Mëngjesi i datës 1 Korrik 2018 filloi me një kafe përpara me gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare, mbajtës i shumë e shumë çmimeve ndërkombëtare për letërsine. Ishte një nder i madh të ndjeje nga afër thellësinë e mendimit filozofik dhe qasjen historike të Tij ndaj shtratit tërësisht europian të kulturës iliro – shqiptare mbi të cilën zhvillohet sot kombi ynë; të dëgjoje rrëfime që na bëjnë krenar për identitetin tonë kombëtar nga Ai që ka kontribuar më shumë se kushdo në njohjen, rritjen e imazhit të kombit tonë dhe respektin që ka bota e sotme ndaj nesh; t’i dhuroja librat dhe të pres opinionin prej tij; të gjitha janë kënaqësi të veçanta. Dua ti them:
Faleminderit Kadare! Faleminderit edhe ty zotëri Bujar Hudhri, themeluesi dhe Presidenti i i ONUFRI – t, botuesi i veprës së Kadaresë, për organizimin e këtij takimi kaq të vlefshëm që nuk harrohet!