Instituti i Kavajës, si u ngrit e para shkollë amerikane në Shqipëri

Instituti i Kavajës, si u ngrit e para shkollë amerikane në Shqipëri

Nga Blerina Goce – “Kur Shqiptarët të kenë një universitet, në të cilin do të vijnë studentë nga i gjithë rajoni i Ballkanit, unë besoj se problemi i Ballkanit do të zgjidhet”. Kështu do të shkruante në raportin e tij për Shqipërinë 100 vjet më parë, prof. Elmer E. Jones, Drejtor i Shkollës së Edukimit North-West University, në Evanston – Illinois, SHBA.

Këtë mision me shumë gjasë do ta përmbushte Instituti Amerikano-Shqiptar i Kavajës, i cili në 20 shtator shënoi 95-vjetorin e themelimit të tij.

Por cila është rëndësia e këtij institucioni dhe pse vlen të përkujtohet sot, gati një shekull pas krijimit të tij?!

Pikërisht, për të përkujtuar rëndësinë e këtij institucioni, si dhe për t’i vënë fre shkatërrimit në vazhdim të këtij institucioni, por edhe për të sjellë këto fakte historike me vlerë, që hedhin dritë edhe mbi raportet e Shqipërisë dhe SHBA dhe investimet amerikane në fushën e edukimit, në 20 shtator, në mjediset e “Tirana Ekspres” është shfaqur premierë dokumentari “Damnatio Memoriae”- Instituti Shqiptaro Amerikan i Kavajës, Near East Fondation, 1925 2020,  një realizim i artistit Dr.Shpend Bengu.

“Kjo nuk është një shkollë dosido. 100 vjet më parë, shteti shqiptar i kërkoi qeverisë amerikane një universitet. Mendohej të bëhej një projekt i ngjashëm me kampusin e Universitetit të North West, Ilinois, por që do të quhej “Universiteti Ballkanik” në Shqipëri, ku mendohej të përfshiheshin 10 mijë studentë të asaj kohe, të ardhur nga të gjitha vendet e Ballkanit, por edhe nga Lindja e Afërme, kryesisht jetimët, që kishin mbetur gjallë nga Lufta e Parë Botërore.

Fondet për këtë shkollë janë hedhur nga njeriu më i besuar i tij, shoku i tij i fëmijërisë dhe është pikërisht ai që është pas kësaj aventure të madhe”, shprehet mes të tjerash Bengu për Gazetën “Si”.

Në këtë premierë mori fjalën dhe studiuesi Mal Berisha, i cili është autori i biografisë së Charlees Telford Ericson, (themeluesit dhe presidentit të kësaj shkolle), si dhe artikujve të botuar në mediat shqiptare për ndërgjegjësimin e publikut shqiptar në lidhje me shembjen e ansamblit të kësaj shkolle.


Kliko keto per te lexuar artikullin….