GËZUAR KRISHTLINDJET TË GJITHË BASHKATDHETARËVE TANË
SHQIPTARË KATOLIKË!
Nge Mal Berisha
Kam pasur privilegjin të vizitoj katedralen “Notre-Dame de Paris” tre herë, natyrisht përpara se të ndodhte zjarri shkatërrues. Ajo është ndërtuar në vitin 1345. Si çdo njeri dashamirës i trashëgimisë kulturore, ndjeva dhimbje të thellë për atë që ndodhi më 15 prill 2019, kur ajo u përfshi nga flakët. Ajo u rihap plotësisht për publikun më 7 dhjetor 2024, duke rikthyer shkëlqimin e saj të përjetshëm.
Atë ditë, kur u rihap, ndjeva emocion të thellë dhe shkrova një poezi, të cilën po e ndaj me ju sot.
Mbesa ime e dashur, Erinda Tila, ma kërkoi këtë poezi për t’ia kaluar një mikeshës së saj, Mimoza Marjanaku, aktore e teatrit Aleksandër Moisiu të Durrësit, e cila e inskenoi atë poezi në një formë artistike, dhe tani po e ndaj me kënaqësi me ju.
Gëzuar Krishtlindjet!
===================================
NOTRE DAME, NOTRE DAME DE PARIS
Notre Dame, Notre Dame de Paris,
Xhevahir i rrallë në mes të gjithësisë
Desh të humbëm bashke me:
Nëntë shekuj lavdie, kurorë të Bukurisë,
Emblemë evropiane e lashtësisë
Kryevepër e Artit dhe e Mjeshtërisë
Notre Dame, Notre Dame de Paris,
O Tempull lutjesh, strehë e Besimit,
O Maja e Fesë, Simbol i Krishtërimit!
Ah, një ditë u dogje, u bëre shkrumb e hi, si furrë,
Dhe lotët për ty u derdhën si uji në një gurrë.
Dhembja e vajtimi e përfshinë njerëzinë,
Botën e mbuloi dyshimi, mendja herezinë.
Por ja, u ngrite Altar’ i lartë sërish,
Edhe më qiellore,
Një vend i shenjtë lutjesh
Për brengat Njerëzore.
Notre Dame, Notre Dame de Paris,
Nëntë shekuj krenari, O Katedralja unike,
As luftërat botërore, as betejat historike,
As koha nuk të mposhti, as zjarri’ që dot s’e fike!
As Luigji I katërmbedhjetë, as Napoleoni nuk të harroi
Ishte i madhi Hygo që të përjetësoi,
Me Kuazimodon dhe Esmeraldën që t’i “dhuroi”!
Notre Dame, Notre Dame de Paris,
Sot, shndrit më shumë se kurrë më parë,
Llamburit me dritat e Shekullit të Ri ,
Sot ti je:
Më e bukur, më e re dhe më krenare,
Që botës së trazuar i thërret:
Ding dang – Ding Dang:
Me të Lartën tënde Kombanare:
Me tingujt e organos tënde:
Magjiplotë edhe Hyjnore,
Le të lutemi këtë natë Krishtlindjesh:
Për Paqë, Besim dhe sa më shumë:
Kliko ketu…
https://www.facebook.com/mal.berisha/videos/1600302620611856