Nga MAL BERISHA
Me rastin e vitit të ri 2023, nga Prishtina më erdhi një “kartolinë ” e shkruar në 3869 faqe. Kartolina përbëhej nga një seri veprash letrare të shkruara dhe t ë botuara në 10 vëllime, në një hark kohor prej 60 vjetësh, nga gazetari, shkrimtari, intelektuali dhe miku im i shtrenjtë nga Kosova, Ibrahim Kadriu.Ai ka një opus të gjerë të krijimtarisë letrare me mbi 80 vepra. Pas dy viteve të punës si pedagog, më 1968 ka filluar punën e rregullt të gazetarit në të përditshmen “Rilindja”, gazetar e redaktor i kulturës dhe reporter i lirë. Në “Rilindje” ka punuar deri në dhjetor të vitit 1999 e më pas redaktor në të përditshmen “Zëri” ku punon edhe sot. Që nga fillimi i viteve të gjashtëdhjeta ai merret aktivisht me letërsi. Sot ai jeton dhe vepron ne Prishtinë.
