ME STUDIUESIN E NJOHUR IDRIZ LAMAJ, FOTOGRAFIN FADIL BERISHA DHE INTELEKTUALEN MARJANA ZENELI BULKU

ME STUDIUESIN E NJOHUR IDRIZ LAMAJ, FOTOGRAFIN FADIL BERISHA DHE INTELEKTUALEN MARJANA ZENELI BULKU.


 Nga Mal Berisha


Gjatë këtyre ditëve në New York, kam mbledhur një numër intervistash me dëshmitarë  rreth  një figure të ndritur të Malësë së Gjakovës dhe të kombit tone:

 Cucë Avdylen e Gegëhysenit.

 Për këtë kam takuar disa njerëz me vlera të veçanta të bashkësisë shqiptaro – amerikane. Ndër ta janë edhe studiuesi, historiani, aktivisti dhe ish gazetari i Zërit të Amerikës, z. Idriz Lamaj.

Zoti Lamaj, i cili e ka kaluar fëmijërinë e tij në zonën e Plavë e Gucisë, ka një njohje direkte dhe kujtime të drejtpërdrejta për heroinën e dokumentarit. Ai ruan kujtimet e fëmijërsië nga ajo zonë, vendin ku ai e kaloi klasën e parë të shkollës, vendin ku e mësoi gjuhën shqipe dhe kush ia mësoi atë.

Rrëfimi i z. Lamaj lidhur me këtë figurë kalon përtej njohjeve të thjeshta. Ai jep një pamje të gjëndjes së shqiptarëve të Plavë e Gucisë së asaj kohe, përndjekjet nga rregjimi jugosllav i kohës dhe përpjekjet herkuliane që ata kanë bërë për ruajtjen e shkollës në gjuhën shqipe. Dëshmitë e tij për fshatin Vuthaj të asaj kohë, bëjne kranar çdo shqiptar të asaj krahine.

Jo për koincidencë por krejt qëllimshëm intervista është dhënë në studion e fotografit të njohur Fadil Berisha, një pjestar i dalluar i Bashkësisë Shqiptaro – Amerikane në New York. Po ashtu nuk është e rastit që intervistuese është zonja Marjana Zeneli Bulku, një intelektuale, shkrimtare dhe antare e kryesisë së Federatës Pan – Shqiptare të Amerikës “VATRA”.

Ajo intervistë do të hedhë dritë mbi një figurë të ndritur, një vajzë malsore tropojane dhe një grua vuthjane, e rrallë në mos e vetme në llojin e vet.

Kameraman i dokumentarit është Olsi Beci.

Falenderimet më të përzemërta për punën e këtyre aktivistëve!

Puna vazhdon me personalitete të tjera.