AMIRA UKAJ – MODELI I FËMIJËS SË SOTËM TË TALENTUAR SHQIPTAR

AMIRA UKAJ – MODELI I FËMIJËS SË SOTËM TË TALENTUAR SHQIPTAR
(Qoftë për vendin e saj, Shqipërinë!)


 
NGA MAL BERISHA
 
Në fillim të vitit 2020, gjatë një serie prezantimesh rreth figurave të shquara të botës anglo – amerikane, që i kushtuan jetën Shqipërisë, organizuar në sallën e “Fondacionit Ivanaj”, në Tiranë, u shfaq edhe një vajzë e vogël, e quajtur Amira Ukaj.
Përpara një audience të gjërë, ku flisnin ish – ministra, ish – ambasadorë, artistë të Akademisë së Arteve, aktorë dhe muzikantë shumë të njohur, ajo recitoi një vjershë të Herman Bernstein – it me titull: “Legjenda”.
Interpretimi i saj ishte sa mbreslënës aq edhe i veçantë dhe original. Ajo shpalosi një lloj emfaze të veçantë, një kantilenë të bukur fëmijnore dhe një farë interpretimi ku spikaste impenjimi i një fëmije, e cila la një përshtypje që do të mbahet mend gjatë.
Nuk vonoi shumë dhe tërë botën e pllakosi pandemia. Vështirësive të pandemisë nuk do t’i shpëtonte dot Shqipëria jonë e vogël. Aq më pak do t’i shpëtonin të vegjëlit e Shqipërisë. Secili prej nesh e përjetoi atë në mënyrën e vet: Shumëkush me frikën nga infektimi dhe stresin nga izolimi. Le të mos flasim për tragjeditë që solli pandemia, me humbjen e shumë jetëve njerëzore, e natyrisht me dramat familjare dhe dhimbjet njerëzore.
Në atë periudhë izolimi shumë njerëz iu nënshtruan fatit dhe kaluan në pasivitet. Të tjerë iu nënshtruan rregullave dhe mbijetuan. Kishte nga ata që izolimin e shfrytëzuan për të bërë punë të mira dhe madje për të shkruar libra.
E tillë ishte Amira Ukaj.
E mbyllur në shtëpi, thuajse e ngjashme me Ana Frankun edhe pse të ballafaquara me armiq të ndryshëm, ajo gjatë muajit mars – qershor, 2020, shkroi librin:
“DITAR – ‘DITËT E COVID -19’’.
Në atë libër Amira përcolli ndjesitë e një fëmije në izolim për atë periudhë kohore. Pastaj me mbështetjen e prindërve të saj ajo e botoi atë me 50 ese të shkurtëra që reflektonin ndjesitë e një fëmije në ato kushte kur bota ishte e tëra e shokuar dhe mediat jepnin pa pushim numra të frikshëm infektimesh dhe vdekjesh. Në përceptimin e saj bota ishte vërtetë e kërcënuar por ajo shprehte një optimizëm i cili nuk mund të konsiderohet naiv përkundër moshës së saj.
Në atë kohë, disa qendra televizive si ABC News, RTSH, A2 CNN, TOP CHANNEL, SCAN TV, ALB UK LONDON, etj, e intervistuan Amirën e vogël. Çiltërisa më të cilin ajo fliste, termat që përdorte, njohuritë që kishte dhe lirshmëria me të cilën bisedonte, ishin përshtypjelënëse. Nuk ishte e vështirë për shikuesin të kuptonte se kishim të bënim më një fëmijë të talentuar, të edukuar dhe shumë kërkues ndaj vevetes. Në fakt ajo dallohej menjëherë se ishte një produkt i një kombinacioni midis talentit të dhënë nga natyra dhe punës sistematike që e ëma, Fatma Selimaj, edhe ajo një mësuese e mirënjohur, kishin investuar në të.
Shqipëria u hap ngadalë dalë nga Pandemia e po ashtu edhe veprimtaritë ndërkombëtare filluan të zhvilloheshin, ndonëse në kushtet e distancës.
FITUESE E ‘’ KANGAROO 2021’’
Kështu Amira konkuron në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës e njohur me emrin ‘’ Kangaroo 2021’’ e cila organizohet më pjesmarrjen e 75 vendeve të botës. Kjo olimpiadë është një garë matematike me shumë zgjedhje e cila duhet të realizohet brenda 90 minutave për nxënësit nga klasa e parë deri në atë të dymbëdhjetën. Për nxënësit e klasave të para deri tek e katërta, jepen 24 pyetje ndërsa për ata të klasave të pesta deri në të dymbëdhjetën jepen 30 pyetje.
Amira doli fituese e garës me një pikavarazh shumë të lartë.
FITUESE E OWLYPIA 2021
E inkurajuar nga suksesi në “Kangaroo”, Amira u rregjstrua në konkursin tjetër ndërkombëtar të njohur me emrin OWLYPIA 2021. Aty marrin pjesë nxënës nga të gjitha vendet e botës. Qendrat e saj janë në Mbretërinë e Bashkuar, në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara.
OWLYPIA – Sfida Intelektuale në Mbretërinë e Bashkuar është një konkurs ndërkombëtar për nxënësit e moshave 9 – 18 vjeç. Fituesit në këtë konkurs akademik, stimulues dhe emocionues, përjetojnë shpirtin e OwlypiaGlobalis gjatë 4 ditëve aktivitetë cilat zakonisht zhvillohen në Britaninë e Madhe.
Dhe ja ku vjen përsëri suksesi: Amira bëhet fituese e këtij konkursi ku morën pjesë nxënës nga e tërë bota
MEDALJE BRONXI, PËR LITERATURË DHE KULTURË
Më pas ajo merr pjesë në konkursin për Literature dhe kulture, për moshat 9 -11 vjeç. Aty ajo fiton Medalje Bronxi, duke u kualifikuar për në fazën e dytë të konkursit,
OWLYPIA GLOBAL ROUND e cila do të mbahet me data 14-16 gusht 2021.
Ky konkurs mat zgjuarsinë, inteligjencën, memorien, fantazinë, shkathtësinë dhe imagjinatën e fëmijës. Literatura, e cila është e gjitha në gjuhën angleze, duhet te përvetësohet brenda një kufiri kohor prej 3 javëve. Për të marrë pjesë në këtë konkurs pjesmarrësi duhet të lexojë një libër me 277 faqe. Po ashtu ai/ajo duhet të lexojë dy artikuj me përmbajtje filozofike, të lexojë jetëshkrimin dhe veprimtarinë e dy njerëzve të shquar në fusha të ndryshme. Nxënësi duhet të shohë dhe të riprodhojë përmbajtjen dhe mesazhin e dy filmave dhe të dëgjojë dy fjalime. Nga tërë kjo literature, nxënësit i kërkohet që konkurenti të mbajë mend detaje, përsonazhe, data, ngjarje, të nxjerra mesazhe etj.
Parakushti kryesor për të aplikuar në Owlypia Global është që nxënësi të marrë një medalje ose një mirënjohje online. Duke marrë pjesë në konkurset Owlypia në pesë fusha të ndryshme lëndësh, intelektualët e rinj ndajnë idetë e tyre krijuese, zhvillojnë aftësitë e tyre akademike multi-disiplinore, tregojnë potencialin e tyre, ndërtojnë vetëbesimin, zhvillojnë aftësi bashkëpunuese për punë ekipore dhe krijojnë miqësi të reja. Owlypia ka pesë lëndë, të cilat janë: Shkencat Sociale, Arti dhe Dizajni, Letërsia dhe Kultura, Shkenca & Teknologjia, Ekonomia dhe Biznesi.
FITUESE E VENDIT TË PARË NË “KANGOROO LINGUISTIC”
Amira nuk ndalet asnjëherë në dëshirën e saj për të fituar sa më shumë dijeni dhe për të sfiduar veten në konkurse dhe Olimpiada Ndërkombëtare. Olimpiada e radhës që ajo zhvilloi ishte me datën 12 qershor 2021. Amira merr pjesë edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare ‘’Kangaroo Linguistic’’, ku del fituese me pikët maksimale, duke u rradhitur në vendin e parë. Kjo Olimpiadë zhvillohet në të gjitha vendet e botës, ndërsa në Shqipëri u zhvillua për herë të parë këtë vit.
QOFTË PËR SHQIPËRINË!
Fëmijë të tillë shqiptarë premtojnë për një të ardhme të ndritur të Shqipërisë tonë të dashur, por…vetëm nëse atdheu iu krijon kushte të mësojnë, jetojnë dhe kontribuojnë për të. Përndryshe ata janë përherë “gjahu” i të tjerëve që i plotësojnë kushtet për ta.
 
Mal Berisha