Marjana Goxhabelliu, një penel i veçantë në artet figurative shqiptare!


Veprat e saj pasqyrojnë një gamë të gjërë të një bote të re që po jetojmë, jashtë klisheve të artit tradicional dhe kontureve të ngurta.

TIRANA DIPLOMAT – Publikuar: 23.09.2023


Nga Mal Berisha


Me datën 21 shtator, në Galerinë e Arteve të Tiranës, u hap ekspozita personale e piktores Marjana Goxhabelliu.

Ajo në fakt vjen si një “zë i veçantë”, krejt origjinal dhe unik. Veprat e saj pasqyrojnë një gamë të gjërë të një bote të re që po jetojmë, jashtë klisheve të artit tradicional dhe kontureve të ngurta.

Me artin e saj të lirshëm, ajo sjell në telajo një botë të re duke lënë pas kufizimet që shumë piktorëve iu ka lënë akademizmi i shkollave të artit. Mbase fakti që Marjana nuk ka studiuar për artet figurative, e “lejon” atë të eksperimentojë dhe të veprojë e lirë, bazuar në talentin dhe prirjet e saj, pa mbajtur në mendje mësimet didaktike dhe stampat që nganjëherë vulosin tek studentët pedagogët ose artistët e formuar në mënyrën e tyre dhe i transmetojnë tek brezat tjerë.

Kjo nuk do të thotë se ka një kontradite me trashëgiminë.

Në fakt kjo sjell një pasurim me vlera të reja të cilat nuk janë e ngjashmja e askujt.

Këtë e gjetëm mbrëmë dhe e gjejmë për herë në pikturat e Marjanës, sa në ekspozita aq edhe në atelje e po aq edhe në muret ku vendosen veprat e saj, si brenda vendit aq edhe nëpër botë ku ato shiten aq shumë sa për t’i patur zili.

Tek çdo piktor duhet vënë re prirja për të sjellë një ngjyrë të veçantë .

– E verdha tek punët e Marjanës të tregon menjëherë zgjuarsinë dhe mendimin artistik në raport me ngjyrat tjera.

Ekspozita ishte e përbashkët me veprat e skulptorit të njohur Idriz Balani.

Urime dhe suksese!