Kurrë më! Never Again!

Kurrë më! Never Again!

Nga MAL BERISHA


Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Hollokaustit.

Dua ta përkujtoj këtë ditë me materialin bashkëlidhur – pasqyrë veprimtarishë në sallat më prestigjioze të Anglisë dhe ShBA – së:

  • Asnjë jetë hebrejësh nuk e humbi në Shqipëri dhe në Kosovë, ndersa:
  • 6 Milion hebrej u vranë në Evropë!?

Çdo shqiptar duhet të përkulet me dhimbje për të rënët dhe me nderim përpara GINTILËVE SHQIPTAR që ushtruan BESËN SHQIPTARE dhe treguan fisnikërinë dhe dinjitetin tonë!

Proud to be Albanian!   


PËRKUJTOHET DITA E HOLLOKAUSTIT NË UNIVERSITETIN MIDDLESEX


20 janar 2013: Mbahet jë kumtesë me titull: ”BESA Shqiptare dhe Historia e Hebraizmit në Shqipëri” gjatë Ditës së Përkujtimit të Hollokaustit në Universitetin Middlesex. Kjo veprimtari u organizua nga Worshipful Mayor of Barnet, Councillor Brian Schama. Këshilltarë të zonës dhe pjesmarrës të rëndësishëm, diplomatë dhe antarë të bashkësive të ndryshme ndoqën veprimtarinë si dhe një procesion të mbajtur nga Hendon Town Hall deri në Middlesex University Quadrangle.

Tema e shërbimit përkujtimor ishte “Së bashku të ndertojmë një urë” i cili kërkonte dhe inkurajonte respekt për bashkësitë e ndryshme duke nderuar viktimat e genocidit: bashkësi të tilla të cilat u shkatërruan nga Hollokausti nën përndjekjen naziste por edhe më vonë si ato në Kamboxhia, Bosnjë, Ruanda, Darfur, etj. Në këtë ditë përkujtimore foli shefi i Misionit të Shqipërisë i cili tregoi për mënyrën se si Shqipëria i mbrojti hebrejtë gjatë Hollokaustit, si ata vendas ashtu edhe të ardhurit nga vendet si Gjermania e Austria. Në fund të luftës Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë i cili kishte më shumë hebrej së sa në fillim. Ai dha një pasqyrë të shkurtër por me plot fakte rreth mardhënieve midis dy popujve duke u ndalur tek gjurmët e hebraizmit që nga shekulli i V – të i erës së re me gjurmët e Sinagogës së Sarandës, Nathanailin e Gazës, Ambasadorin Bernstein etj. Shqipëria u cilësua vendi i 69 fisnikëve midis kombeve të gdhendur në Memorialin e Yad Vashemit.


MBRËMJE NË SINAGOGËN PINNER, LONDËR: PËRKUJTIM I TË RËNËVE TË GETOS SË VARSHAVËS


7 prill 2013: Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar mori pjesë në natën përkujtimore të Yom Hashoah – të quajtur ‘Një Mbrëmje Përkujtimore në Sinagogën Pinner’ në rastin 70 vjetorit të Kryengritjes në Geton e Varshavës. Tema e mbrëmjes ishte “Resistance and Rescue”. Folësi i parë i mbrëmjes ishte Ambasadori i Polonisë në Mbretërinë e Bashkuar Sh.T. z. Witold Sobkow dhe më pas fëmijët e të mbijeturave të Getos Polake, Janine Webber and Lili Stern-Pohlmann. Programi filloi me një ceremoni emocionale të ndezjes së qirinjëve dhe një shërbesë fetare të shkurtër, të pasuar nga lexime prej të rinjve. Qiriri i dytë u ndez për Shqipërinë, Bullgarinë dhe Danimarkën, popuj që i mbrojtën hebrejtë në ditët e vëshitra të Hollokuastit. Zonja Gaby Glassman, Kryetare e Komitetit të Yom Hashoah në fjalën e saj tha:

“Dua të nderoj shumë shqiptarë të cilët bazuar në kodin e tyre të nderit BESA e cila kërkon që të huajit ti jipet strehë kur njeriu i panjohur është në nevojë dhe të trajtohet si mik”.

Ajo falenderoi Ambasadorët e pranishëm, atë të Shqipërisë, të Gjermanisë, Polonisë, Hungarisë, Rumanisë, Sllovakisë, Austrisë dhe drejtorin e Qendrës së Institutit të Kulturës Polake.


”BESA – PREMTIMI” – FILM NË KINEMANË KILBURN LONDËR


18 nëntor 2013: Në kinemanë Triclycle Theatre Kilburn, Londër, u shfaq filmi “Besa – The Promise”, nje produksion amerikan i cili sjell përpara publikut hebraik të Londrës një histori të jashtëzakonshme të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe hebrejve gjatë përiudhës së Hollokaustit. Vështirë se mund të ketë një film i cili të jetë një krijim artistik dhe përsëri aktorë të jenë personazhet e vërtetë të ngjarjes; të jetë krijim artistik, por të mos ketë asnjë sajesë apo devijim nga e vërteta; të jetë dokumentar dhe të ruajë një natyrë krejt artistike; të jetë një tregim i një ngjarjeje dhe tregimtarë të jenë vetë njerëzit e ngjarjes…Kjo është historia e Rexhep Hoxhës, babai i të cilit jo vetëm që ka strehuar familjen e Aronit, hebre nga Bullgaria, gjatë luftës por i ka lënë amanet të birit të përmbushë Besën që i ka dhënë mikut të tij hebraik: ti kthejë 3 librat e shenjtë të Torahut, libra të cilët ia besoi me shpresën se do të kthehej ti rimerrte kur lufta të mbaronte. Lufta mbaron. Shqipëria zhytet në izolim.   Filmi  është vlerësuar me çmime të larta. ”Besa – Premtimi, -ashtu siç thotë në fund të filmit, fotografi Norman Greshman -”është eksporti më i mirë që shqiptarët kanë dhe që i nderon dhe i veçon ata nga çdo popull”.


HISTORIA E PATREGUAR E SHPETIMTAREVE SHQIPTARE NË SINAGOGËN PINNER


16 Janar 2014: Në Pinner Sinagogë, në një nga zonat me numrin më të madh të banorëve hebrej në Londër, u organizua shfaqja e filmit dokumentar BESA me kontribut të veçantë të fotografit Norman Gershman. Më shumë se katërqind pjesmarrës, prej të cilëve edhe një numër i mirë shqiptarësh me banim në këtë qytet, ndoqën me vemëndje, respekt dhe emocion këtë veprimtari e cila u hap me fjalën e zonjës Gaby Glassman, Kryetare e Këshillit Organizativ të Sinagogës Pinner. Ajo nënvizoi fisnikërinë dhe virtytet e larta të shqiptarëve të cilat bënë që asnjë hebre në atë vend të mos dorëzohej tek nazistët. Më pas audience dëgjoi kujtimet e Prof Scarlet Epstein rreth përvojës së saj në Shqipëri.


PREZANTIM NË YIVO INSTITUTE OF JEWISH STUDIES NË NEW YORK


14 Dhjetor 2014: Mal Berisha mbajti një prezantim në YIVO Institute of Jewish Research në New York City përpara një audience të gjerë ku të pranishëm ishin amerikanë, amerikanë- hebrej, shqiptaro -amerikanë, studjues dhe të interesuar për lidhjet e Shqiptarëve me hebraizmin. Ky prezantim dha një pamje të gjërë të asaj se përse në Shqipëri gjatë kohërave më të vështira të Holokaustit por edhe në etapa të tjera nuk u dëmtua asnjë hebre.


QËNDRA HEBRAIKE  JW3 PRET AMBASADORËT E SHQIPËRISË DHE KOSOVËS


25 janar 2015: Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së viktimave të Hollokaustit, Ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës morën pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Qendra Hebraike  JW3. Për këtë veprimtari u botua edhe një shkrim në Jerusalem Post. Modeli shqiptar i Besës që i mbrojti hebrejtë ishte tema e mbrëmjes.


LEKSION NË AMBASADËN AMERIKANE LONDËR – JETA E HERMAN BERNSTEIN


4 qershor 2015 : Java e kulturës shqiptaro-britanike, u mbyll me një aktivitet ku për herë të parë në historinë e Shqipërisë, brenda në Auditorin e Ambasadës Amerikës në Londër, u shpalos flamuri shqiptar si dhe një xhevahir i historisë së Shqipërisë i titulluar: “Jeta e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Herman Bernstein dhe Marrëdhëniet Shqiptaro – Hebraike si një model i tolerancës fetare”, mbajtur nga Ambasadori shqiptar në Londër. Ky aktivitet u zhvillua me iniciativën e Ambasadorit Shqiptar, nën kujdesin e Ambasadorit Amerikan në Londer, Sh.T z. Matthew Barzun në bashkëpunim me Ambasadorin e Shtetit të Izraelit z. Daniel Taub dhe Abasadoren e Lituanisë zonjën Asta Skaisgiryte Liauskiene.