MAL BERISHA – PREZANTIM NË “TAKIMI NË PLAVË E GUCI”

VUTHAJ – PLAVË E GUCI – 01.08.2021

Me datën 1 Gusht 2021, GAZETA E ALPEVE nën drejtimin e Editorit të saj, aktivistit të shquar e patriot, z Ramiz Lushaj, organizoi:

“TAKIMI NË PLAVË E GUCI”

Takimi u bë në Vuthaj, në njërin prej fshatrave më piktoreske e me më shumë tradita patriotike në tërë trojet shqiptare.

Në një mjdis kulturor të krijuar në Shtëpinë e Kulturës, Vuthaj, vepër e bashkëatdhetarëve mërgimtarë u mbajtën një seri ligjëratash. Veçoj në mes tyre, Promovimin e Librit: “SKËNDER IMER  THAÇI – MES SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE MALIT TË ZI” shkruar nga znj. Leonora Laçi.

Prania e aq shumë njerëzve dhe larmia e kumtesave e bënë takimin shumë interesant.

Edhe pjesmarrja e lahutarit Jonuz Delaj dhe këngetarit të mirënjohur, Arif Vladi, të cilët kënduan për dy figura të shquara të asaj ane: Cucë Avdylja – Ulaj dhe Jakup Ferri, e bënë edhe më të bukur dhe emocionues takimin.

Lëvizja patriotike e filluar në ato anë të atdheut tonë, për ruajtjen e trojeve shqiptare, daton përpara themelimit të Lëvizjes për Rilindjen tonë Kombëtare, madje u bë frymëzim për rilindasit tanë të shek. XIX.

Proud to be Albanian from the Alps!