Dr. Paulin Marku: “Ambasador i pushtetit te bute”, si një udhërrëfyes për diplomatet e rinj

“Ambasador i pushtetit te bute”, si një udhërrëfyes për diplomatet e rinj

Dr. Paulin Marku


Libri qe po prezantojmë sot, “Ambasador i Pushtetit te Bute” me autor z. Mal Berisha është një libër shume i rëndësishëm dhe shërben edhe si një udhërrëfyes për diplomatet e rinj dhe te karrierës, gjithashtu edhe për studiuesit, albanologet, profesorët, polititologet, gazetaret dhe me gjere. Jemi mësuar te lexojmë, libra, ditare, shënime e dokumente diplomatike me autorësi kryesisht te huaj, ndërsa sot kemi ne dore një libër te te një diplomati te larte shqiptar.
Ne këtë libër autori është treguar i kujdesshëm dhe mjaft detajis qe te përshkruaj punën dhe rolin e një diplomati, qëndrimin dhe momentin e duhur se kur duhet te te ndërhyje një diplomat për çështje te caktuara, qe cenojnë apo dëmtojnë imazhin e atdheut. Libri trajton nje game te gjere te aktiviteteve te shërbimit diplomatik qe nga udhëtimi i tij drejt Stambollit, te aktiviteteve diplomatike, kulturore dhe artistike, ku një vend te rëndësishëm zënë përkushtimi ndaj atdheut dhe çështjes se Kosovës e deri ne largimin e tij si diplomat.
Gjate kësaj periudhe veprimtaria e z. Berisha nuk ishte vetëm ne kampin diplomatik por dhe ne atë human, kulturor dhe shoqërorë. Këtu do te shtoja se është pikërisht ajo pjese qe e karakterizon autorin Berisha si njohës shume i miri i artit, kulturës dhe te çështjeve historike, për te cilat, Ai nuk reshti se promovuari kulturën dhe artin shqiptar qe nga Turqia, Britania e Madhe e deri ne Amerike.
Ambasador Berisha ishte jo vetëm promovues i vlerave kombëtare por dhe organizator i takimeve e shkëmbimeve te aktiviteteve te ndryshme. Nder te tjera, me tërhoqi vëmendjen lobimi i z. Mal Berisha ne mbrojtje te çështjes se Kosovës. Gjate qëndrimeve publike, ne mediat vizive dhe te shkruara, si edhe ne libër qe po prezantojme sot, z. Mal Berisha ka shfaqur ndjenja te thella atdhetarie dhe përkushtim te madh ne kauza te ndryshme qe lartësojnë shqiptarinë dhe vlerat e kombit tone te lashte.
E ceka këtë teme se ashtu sic ka vepruar me pare edhe ne këtë libër autori i dedikon një kapitull te veçante ne kreun e II “Ne Amerikën mike për çështjen e Kosovës”. Kauza e Kosovës ka prekur çdo shqiptar nga cdo cep i globit, po ashtu dhe kontributi ka qene i jashtëzakonshëm, përfshirë këtu edhe Federatën Vatra, të cilët luftuan me çdo mjet dhe me çdo mundësi që sot të kemi një Kosove te Lirë dhe të Pavarur. Ndaj, një prej tyre është edhe Z. Mal Berisha qe loboi me intelektuale dhe personalitete te larta si Benjamin Gilman, Joseph Dioguardin, John McCain, dhe shume personalitete te tjerë, i cili me profesionalizmin e tij, intelektual e diplomatik ka dhenë kontribut te çmuar për çështjen Kosovës. Padyshim, qe Shtetet e Bashkuara te Amerikës janë një vend strategjik dhe partner i palëkundur i shqiptareve qe kane dëshmuar qysh ne Konferencen e Paqes ne Paris me presidentin Wilson deri ne rastin e fundit me Pavarësinë e Kosovës ne 2008.
Gjithashtu, autori sjell ne vëmendje te lexuesit aktivitetet e tij diplomatike ne Londër dhe takimet e zhvilluara me personalitete te larta te Britanisë se Madhe dhe te tjerë te fushës se artit dhe kulturës për promovimin e vlerave tona kombëtare, si dhe takimet me komunitetin shqiptar ne Britaninë e Madhe.
Për te mos u zgjatur dhe mos te ju marr me kohe do te thoja se libri i ambasador Mal Berisha është një skice e mendimit diplomatik, nje qasje e rëndësishme ne përshkrimin se si duhet te jete një ambasador për te ngritur marrëdhëniet diplomatike por edhe kulturore, artistik dhe kombëtare.
Ky libër përmbush te gjitha kriteret dhe virtytet e një ambasadori te denje për te përfaqësuar dhe mbrojtur vlerat dhe interesat kombëtare.
Ajo qe mbetet një vlere e shtuar për këtë libër eshte se përmbush plotësisht roli dhe pikëpamjet e nje diplomati me nje eksperience te gjate dhe te rendesishme ne diplomaci i cili plotësohet gjerësisht me aktivitetet te shumta kulturore dhe shoqërorë, ku me te drejte zen vend thënia e autori se “Asgjë s’duhet t’i shpëtojë syrit dhe veshit te diplomatit”.
Ne mbyllje i uroj suksese z. Mal Berisha dhe libri paste udhën e mbare, me sa me shume lexues dhe shpresojmë qe ne te ardhmen, do te kemi edhe libra te tjerë, “pse jo, dhe një libër “Politikani i Pushtetit te Bute” gjithmonë nëse kemi ndonjë politikan shqiptari te këtij niveli.
Suksese dhe shume faleminderit për vëmendjen!
 

Suksese te mëtejshme!!!


Dr. Paulin Marku