Kultplus: Mal Berisha mban prezantim në Boston në kujtim të Hollokaustit

Mal Berisha mban prezantim në Boston në kujtim të Hollokaustit

Në këto ditë përkujtimore të Hollokoaustit, Mal Berisha do të mbaj prezantim në Boston me titull: ‘Një Besë dhe Një Popull – Hebrenjtë Shqiptarë dhe Hollokausti’, shkruan KultPlus.

Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin, si ‪Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪të Holokaustit. Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmit.

Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore.

Nëse ndonjë komb jo hebre ka çfarë të kujtojë me krenari në këtë datë, ai është Kombi Shqiptar. Në këto ditë përkujtimore të Hollokoaustit, ish ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha do të mbaj prezantim në Boston me titull: ‘Një Besë dhe Një Popull – Hebrenjtë Shqiptarë dhe Hollokausti’.

Prezantimi do të mbahet më datë 1 shkurt në ora 19:00, në Starr Auditorium, Belfer Building, Second Floor, John F. Kennedy School of Government, 79 John F Kennedy St. Cambridge, MA 02138.

Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë prezantim janë të ftuar që së bashku të përkujtojnë këtë histori fisnike. /KultPlus.com