ÇMIMET E GAZETES DIELLI PER KONKURSIN E 110 VJETORIT
– NJOFTIM ZYRTAR I JURISË PER NDARJEN E ÇMIMEVE TË KONKURSIT PËR 110 VJETORIN E GAZETËS “DIELLI” –
Në darkën e organizuar me 6 Prillt 2019 kushtuar 110 Vjetorit të Gazetës “DIELLI” u shpallën fituesit e Konkursit organizuar nga VATRA & Redaksia e DIELLIT me rastin e 110 vjetorit, ku morën pjesë 52 autorë, me esse, artikuj studimorë, reportazhe, libra për Editorët e VATRËS, libra historikë, Monografi, poezi etj etj. I falenderojmë të gjithë pjesmarrësit dhe e vlerësojmë shumë angazhimin e tyre. Pas seleksionimit për shkak të kritereve të paravendosura,u përzgjodhën 27 prej konkuruesëve për t’iu nënshtruar gjykimit përfundimtar të Jurisë për çmimet. Juria votoi në mënyrë të fshehtë gjatë takimit përfundimtar ditën e premte në Hyatt Grand Hotel në Manhattan.I falenderojme te gjithe anëtarët e Jurisë për angazhimin maksimal.
Juria e perbere nga: Dalip Greca – Kryetar; Merita B. McCormack-nenkryetare; Bujar Skendo sekretar; dhe anëtarë: Idriz Lamaj, Alfons Grishaj, Rafaela Prifti, dr. Arjeta Ferlushkaj, vendosi qe me shumice votash te vleresoje me çmime:
1- Çmimi i Gazetës “DIELLI” për Reportazhin më të Mirë” iu dha z. Mal Berisha”DIELLI QË NGROH VATRËN” dhe gazetarit Sinan Kamberaj”NË SHTËPINË E EDGAR POE-KORBI-NOLI”.
Konkurentë për të fituar çmimet nga autorët e seleksionuar ishin edhe: Agron Alibali për Studimin” MEHMET KONICA , BURRË SHTETI, DIPLOMAT I SHQUAR “, Muharrem Shqarri për librin “Miku i Shqiptarëve Aubrey Herbert”, Donika Omari për librin kushtuar editorit të DIELLIT Bahri Omarit, Prof. Skënder Blakaj për studimin: “Skënderbeu” i poetit amerikan Henri Longfellou në shqipërimin dhe misionin patriotik të Fan S. Nolit- , Meri Lalaj për” Qiri për shpirtin Tënd- Andon Frashëri”, Gladiola Busulla për “Intermexo me Konicën për shqiptarët”, Keze Kozeta Zylo për ” Shën Noli dhe Gjuha shqipe- e ëmbel si qumështi i nënës”, Gani Vila për punimin” Vatra, e ardhmja e Lobit shqiptar te Amerikës- një analizë programatike”, si dhe autorët: Mimoza Hysa, Alma Liço, Reshat Kripa, Xhylie Ibrahimi, Luan Çipi, Luan Kalana, Qebir Hoxha, Abdurrahim Ashiku e të tjerë. Një falenderim i veçantë shkon për poetët që na dërguan poezitë e tyre për Konkursin: Carrie Hooper, Namik Selmani, Fuat Memelli, Neki Lulaj e te tjere. Për arsye se në Konkursin e shpallur nuk përfshihej poezia, Juria e pa të arsyeshme që të mos jepte çmime për poezinë më të mirë.Ato, ashtu si dhe shumVatra, e ardhmja e Lobit shqiptar i Amerikës, një analizëprogramatike prej punimeve nVatra, e ardhmja e Lobit shqiptar i Amerikës, një analizëprogramatike gjinitVatra, e ardhmja e Lobit shqiptar i Amerikës, një analizëprogramatike e tjera do të botohen në faqet e DIELLIT.
Faleminderit!