NGA MAL BERISHA
Në përvjetorin e 70 – të të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kam patur nderin të botoj një artikull për një figurë vërtetë legjendare, Cucë Avdylja – Ulaj, bijë e Malësisë së Gjakovës e martuar në Vuthaj të Plavë e Gucisë.
Në atë kohë të ishe punonjës i thjeshtë kulture në një zonë periferike dhe të botoje një artikull në një gazetë me emër, siç ishte Zëri i Rinisë, konsiderohej sukses.
Pas afro 39 vitesh, botuesi i “Gazetës së Alpeve”, shkrimtari dhe gazetari i mirënjohur tropojanë, z Ramiz Lushaj, e solli në faqet e kesaj gazete atë shkrim, të cilin po e vendos në këtë postim.
Falenderoj Gazetën e Alpeve dhe z. Lushaj për nderin që më bënë.
Proud to be Albanian from Tropoja!