Falenderim Kongresmenit Eliot Engel dhe aktivistit Harry Bajraktari

Falenderim Kongresmenit Eliot Engel dhe aktivistit Harry Bajraktari

Nga data 31 gusht deri më 2 shtator 2016, Kongresmeni i njohur amerikan, mik i dashur i shqiptarëve, i shoqëruar nga aktivisti  i shquar i çështjes shqiptare z Harry Bajraktari, bënë një vizitë në Shqipëri. Gjatë atyre ditëve pata nderin dhe mundësinë e rrallë të merresha me organizimin e vizitës së tyre në Bashkinë e Lezhës e cila iu akordoi atyre titujt:

“Qytetar Nderi” për kongresmenin Engel, dhe

“Mirënjohja e Bashkisë së Lezhës” për z Bajraktari.

Kryetari i Bashkisë, Këshilli Bashkiak dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak u treguan shumë bujar jo vetem me titujt që iu akorduan musafirëve të nderuar por edhe me simbolikën që mbarti kjo veprimtari e organizuar ne mjedisin e Memorialit të Heroit tonë Kombëtar, Skenderbeg, në Lezhë. Fjalët e ndjera aq thellë nga të dy palët, veprimtaria kulturore artistike, panorama historike e qytetit e dhënë mjeshtërist në gjuhën angleze nga drejtorja e bibliotekës së qytetit, ballada e Gjergj Fishtës interpretuar nga sopranoja e qytetit dhe dekori historik e bënë veprimtarinë edhe më të bukur.

Siç ndodh me protokollin e një shteti serioz si Amerika, pas largimit në atdhe, musafirët dërgojnë letra falenderimi. Dy letrat që mora janë dy gurë të çmuar në memorien time të asaj ditë të mrekullueshme.

Falenderime për musafirët për nderin qe na bënë. Falenderime për Kryetarin e Bashkisë, z Fran Frrokaj, dhe nën/kryetaren, zonjën Alfrida Dedgjonaj si dhe artistët lezhjanë që e zbukuruan aq shumë atë ditë dhe nderuan jo vetëm qytetin e tyre të bukur por tërë Shqipërinë.