“DO T’I THOJA LAJCAKUT TË JEPTE DORËHEQJEN SEPSE VJEN NGA NJE SHTET QE NUK E NJEH KOSOVEN”
Mal Berisha
Të dashur miq!
Ministërja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, zonja Donika Gërvalla-Schwarz ka bërë një deklaratë, të cilën po e postoj më poshtë. Ajo shkon tërësisht në një linjë me atë që i pata thënë gazetares Jeta Xhara tek
Kallxo.com me datën 23 tetor 2023, në lidhje me veprimtarinë anti – kosovare të Mirosllav Lajcak – ut.
Jam i kënaqur që drejtuesit e Kosovës i tregojnë vendin këtyre diplomatëve të cilët kanë në agjendën e tyre veprime të cilat shkojnë në dëm të çështjes tonë kombëtare.
Sipas dëshirës, ju lutem ndiqeni in==tervistën time, e cila është vetëm 2 minuta dhe 37 sekonda.
Deklarata e Ministres Gërvalla!
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se ndërmjetësi për dialog Miroslav Lajçak është i dështuar.
“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, tha ajo për RTK.
Sipas saj, premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerën as 24 orë, derisa ka shkuar Lajçaku në Beograd.
“Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se nuk e fsheh se drafti i Asociacionit nuk është i mirë.
Ajo tha masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, janë jo vetëm të padrejta, por totalisht të pakuptueshme….
…………………………………………………………………………..