Marjana Bulku: Ambasadori i Pushtetit të butë dhe Amerika mike e shqiptarëve

Ambasadori i Pushtetit të butë dhe Amerika mike e shqiptarëve

Nga Marjana Bulku


Mal Berisha, një ambasador që punon shumë , takon miq , të zakonshem, te jashtzakonshem , hulumton historinë tonë nëpër anale alternative, bën kërkime mbi amerikanë që e deshën Shqipërinë në kohën kur ajo ishte në vetizolim dhe të gjitha këto i dokumenton dhe publikon në mënyrë dinjitoze si një trashëgimni historike dhe kulturore për brezat.
Libri “Ambasador i pushtetit të butë “ vjen në Vatër pas një serie promovimesh;në Tiranë , Durrës , Korçë, tregues ky i rëndësisë dhe efekteve ndikuese që kjo vepër ka në mjediset akademike, mediatike dhe pa dyshim edhe në ato diplomatike.
Pushteti i butë ambasadorial në kushtet e një realiteti kërcënues plot konflikte ndërkombëtare, kriza, pragluftë, e bën edhe më të domosdoshme këtë lloj diplomacie të butë pasi siç pohojnë manualet e shkencave politike fuqia e përqëndruar në vlera dhe parime është ajo që prodhon nder e normalitet dhe jo frikë e terror siç ndodh kur fuqia shtyp dhe kërcënon liri.
Ky libër përcjell mjaft mesazhe qytetarie në një botë të trazuar ku çdo individ pavarësisht detyrave që ushtron mundet të jetë patriot që e do kombin, respekton bashkëkombasin dhe mbi të gjitha historinë e tij me çdo të vërtetë të bukur apo të hidhur .Autori na mëson se çdokush mundet të jetë “ambasador” i vendit të tij pavarësisht territoreve ku jeton apo funksioneve që ushtron .
Dhe kjo vërtetohet më së miri në tri momente kyçe që autori i sjell përmes detajeve në këtë libër;
1.Në Amerikën mike për çeshtjet e Kosovës ku analizohet
-roli i i senatorit Robert Dole në vitet 1998-2000
-roli i Ligës qytetare Shqiptaro-amerikane në mbrojtje të çeshtjes së Kosovês
– bashkëpunimi me DioGuardin.
2.Kujtime nga baza Fort Dix dhe misionet humanitare amerikane që mirpritën dhe strehuan qindra kosovarë të dhunuar nga lufta dhe genocidi serb .
3.Roli i Vatrës dhe Diellit në dobi të çeshtjes kombëtare e parë kjo nga katër të huaj ;
1.Wilson teksa i thoshte Nolit “ Unë do të kem një zë në Konferencën e Paqes she ai zë do të jetë vetëm për Shqipërinë “.
2. Charls Telford Erickson mik i madh i Vatrës, misionar i palodhur çeshtjes shqiptare.
3. Edit Durham dhe veprimtaria e saj unike kushtuar Shqoërisë.
4.Aubrey Herbert i palodhur në bindjen e opinionit publik mbi drejtësinë e kërkesave të shqiptarëve
Mbi rëndësinë e Vatrës dhe veprimtarinë e saj është shprehur një ndër armiqtë tanë Eleftherios Venizellos kur thotë:”ishte Vatra ajo që na e hoqi nga dora Vorio Epirin” .
Aksioma se “ asgjë nuk duhet ti shpëtojë syrit dhe veshit të një diplomati “ ka gjithashtu vlera universale përderisa jetojmë në kohët kur e vërteta dhe mashtrimi bashkëjetojnë me ne realiteti nuk duhet të na rrëshqasë nga duart.
Përmes kujtesës dhe detajeve pëshkruese autori ruan , akumulon dhe ndërton histori mbi akte dhe veprimtari që i shërbejnë kujtesës individuale por edhe asaj kolektive. Protagonistët e veprave të Mal Berishës janë shqiptarë që e duan Shqipërinë, ashtu siç në fakt janë të gjithë protagonistët e veprave të tij..
A nuk ishte i tillë Charls Telford Erickson, amerikani që sakrifikoi aq shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët?!
Po Herman Bernstein diplomati multifunksional që i dha emër dhe zë Shqipërisë së viteve 30 ?!
A nuk nxit dhe frymëzon dashuri për vendin dhe historinë tonë “ Shqiptarët lisa mbi truallin ilir?!
Sepse ka një fakt madhor që nuk i shpëton dot syrit dhe veshit të lexuesit , është patriotizmi që përshkron në çdo faqe veprat e Berishës andaj thirrma “ proud to be albanian “ nuk është rastësore por esenciale në çdo shkrim dhe publikim të tij .
Me një larmi faktesh historike dhe përjetimesh, aktesh dhe nderimesh për to ,ky libêr lartëson kontributet individuale dhe kolektive , ato që përbëjnë historinë tonë të re e cila nuk duhet neglizhuar në asnjë stad të saj.
E parë nga të huajt, e përjetuar apo treguar, e studjuar apo përmes reflektimesh , ajo duhet shkruar dhe trashëguar , dhe kjo qasje perceptohet në çdo vepër të autorit Mal Berisha , që nga “Shqiptarêt lisa mbi truallin ilir” , tek “Realitete Shqiptaro-Britanike” ,apo “ Jeta e jashtzakonshme e Charls Telford Ericksonit” pohojmë se krijimtaria e diplomatit Berisha është një udhërrêfyes për brezat për të njohur historinë, emrat që i dhanë jetë asaj në ditë kritike e duke nxitur qytetari aktive me çdo shqisë , veprim dhe mendim. Dhe po e tillë është edhe për ne si vatranë kjo vepër dhe të tjerat fakte e histori plot.
Henry Wadsworth Longfellow te Psalmi i jetës na mëson ;
Njerëzit e mëdhenj na kujtojnë
Se jetën mund ta bëjmë sublime
Dhe, duke ecur, të lëmë pas,
Gjurmët në rërën e kohës.

Falemnderit Ambasador që dhuron vepra të tilla kujtese e kujdesi për ne dhe brezat e ardhshëm.


 Marjana Bulku