Mal Berisha: Si e aktualizoi rëndësinë e librit – “E DREJTA E MEDIAS”

Si e aktualizoi rëndësinë e librit

“E DREJTA E MEDIAS”

ÇËSHTJA “AMBROZIA META”?


Nga Mal Berisha


Libri “E DREJTA E MEDIAS” shkruar nga Dr. Brikena Kasmi, në vitin 2017, në të vërtetë është një manual shumë i rëndësishëm për të kuptuarit e Rolit të Medias në shoqëritë demokratike, mënyrën e organizimit të lirë, kushtet në të cilat operohet dhe format e shpërndarjes së lajmeve, opinioneve apo politikave të caktuara të grupeve të caktuara.

Pa u ndalur tek pesë kapitujt e librit, të cilët sjellin një parashtrim shumë profesional, të thellë në brendi dhe të lehtë në formën e të kuptuarit, duke filluar që nga:

  1. Liria e Shprehjes,
  2. Drejtësia e Medias,
  3. Zhvillimet Mediatike,
  4. Biznesi i Medias, dhe,
  5. Struktura e Organizimit të Medias,

Nisur nga rasti AMBROZIA, Marr shkas të ndalem tek e para:

LIRIA E MEDIAS. 

Këto ditë,  ku më shumë, ku më pak e diku – diku hiç fare, është vënë në debat publik incidenti i Kryeministrit Rama me gazetaren e njohur Ambrozia Meta. Shumë kush e quan skandal, dikush tjetër incident, dikush një përkëdhelje “miqësore” ajo vetë Ambrozia e quan poshtërim.
Pikërisht për këtë po I referohem librit të  Dr. Brikena Kasmit dhe pikërisht Rolit të  medias në “shpërndarjen e informacionit”. Autoria ndalon tek MBROJTJA E LIRISË SË SHPREHJES  dhe arësyet përse duhet ta mbrojmë atë, pikërisht tek:

  1. E drejta e individit për të dhënë opinione,
  2. E drejta e publikut për t’u informuar,
  3. E drejta e shoqërisë në rrjedhën e lirë të informacionit,
  4. Roli i medias si mkikëqyrëse,
  5. Mardhënjet e të drejtës së medias me të drejtën e të tjerëve.

Të gjithë këta elementë si dhe çështjet tjera të parashtruara në këtë libër janë shtjelluar më së miri, por nisur nga rasti AMBROZIA, Roli i Medias si “ruajtëse” (mbikëqyrëse) bëhet edhe më aktuale sipas autores:

“Një ndër arësyet për se duhet të mbrohet media është  e lidhur me rolin historik që është përsosur ndër shekuj si mbikqëyrëse, WATCHDOG. ( Ky term është i lidhur me atë përqëndrimin që qeni ka në mbrojtjen e vet dhe nuk ka asnjë nënkuptim negative, shën. Im). Në vendet me demokraci në zhvillim,  sipas autores,  gazetari shpesh ndjehet i/e intimiduar,  kërcënuar, i/e pamundur të bëjë detyrën e saj/tij. Influencat politike, oligarkike dhe të  dëmshme bëjnë që roli i medias si mbikëqyrëse (watchdog)  të jetë vulnerabël, e për pasojë të kthehet në një rol të përzier që ndërhyn ose që nuk ka rezultate.”  Autorja shton:

“Në kohërat kur publiku ka humbur besimin te politika, ekzekutivi, gjyqësori, Pushteti i Katërt, i përfaqësuar nga Media luan një rol të rëndësishëm. Roli mbikqyrës i medias lidhet me pushtetin që ajo zotëron, besimin që përçon e mundësitë për të ndryshuar politikat.”

Në fakt libri i Dr. Brikena Kasmit, nuk do të gjente zbatim më të mirë se sa në rastin “AMBROZIA” kur të lexojmë në rreshtat e mëposhtëm, citoj:

“Nëpërmjet ndikimit që media ka tek publiku forcohet pushteti i saj për llogaridhënje ndaj bërjes së detyrës nga pushtetarët. Ky ndikim luan rolin e një motivuesi për shmangien e ABUZIMIT, KORRUPSIONIT, ASPEKTEVE TË TJERA TË KUNDRALIGJËSHME, në ushtrimin e pushtetit. Disa politikanë shpesh kanë frikë nga media në ushtrimin e detyrës, çfarë e bën atë (median) një ruajtëse ndaj këtyre keqbërjeve.”

Ky postim le të jetë jo vetëm një ftesë për tërë njerëzit e medias që ta gjejnë veten në rradhët e këtij libri kaq të vlefshëm, teorikisht të argumentuar shkëlqyeshëm, praktikisht të ilustruar dhe aktualisht më të domosdoshëm dhe më bindës se asnjëherë,  si në rastin “AMBROZIA” Ky rast më bëri të hulumtoi në raste të ngjashme dhe gjeta  këto që po i listoj më poshtë dhe që kanë bërë bujë në mediat ndërkombëtare:

VITI 2014 – Presidenti turk  Recep Tayyip Erdoğan përfshihet në një sulm kundër gazetarit amerikan të CNN – it Ivan Watson;

VITI 2016: –  PresidentI i Filipineve  Rodrigo Duterte  përplaset me gaztearin  Mariz Umali i cili e pyet atë në lidhje me drogat që drejtoheshin nga  vetë presidenti;

VITI – 2018 Presidenti Trump, e sanksionon gazetarin Xhim Akosta, të cilin e kthen Gjyakata Amerikanë përsëri në konferencat e shtypit të presidentit. (Eh, po aty ku funksinon edhe media edhe drejtësia!);

VITI – 2019 – Presidenti rus Vladimir Putin sulmon gazetaren e televizionit amerikan  NBC Megyn Kelly gjatë një Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petërburg;

VITI 2022 – Edi Rama përplaset me gazetarin Klevin Muka dhe e sanksionin atë.

Falemnderit Dr. Brikena Kasmi për mundësinë që ju keni dhënë njerëzve të medias për të patur një udhëzues perfekt për kryerjen e misionit të tyre fisnik!

Me GUXIM!

MB