Prej vitit 1908 deri më 2000, revista e famshme amerikane National Geographic ka botuar rreth dhjetë reportazhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të mbledhur nga diplomati dhe studiuesi Mal Berisha dhe të rrëfyera nga gazetari Durim Abdullahu në magazinën televizive COSMO, këta artikuj përcjellin përditshmërinë e shqiptarëve në vitet 1908, 1909, 1912, 1918, 1931, 1980, 1990 dhe 2000.