prapëseprapë është mëse e bukur dhe banorët janë një racë e mrekullueshme – jo aq të pashëm, por të guximshëm dhe energjikë.

Me një thikë, një pistoletë në brez dhe pushkën në krah shqiptari fle fare mirë në qiell të hapur me kokën e vendosur mbi një gur dhe me xhaketën mbi fytyrë. Sa për Ali Pashain, ai do të kujtohet për atë që arriti, duke qetësuar vendin nga gjendja kaotike, ndërtoi rrugë, fortifikoi kufijtë, vuri nën zap kusarinë dhe e bëri Shqipërinë një fuqi të njëfarë rëndësie në Europë”.