Qëllijmet e Kongresit ishin:
Nxitja dhe fuqizimi i bashkëpunimit mbarëkombëtarë pë zhvillim ekonomik, paqe, prosperitet dhe integrim të vëndeve tona amëtare në familjen Evropianei dhe fuqizimi i Diasporës Shqiptare për kontribim në zhvillimin ekonomik të gjithë trevave Shqiptare në Ballkane Gjuhës dhe pasurisë kulturore Shqiptare në Diasporëi Gruas Shqiptarë në këtë nismë madhore për të qënë forcë e madhe lëvizëse për zhvillim ekonomik, paqe dhe prosperitet
Në Konference morën pjesë Ambasadori i Shqiptarëve, i Dërguari me punë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e bashkuar, z. Mal Berisha së bashku me bashkëshorten e tijë Znj. Donika Berisha; Ambasadori i Republikës Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Z. Muhamet Hamiti; përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, zv. Kryeministrja Edita Tahiri; Parlamentarja e Republikës së Kosovës Dr. Flora Brovina; Z. Avni Dervishi, Këshilltarë i lartë politik për Bashkëpunim Ndërkombëtarë për Zv/Kryeministrin e Kosovës Z. Behgjet Pacolli; Z. Lulzim Dragusha, Këshilltarë i Ministrit të Diasporës në Republikën e Kosovës, Z. Ibrahim Makolli; Dr. Mirela Oktrova, Drejtoreshë e Televizionit Shqiptarë (TVSH), përfaqësues të Pushteteve Lokale të Kosovës dhe Shqipërisë.
Pjesmarrësit në Konferencë erdhen nga të gjitha trevat Shqiptare në Ballkandhe nga e gjithë Diaspora Shsqiptare.
Puna e Konferencës u hap me 2 Mars ne darkë, me takimin ‘Rrjet Biznesi’, ku u krijua mundësia e shkëmbimit të ideve të ndryshme në grupe apo me 1-1, u krijua mundësia e krijimit të rrjeteve më të gjëra njohjesh mes pjesmarrësve nga shtete të ndryshme dhe atyre që jetojnë në Angli.
Me 3 Mars ishtë dita programit të ngjeshur të Konferencës, ku u mbushën sallat e hotelit ku u mbajt Konferenca me Shqiptarë nga anë e mbanë bota duke krijuar nje miniature të bukur dhe lartësuar Shqiptare, dhe nuk ishte vetëm konferenca e Gruas Shqiptare, por platforma e bashkepunimit gjithëpërfshirës kombëtarë Shqiptarë.
Konferenca u hap me mirëseardhjen e ngrohtë nga Znj. Lida Rragami, Presidente dhe Themeluese e Albanian Women Network (Organizata e Gruas Shqiptare) dhe organizatorja e këtij aktiviteti. Pastaj u pasua me prezantimin e Znj. Rragami me temën: “Krijimi dhe Fuqizimi i Bashkëpunimit Mbarëkombëtarë për zhvillim ekonomik dhe për integrim në familjen Evropiane – Elementët e domosdoshëm të suksesit dhe rekomandimet përkatëse.”
Znj. Rragami e hapi prezantimin e sajë me një përmbledhje të gjëndjes së ekonomisë Globale, situata sot dhe pozicioni që zë Shqipëria dhe Kosova në këtë sfidë. Ajo u perqëndrua në faktin që ndonëse po bëhen investime nga bota në Shqipëri dhe Kosovë, përsëri nuk janë në nivelin që duhej të ishin duke patur parasysh pozicionin gjeografik, potencialin turistik dhe pasuritë natyrore të vendeve tona.
Znj. Rragami theksoi dhe analizoi faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe të rritjes së mundësive investuese siç janë: Bashkëpunimi mbarëkombëtarë, Diaspora Shqiptare, Fuqizimi i Gruas dhe pjesë e pandarë puna e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.
Ajo theksoi se pa një bashkëpunim mbarëkombëtarë me frymën e shëndoshë, pa një platformë globale nuk ka bashkëpunim të sukseshëm. Ajo theksoi se bashkëpunimi duhet të jetë në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe ekonomike.
Znj. Rragami lançoi dhe prezantoi këtë platformë globale, që do jetë pika dhe ura lidhëse mes gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen, do jetë hub dhe mjeti mundësues për bashkëpunim, fuqizim rrjeti per zhvillim ekonomik dhe investime: “Shqiptarët për Ndryshim dhe Integrim” (Albanian for Change and Integration – ACI), tashmë e ligjëruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne proçes të hapjes së nën-degëve në Diasporë (mbi 10 shtete përfhsirë këtu të gjitha trevat Shqiptare në Ballkan). Kjo platformë do mbulojë hallkat shoqërore dhe ekonomike të bashkëpunimit dhe do jetë pika lidhëse globale për gjithë Shqiptarët për të nxitur zhvillimin ekonimik, shkëmbim ideshë dhe projektesh, për të mundësuar replikimin e modeleve të sukseshme dhe pozitive në vendet e tjera, pa dallim kufinjësh apo largësish gjeografike.
Zj. Rragami u ndal gjatë në Diasporën Shqitare, duke theksuar se ajo është një ndër elementët kyç të suksesit të shvillimit ekonomik dhe prosperitetit të Shqipërisë, Kosovës dhe gjitha trevave të tjera Shqiptare në Ballkan. Ajo theksoi se Diaspora është në dy kategori: brezi i lindur dhe rritur në trojet Shqiptare dhe brezi i ri (femijët e brezit të parë). Brezi i dytë i Diasporës është ai që kërkon investimin tonë që të ruajmë gjuhën dhe atdhedashurinë, pasi ata do jenë investitorë të fuqishëm në Ballkan pas 5-10 vite, dhe të ruhen si qënësi kombëtarë, ndonëse në diasporë.
Përsëri në pjesën e Diasporës, Znj. Rragami theksoi se e vetmja mënyrë që të ketë një bashkëpunim sa më efektiv dhe frytdhënës mes Diasporës dhe Dikastereve të Diasporës në Shqipëri dhe Kosovë është që të ketë tryeza të rumbullakëta bisedimesh dhe pune mes Diasporës që do përfaqësohet nga Këshilli i Diasporës, (pjesë e ACI – Shqiptarët për Ndryshim dhe Integrim). Ajo u bën thirrje intelektualëve Shqiptarë që duan të përfshihen dhe te kontribuojnë, të jenë pjesë e këtij Këshilli, i cili do ketë përfaqësues nga çdo shtet. Për më shumë detaje mund të kontaktoni me e-mail në [email protected].
Znj. Rragami theksoi vakumin momental që ekziston mes Diasporës Shqiptare dhe Shteteve tona amtare, dhe vuri në dukje trekëndëshin e mundësimit të urës lidhëse: Këshillit të Diasporës (pjese e ACI), Dikastereve të Diasporës (Ministria e Diasporës në Kosovë dhe Drejtoria e Diasporës në Ministrinë e Jashtme në Shqipëri) dhe Ambasadave tona në vendet përkatëse. Ajo doli me një plan pune konkret me afat kohor dhe përgjegjësi të qartësuara, për të vënë në vijë dhe për të implementuar modelin e punës.
Duke qënë akoma te pjesa e Diasporës, Znj. Rragami doli përsëri me pika konkrete pune me afat kohor dhe pergjegjësi përkatëse për Gjuhën Shqipe në diasporë, ku përgjegjësitë bien mbi Dikasteret e Diasporës, Ministrite e Arsimit, Ambasadave tona dhe Diasporës. Ajo theksoi krijimin e modelit në Angli me Ambasadorin Shqiptare Z. Mal Berisha, dhe pastaj replikimin e tij në vënde të tjera.
Si element kyç i zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit, Znj. Rragami theksoi Fuqizimin e Gruas Shqiptare. Si pjesë e këtij procesi ajo bëri të ditur publikisht që do mbahen 9 Konferenca të gruas, por tashmë në Ballkan. Këto Konferenca do jenë si pjesë e Samitit Global të gruas dhe do përfundojnë me 1 Gusht 2012. Këto Konferenca kanë për qëllim fuqizimin e Gruas, familjes dhe rezultatet e këtyre Konferencave do dërgohen në Kombet e Bashkuara me 1 Shtator 2012, si pjesë e informacionit Global për gruan, për t’ju dhënë këtyre institucioneve që të krijojnë projekte konkrete dhe të ndërhyjnë aty ku duhet me shumë punë për të sjellë paqe, prosperitet, rritje mundësish dhe ruajtje të të drejtave njerëzore. Pikat ku do bëhen këto Konferenca janë: Shqipëri (Tropojë, Tiranë, Sarandë), Kosovë (Mitrovicë dhe Prishtinë), Maqedoni (Tetovë), Mal i Zi (Ulqin), Serbi (Preshevë) dhe një në trevat Çame (zona e saktë për tu përcaktuar). Të gjitha Konferencat në trevat Shqiptare do bëhen në bashkëpunim me gratë Shqiptare që jetojnë në këto vende. Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni në [email protected].
Znj. Rragami e mbylli prezantimin e sajë më një përmbledhje të planit të punës, përgjegjësitë dhe afat kohor për të gjithë ata që do kenë përgjegjësitë për të krijuar modelet e suksesit, implementimin dhe replikimin e tyre. Ajo ju drejtua psemarrësve me një pyetje: “ Pse po e bëj gjithë këtë pune dhe kush është pas gjithë këtij organizimi mbarëkombëtarë?”, dhe tha keto fjalë mbyllëse: “ E bëj për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj. Historia jonë Kombëtare është mijëra vjeçare, secili nga ne jeton maximumi një jetë 100-vjeçare. Ku largohemi nga kjo jetë nuk marrim dot me vete as pasurinë e vënë, as paratë e vëna. POR, nëse nuk bashkepunojme për zhvillim dhe prosperitet, atherë nga kjo jetë do marrim me vete shansin dhe mundësinë që fëmijët tanë të kenë një jetë më të mirë se ne dhe do u’a largojmë dëshirën e madhe të jetojnë apo të kthehen në vendet tona Amëtare në Ballkan. Unë nuk pranoj këtë përgjegjësi morale, dhe nuk duhet të bëjmë gabimet që janë bërë nga disa nga udhëheqësit tanë të mëparshëm, çmime të cilat vazhdojmë ti paguajmë ne si Komb!”
Prezantimi i dytë u bë nga Ambasadori i Shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, i ngarkuari me punë Z. Mal Berisha, ku përshëndeti pjesmarrësit, organizatorët e Konferencës, Lida dhe Luan Rragamin dhe foli rreth rëndësisë së ruajtjes së Gjuhës Shqipe. Ai solli një shëmbull konkret, ku vlerat dhe kultura Shqiptare janë tashmë pjesë edhe e reportereve muzikore në sallat më prestigjoze të artit muzikor në Londër, ku një kompozitore e muzikës kalsike hapte dhe mbyllte kolazhin e sajë me pjesë nga Moxart dhe Stinët e Vivaldit, por në zemrën e kolazhit kishte ‘Stinët Shqiptare’, muzike klasike me motive Shqiptare dhe siç u shpreh Z. Berisha, në atë sallë prestigjoze, muzika ‘foli’ Shqip.
Z. Berisha, foli gjithashtu për rëndësinë e bashkepunimit për zhvillim ekonomik, rolin e Gruas dhe përkrahjen që Ambasada Shqiptare do japë në këtë nismë madhore. Ai vleresoi Konferencen si një veprimtari shumë të rëndësishme në valën e Kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Fjalimi i Z. Berisha u pasua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës Z. Muhamet Hamiti, ku përshendeti pjesmarrësit dhe aktivitetin.
Zv. Kryeministrja e Republikës së Kosovës Dr. Edita Tahiri foli gjerësisht për rolin e Gruas Shqiptare në Shekullin e 21-të, sukseset dhe sfidat dhe u ndal me konkretisht në rolin e Grave në pushtet, të cilat, theksoi ajo, sapo marrin detyrën harrojnë që duhet të mbështesin të gratë e tjera për të patur po të njëjtin sukses. ZVKM propozoi gjithashtu që 8 Konferencave të Gruas që do bëheshin në Ballkan ti shtohej dhe një zonë nga Çamëria, propozim i cili rriti numrin e Konferencave në trevat Shqiptare në Ballkan në 9-të.
Dr. Flora Brovina, parlamentarja e Republikës së Kosovës, bëri një fjalim motivues për ecurinë e femrës Shqiptare në një Kosovë Shtet, sukseset, arritjet, vështirësitë dhe sfidat. Ajo u shpreh që Znj. Rragami na krojoi në mes të Londrës një ‘Shqipëri’ të vogël dhe ku më mirë duhej të ndodhte kjo sesa në tokën Angleze ku para 99 vitesh u vendos të ndahej Kosova dhe trevat e tjera Shqiptare nga Kosova.
Para së të mbyllej seanca e parë e Konferencës, që do pasohej nga dreka dhe seanca e dyte e prezantimeve, u shpërndanë cmime për disa gra që shihen si figura dhe modeli i femrës Shqiptare në jetën Shoqërore, prefesion, art, politikë etj.
U nderua me çmim Dr. Flora Brovina, si femra Shqiptare heroinë dhe model e njohur gjatë luftës së Kosovës, për sakrificat përsonale dhe familjare, mbijetimin dhe tashme pishtare e Demokracisë në një Kosovë të lirë, si dhe një shkrimtare e talentuar.
ZVKM Dr. Edita Tahiri u nderua me çmim për rolin e gruas në politikë.
Zonja e nderuar dhe këngëtarja e talentuar Alida Hisku u nderua me çmimin e Artit për arritjet e saj në fushën e muzikës, duke qënë fituese e shumë çmimeve vite me radhe në festivalet e këngës në Shqipëri në vitet ’70-’80, deri sa karriera e sajë u nda më dysh nga sigurimi i shtetit dhe Partia Komuniste për idetë e sajë, duke lënë dy fëmijë të vegjël, ku me i vogli ishte vetëm 7-muajsh. Ndonëse u godit nga jeta në burgjet komuniste, ku dhunimet dëgjoheshin dhe mbyteshin nga betoni i qelive, ajo mbijetoi dhe jo vetëm kaq, vazhdoi karrierën e sajë dhe ishte ajo që mbështeti luftën e Kosovës më ndihma ushqimesh dhe rroba, duke dërguar 5 aeroplana me ndihma, vlera e të cilave shkonte mbi gjysmë milioni Eurosh. Alida, e emocionuar, përshëndeti të gjithë pjesmarrësit dhe Znj. Rragami dhe vlerësoi dhënien e çmimit dukë thënë që kjo ishte një ditë e veçantë dhe e paharruar për të.
Dr. Flora Brovina solli dhuratë për Lida Rragamin në emër të grave në Kuvend të Republikës së Kosovës.
Aferdita Xheladini solli një dhuratë për Lida Rragamin në emër të Shoqatës ‘Nënë Tereza’ dhe Shoqatës Kulturore “Nermin Vlora Falaschi” nga Heidelbergh, Gjermani.
Mesuesit e palodhur të gjuhës Shqipë në Angli u mirënjohën për punën e tyre të shkelqyer dhe te palodhur me medalje, konkretisht: Zyra Elezi, Mirjeta dhe Ismet Pali, Nexhmije Ahmeti, Anila Zeqiri, Sanie Pali, Silva Daci, Luan dhe Lida Rragami.
Koha e drekës ju dha mundësi pjesmarrësve të bisedonin, krijonin njohje dhe rrjete më të mëdha shoqërore dhe bashkëpunimi, si një ndër qëllimet kryesore të konferencës.
Seanca e dytë e Konferencës u pasua me prezantime mjaft motivuese, dhe u hap nga Z. Avni Dervishi, Këshilltarë i lartë politik i ZVKM Z. Behgjet Pacolli. Z. Dervishi trajtoi temen “Fuqizimi i Gruas – Si munden grate te pershpejtojne procesin e integrimit? Fuqizimi i Gruas në Politikë – A sjell zhvillime të qëndrueshme?”. Ai foli gjërë dhe me statistika rreth fuqizimit të gruas dhe rolit të sajë qeverisës, si dhe fuqizimin e sajë si hallkë e rëndësishme e integrimit të vendeve tona në familjen Evropiane.
Dr. Mirela Oktrova, Drejtoreshe e televizionit Shqiptarë TVSH, trajtoi temën: “Risk, sfidë apo shans – profili mediatik i gruas shqiptare në perspektivën e objektivave gjinorë të mijëvjeçarit (Analizë dhe perspektiva)”, duke i bërë një analizë të hollësishme zhvillimit të Shoqërisë dhe Gruas në epoka të ndryshme.
Znj. Leonora Visoka Weller bëri një prezantim motivues duke kapur temën “Tranzicioni i Femrës Shqiptare në 20 vitet e fundit dhe imazhi i sajë në botë. Çfarë do të thotë të jesh Grua Shqitpare në shekullin e 21-te”. Leonora ishte objektive në diskutimin e sajë dhe realiste për gjendjen e gruas sot, pozicionin e sajë dhe çfarë pritët të bëhët me shumë nga qeveritë për të mbështetur zhvillimin e sajë, përfshirë ketu gratë që marrin pozita qeveritare, të cilat duhet të bejnë më shumë për të ndihmuar gruan.
Z. Luan Rragami trajtoi temën “Roli i burrit dhe shoqërisë në përkrahjen për përparimin e femrës Shqiptare. Tabutë dhe pengesat kryesore. Rekomandimet për të mbështetur ndryshimet në rolin dhe poziten e gruas Shqiptare për zhvillim ekonomik dhe shoqëror”. Prezantimi i tij u prit me shumë interes, pasi ai po fliste nga ‘opozita’ e gruas, duke theksuar faktin që mentaliteti ynë shoqëror, në përgjithësi, e ndrydh femrën dhe ecurinë e saj. Ai theksoi se femra duhet të ndërgjegjësohet për të drejtat e sajë, por dhe për të ‘drejtat’ që burri mund të ketë mbi të, për të mos lejuar violencën dhe abuzimin, i cili mund të jetë verbal apo fizik. Ai theksoi se çelësi i suksesit të femrës qëndron në forcën e saj mendore, ndergjegjësimin dhe guximin e sajë për të ndryshuar ato që pengojnë përparimin.
Znj. Teuta Halili ngriti zërin e gruas me aftësi të kufizuara, tabutë e shoqërsië, ndryshimet që duhen bërë dhe punën e sajë të madhe në këtë drejtim.
Znj. Remzie Duli dhe Adelina Toplica, secila trajtuan temen fuqizimit të familjes, nënës, Komunitetit dhe nxitjes së atdhedashurisë.
Znj. Dava Gjoka përshendeti pjesmarrësit dhe aktivitetin, duke përcjellë motivimin që Konferenca i dha, të koleget e sajë në Itali.
Pas Seancave të prezantimeve, Konferenca vazhdoi me tre seminare edukuese: (1) Arti i udhëheqjes dhe ndertimi i profilit personal – nga Shona Rowan; (2) Gruaja dhe Fuqia Mediatike, nga Dr. Mirela Oktrova; (3) Si të fillojmë njëbiznes dhe të ndërtojmë rrjete njohje për sukses, nga Sue Tonks.
Gjatë gjithë ditës së Konferencës, ishtë një sallë e dedikuar për Ekspozitën e Krijuesve Shqiptarë, disa për të përmendur: foto nga lufta e Kosovës (150), nga Dr. Mirela Oktrova; Piktura nga femijet Shqiptare të rritur në Angli Enriko dhe Stela Gjeta; Libra nga autorë të ndryshëm si Z. Mal Berisha, Fatmir Terziu, Vitore Stefa Leka, Alida Hisku, Mardena Kelmendi; Koleksion muzikor nga të talentuarat Alida Hisku dhe Alma Hyska-Civeja.
Konferenca e ditës u mbyll në darkë me një koncert madhështor dhe argëtues live deri në mesnatë me këngëtaret e njohura dhe të talentuara Alida Hisku, Alma Hyska dhe Benita Pula ku ndezen sallën dhe u shoqëruan me valle dhe kercime energjike të pjesmarrësve nën tingujt e zerave të tyre të embël.
Ne darkë u dhanë tufa me lule për pjesmarrësen nga Sllovenia Ganimete Shala; pjesmarrësen nga Kamenica, Gjilani- Besa Hoxha; dy asisitentet në konferencë: Hatixhe Lamnica dhe Silva Daci; Aferdita Xheladini pjesmarrëse nga Gjermania; dhe Liri Mustafa si pjesmarrëse nga Italia dhe prezantuese e Koncertit të darkës.
Dita e tretë e aktivitetit filloi me vizita turistike në Londër dhe pasdite, Ambasada Shqiptare organizoi nje pritje të shkëlqer për të gjithë pjesmarrësit me një koktej. I ngarkuari me punë z. Mal Berisha përshëndeti mysafirët dhe shprehu nderin dhe kënaqësinë që kishtë prezencën e shqiptarëve nga treva të ndryshme, duke theksuar se Konferenca e Gruas Shqiptare ishte aktiviteti më i rëndësishëm që ka bërë që nga caktimi i tij në detyrën e tij të re.
Dr. Flora Brovina falenderoi Z. Berisha për ftesën dhe i uroi punë të mbare dhe suksese në detyrën e tij të re. Falenderoi Znj. Lida Rragami për Konferencën dhe suksesin e sajë.
Znj. Lida Rragami falenderoi të zotin e shtëpisë Z. Berisha për ftesën dhe pritjen e mirë, qe po krijonte nje mbyllje të shkelqyer për një Konferencë madhorë mbarëkombëtare 3-Ditore. Ajo u shpreh, që si qëllim i Konferencës ka qënë nxitja e Bashkëpunimit mbarëkombëtarë në të gjitha sferat, dhe Konferenca, përvecëse planit të detajuar të punës dhe temave mjaft të mprehta, ka krijuar hapësira bashkëpunimi. Dhe vetë Konferenca ka shërbyer si një model për bashkëpunim, e cila doli me sukses dhe tregoi rezultatet pozitive të para. Ajo theksoi se vetem duke bashkepunuar, duke qënë të sinkronizuar dhe të ko-ordinuar, duke qënë në unitet për zhvillim ekonomik, do arrijmë të bëjmë Shqipërinë dhe Kosovën modelin pozitiv Ekonomik në Ballkan, Evropë dhe Botë.