Atentat ish-presidentit Donald Trump – I ftuar në studion e RTSH 24 diplomati Mal Berisha


Atentat ish-presidentit Donald Trump – I ftuar në studion e RTSH 24 diplomati Mal Berisha



Atentati ndaj Donald Trump ka tronditur jo vetëm Amerikën, por të gjithë botën. Fatmirësisht, ish-presidenti i shpëtoi atentatit me vetëm një lëndim në vesh, ndërsa ngjarja ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me arsyet e këtij sulmi. Në studion e RTSH24, diplomati Mal Berisha “fajësoi” polarizimin politik. Sipas tij, atentati ndaj Trump erdhi si produkt i etiketimit të tij si një njeri i rrezikshëm për Amerikën. “Polarizimi politik është një element që po shfaqet shumë në SHBA, por jo vetë, në Francë polarizimi ka sjellë një qeveri inkonkluzive, e ka sjellë Francën në atë që nuk janë në gjendje të formojnë një qeveri. Etiketimi i kundërshtarit politik si ekstremist i djathtë, nazistë, një masë e madhe njerëzish u frikësuan shumë dhe u zhvendosën, kjo nuk sjell ndonjë të mirë për popullin. Polarizimi i jashtëzakonshëm politik në SHBA, ka sjellë atë. Nëse pompohet me forcë të madhe propagandistike një popull dhe i thuhet se ai që kandidati që do të vijë në pushtet është ai që do të shkatërrojë demokracinë, atëherë në zinxhirin e miliona njerëzve që e dëgjojnë çdo ditë, diku këputet zinxhiri. Mendoj se kjo tentativë për ta vrarë Trump është krejt produkt i etiketimit të tij si njeri i rrezikshëm për Amerikën”, tha ai. Sipas Berishës, kjo ngjarje pritet të ketë efekt pozitiv tashmë në fushatën e Trump, ndërsa diplomati e sheh atë fitues pas kësaj beteje. “Tentativa për ta vrarë Trump do të kthehet në një efekt në kundërt, ne e pamë si qëndroi pas atentatit, nuk e dorëzoi veten. Ata njerëz që kanë qenë skeptikë ose të pavendosur, mund të zhvendosen drejt Partisë Republikane. E shoh Donald Trump një fitimtar pas kësaj beteje”, theksoi ai.

Kliko ketu per te pare videon….